-
VIDEO
Hidhet nga ura në rrugën e Arbrit në Klos nipi i Nehat Kullës
Dyshohet që të jetë hedhur nga ura gjatë mbrëmjes së të hënës, rreth orës 23:00.
-
VIDEO
DALIN BISEDAT/ Belind Këlliçi me drejtorin e Albgas koordinojnë protestat kundër Ramës e Veliajt për Teatrin! Deputeti i PD: Unë gati, kur të doni
Belind Këlliçi komunikonte me zyrtarë të lartë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, teksa dyshohet për të organizuar protestat anti qeveri për prishjen e Teatrit Kombëtar. Report Tv ka zbuluar ekskluzivisht mesazhe mes Këlliçit dhe Arbër Avramit, majin e vitit 2020, kur Avramit i kërkonte deputetit të Berishës sjelljen e protestuesve.
-
VIDEO
‘Dita e Rinisë’, 35 vjet nga Lëvizja Studentore që solli demokracinë! Begaj: Çdo hap drejt BE, nderon guximin e tyre! Berisha: Të rinjtë do rrëzojnë Ramën
Shqipëria përkujton sot 35-vjetorin e Lëvizjes Studentore të dhjetorit ‘90 që shënoi rënien e diktaturës komuniste. Në ditën e Rinisë, Presidenti Begaj tha se guximi i tyre i hapi rrugë Shqipërisë evropiane. Përfaqësues të lëvizjes studentore, Partia Demokratike dhe familjarë të Azem Hajdarit zhvilluan aktivitetin e përvitshëm në Qytet Studenti, aty ku mori jetë kjo lëvizje.
-
VIDEO
Vrasja e Mondi Mëhallës, në kërkim një biznesmen nga Elbasani! Burimet: Patën konflikt pak para atentatit
Një tjetër biznesmen nga Elbasani, që ashtu si 43-vjeçari Mëhalla, merret me dhënien e makinave dhe taksive me qira, dyshohet që pak kohë para vrasjes, të ketë pasur një konflikt me të ndjerin. Emri i Oklid Dalipit, doli nga dëshmia e një prej personave të shoqëruar pas atentatit.
-
VIDEO
Lëvizja studentore e 90-ës kujton e 8 dhjetorin pa PD-në, Spiro Curra: Ishte e distancuar nga partitë politike dhe problemet e tyre të brendshme
-
VIDEO
Ura e Matit do të hapet brenda këtij viti! Kryhen 60% e punimeve për rikonstruksionin e saj
Pastrimi i pilotave të themeleve, mbrojtja e atyre të dëmtuara, forcimin e zonave ku ka ndodhur gërryerja si dhe mbrojtja e themelit të pilës dhe ballit të urës përmes krijimit të një qilimi me blloqe të lidhura gabioni për të parandaluar dëmtime të mëtejshme, jane nderhyjet qe po ralizohen.
-
VIDEO
Dibër/ Përplasen dy automjete në Rrugën e Arbrit, ‘Audi’ del nga rruga! Nuk ka persona të lënduar
Një aksident raportohet të ketë ndodhur ditën e sotme në zonën e quajtur Ura e Vocit në Bulqizë në rrugën e Arbrit ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Një mjet tip ‘Audi’ ka dalë nga rruga teksa është përplasur me një ‘Skoda’. Fatmirësisht nga aksidenti ka pasur vetëm dëme materiale dhe jo persona të dëmtuar.
Sakaq, policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku po hetohen rrethanat e aksidentit.
-
VIDEO
Korçë/ 70-vjeçarja gjendet e pajetë në banesë, dyshohet se ndërroi jetë ditë më parë! Fqinja: Ishte e paralizuar, djalin e ka në burg
Ka qenë fqinja e saj që ka lajmëruar policinë pasi prej disa ditësh nuk e kishte parë të moshuarën. Ajo thotë se e moshuara ishte e sëmurë dhe ishte e paralizuar pasi kishte rënë nga kati i katërt.
-
VIDEO
Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Shpallet në kërkim 35-vjeçari, ‘shokët’ i nxorën emrin në polici
Policia e Elbasanit ka shpallur në kërkim Oklid El Ouejdi, 35 vjeç, po nga Elbasani, në lidhje me vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla, mbrëmjen e 30 nëntorit.
Burime për gazetarin e Report Tv, Sokol Dema bëjnë me dije se emri i tij është përmendur nga Naldi Gjini, i pari i shoqëruar në lidhje me ngjarjen, i cili u ka thënë hetuesve se bashkë Armando Kolën, Nevzat Spahon dhe Marselo Aranin, kanë qenë pjesë e grupit për marrjen e makinës që u përdor në krim. Deri në këtë fazë të hetimit, prokuroria po heton një konflikt të mundshëm të tij më Mëhallën pak kohë para ngjarjes.
Nga kontrollet që janë kryer deri tani nuk rezulton të jetë brenda vendit, ndërsa mund të jetë larguar jashtë përmes rrugëve ilegale. Policia dhe prokuroria akoma e kanë të paqartë qitësin që vrau Mëhallën, ndërsa dyshimet kryesore bien mbi Nevzat Spahon.
-
VIDEO
Pjesë e grupit që kishin planifikuar të eliminonin një person në Berat, 46-vjeçari ekstradohet nga Spanja
Ermal Gora, 46 vjeç, është ekstraduar nga Spanja në vendin tonë, pasi rezultonte në kërkim si pjesë e grupi prej 3 personazh, të cilët do të ekzekutonin një person në maj 2023. Ndaj tij, rëndojnë akuzat “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
-
VIDEO
Arrestohet hajduti 21-vjeçar në Tiranë, shtynte edhe një të mitur të vidhte! Sekuestrohen veshje policie, radio, pranga, municion luftarak
Një 21-vjeçar është arrestuar në Tiranë për vjedhje.
-
VIDEO
Plagosje me armë zjarri në Berat, 37-vjeçari përfundon tek Trauma në gjendje të rëndë! Konflikti nisi për parakalimin e automjeteve
Sherri ka nisur për një parakalim mjetesh dhe i plagosuri ka dalë nga makina për tu sqaruar me shoferin, kur është qëlluar prej tij me plumb në bark. I plagosuri Fabjel Toska (Xhindi),37-vjeç,është transportuar drejt Spitalit të Traumës, në gjendje të rëndë.