-
VIDEO
Shembet masivi shkëmbor në Mirditë, 9 mijë banorë pa ujë! Ujësjellësi i Bargjanës jashtë funksioni, kërkohet ndihmë nga ushtria
Një rrëshqitje masive shkëmbore ka nxjerrë jashtë funksioni ujësjellësin e Mirditës, duke lënë pa ujë të pijshëm mbi 9 mijë banorë te qytetit te Rreshenit dhe fshatrave. Shembja eshte në një terren të vështirë malor, vetëm pak kilometra larg vendburimit të ujit, dhe Shoqeria e Ujesjellesit ka kerkuar ndihmen e Ushtrise dhe Emergjencave Civile.
-
VIDEO
Përmbytja në Lezhë nga papërgjegjësia e institucioneve, ‘ping-pong mes bordit të kullimit dhe zonave të mbrojtura! Imeraj: Neglizhuan hapjen e kanalit
Përmbytja e nëntorit në Lezhë nuk ishte fatkeqësi natyrore por erdhi si pasojë e papërgjegjshmërisë së institucioneve. Konkretisht Bordi i Kullimit dhe Agjencia e Zonave të Mbrojtura, nuk ndërhynë për të hapur kanalin në lagunën e Vainit.
-
VIDEO
Durrës/ Autorë të disa grabitjeve në seri, arrestohen dy të rinjtë! Sekuestrohen sendet e vjedhura
Dy të rinj janë arrestuar në Durrës të dyshuar si autorë të grabitjes së një marketi në Arapaj si dhe të disa grabitjeve të tjera. Në pranga kanë rënë A. Gj., 20 vjeç, dhe E. Xh., 22 vjeç.
Nga kontrolli fizik 22-vjeçarit iu gjet një sasi kanabis, teksa mendohet se ai merret dhe me shpërndarjen e lëndëve narkotike. Sakaq, policia sekuestroi sendet e vjedhura nga grabitje të mëparshme në dyqane e makina, si dhe sendet që përdornin për vjedhje, një palë doreza dhe një kaçavidë dhe vlera monetare.
Dy të rinjtë u kapën as grabitjes së marketit në pronësi të A. Gj. Ata janë ndaluar nga policia teksa po largoheshin me një automjet të drejtuar nga 20-vjeçari.
-
VIDEO
Furgoni i FNSH përplaset me makinën dhe përfundon në kanal, 2 efektivë të plagosur nga aksidenti në Fier
Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në vendin e quajtur “ Kthesa e Çakranit” , ku një furgon i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) është përplasur me një automjet tip “Benz” dhe më pas ka përfunduar në kanal.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy efektivë policie, të cilët janë transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Në vendngjarje kanë mbërritur tre autoambulanca, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit
-
VIDEO
Vidhte sende të ndryshme nga automjete e subjekte, vihet në pranga 34-vjeçari, arrestohet dhe 48-vjeçari që blinte materialet e vjedhura (EMRAT)
Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia pasi dyshohet se gjatë muajve korrik, tetor dhe nëntor të këtij viti ka vjedhur materiale dhe sende të ndryshme në 5 automjete dhe 1 subjekt që iu ka thyer xhamat. Gjithashtu, Geraldo Zeneli, ka vjedhur 2 biçikleta përgjatë muajit nëntor.
Në kuadër të operacionit "The thief", policia ka vënë në pranga edhe 48-vjeçarin Gëzim Cani, i cili blinte materialet e vjedhura nga 34-vjeçari.
-
VIDEO
Festat e fundvitit, policia e Vlorës rrit sigurinë në qytet! Forcat ‘Shqiponja’ e policia kontrolle për ruajtjen e rendit
Në kuadër të festave të fundvitit, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë ka shtuar masat e sigurisë. Forcat ‘Shqiponja’ dhe ato të rendit kanë intensifikuar kontrollet në qytet dhe rrethinat e tij, për të garantuar rendin dhe sigurinë publike.
-
VIDEO
SPAK nuk i jep dosjen fizikisht, mbrojtja e Veliajt: S’ka asnjë provë në duar! Nuk po e zvarrisim procesin, duhen deri në 40 avokatë për të analizuar 60 mijë faqe
Erion Veliaj ende nuk ka në dispozicion asnjë provë të dosjes me të cilën SPAK i kërkon GJKKO të nisë gjykimin. Mbrojtja thotë se dorëzimi i materialeve në USB, në kushtet kur Veliaj nuk ka as kompjuter për t’i hapur në burg, nuk garanton të drejtën e tij për tu njohur me dosjen. Mbrojtja thotë se nuk po e zvarrisin ata procesin, pasi për të bërë analizën juridike të 60 mijë faqeve, do duheshin 20-40 avokatë me kohë të plotë.
-
VIDEO
'Revanshi'/ SPAK çon për gjykim 27 anëtarë të 7 grupeve kriminale, mes tyre Martinaj dhe ish deputeti i PS Ndoka! Akuza për vrasje e trafik droge
27 të pandehurit, anëtarë të 7 grupeve kriminale, akuzohen për vrasje, tentativë vrasje, kultivim dhe trafikim droge, të gjitha si pjesë e strukturuar në grup kriminal. Mes tyre janë Ervis Martinaj, Arben Ndoa, Durim Bami, Endrit Dokle, Aldo Avdylaj, Tori Xhecuka, policë etj.
-
VIDEO
U vra me thikë nga bashkëmoshatari në Durrës, përcillet për në banesën e fundit 15-vjeçari nga Bulqiza
Qindra vetë morën pjesë në ceremoninë mortore në Bulqizë duke iu shprehur ngushëllime familjes Boba
-
VIDEO
Lëvizja e Salianjit/ Berisha e sulmon sërish: S’më impresionojnë takimet private! Me Alimehmetin jam takuar, ai s’ka kërkuar
Sali Berisha e sulmoi sërish lëvizjen e Ervin Salianjit duke thënë nga selia blu se nuk e impresionon asnjë takim privat. Berisha thotë se me analizën brenda PD-së, do të dëgjohet çdo zë, por ata që zgjedhin takime private është punë e tyre.
-
VIDEO
Në prag të festave të fundvitit, sekuestrohen qindra fishekzjarrë në Tiranë! Zbulohet magazina që do i shiste në mënyrë të paligjshme
TIRANË- Një magazinë me qindra fishekzjarrë është zbuluar në Tiranë në prag të festave të fundvitit.
Njoftimi i plote
Finalizohet operacioni policor “Fireworks” për ndalimin e përdorimit të lëndëve piroteknike, në kundërshtim me rregullat dhe me kriteret.
-
VIDEO
Goditi me shkop gruan dhe e plagosi rëndë, arrestohet 76-vjeçari në Durrës! Momenti kur e ndjek nga pas për ta goditur
70-vjeçarja ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në spitalin e Traumës. Në video shihet edhe momenti kur 76-vjeçari e ndjek nga pas të moshuarën për ta goditur.