-
VIDEO
Autori i vrasjes së Martin Canit u dënua me 16 vite burg/ Avokati Hoxha: Të ndalohen rrjetet sociale për të miturit, po nxisin konflikte mes tyre
Për avokatin Arbër Hoxha, drejtësia për të mitur nuk duhet që të fokusohet tek dënimi i autorëve por tek parandalimi i ngjarjeve.
I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, teksa iu referua vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani, ku autori u dënua me 16 vite burg, Hoxha tha se të miturit nuk duhet që të kenë rrjetet sociale, pasi ato po nxisin konfliktet mes tyre.
-
VIDEO
Fier/ Aksident në aksin Fier- Ballsh, dy mjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen nënë e bir
Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në aksin e vjetër Fier- Ballsh, pranë fshatit Plyk.
Dy automjete janë përplasur me njëra - tjetrën dhe për pasojë kanë mbetur dy të plagosur.
Ata janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
-
VIDEO
Ekskluzive/ Si u vra 15-vjeçari në Durrës në takim ‘sqarues’. Viktima dhe 14-vjeçari s’kishin lidhje me sherrin! Në TikTok u zunë shoku i Erion Bobës dhe vëllai i autorit
Report Tv zbardh të plotë dinamikën e sherrit të dhunshëm mes të miturve në Durrës më 25 nëntor, që përfundoi në vrasjen me thikë të 15-vjeçarit Erjon Boba. Gjithçka nisi për një sherr në TikTok, por as i ndjeri, dhe as 14-vjeçari i dyshuar për vrasjen, nuk ishin personat e përfshirë në konflikt. Ata nuk njiheshin, por shkuan në përballje për të ndihmuar, njëri shokun e tjetri vëllain, personat që ishin zënë online.
-
VIDEO
Vrasja e Martin Canit dhe plagosja e shokut pranë shkollës ‘Fan Noli’, Gjykata e Tiranës dënon me 16 vite burg autorin 15-vjeçar
Autori 15-vjeçar u shpall fajtor për dy vepra penale, vrasje në rrethana te tjera cilësuese ndaj Martin Canit, si edhe vrasje ne rrethana te tjera cilësuese mbetur në tentativë ndaj të miturit tjetër që mbeti i plagosur.
-
VIDEO
Protesta për vrasjen e 15-vjeçarit në Durrës, halla e viktimës e zhgënjyer nga pjesëmarrja: Kjo është neglizhencë, nëser mund të vritet një fëmijë tjetër
Halla e Erionit, Barie Çupi për mediat ka thënë se prezenca e pakët e qytetarëve në protestë, është një neglizhencë dhe rënie e ndërgjegjes shoqërore.
-
VIDEO
Joni Keta, kreu i ri i BKH! KLP miraton unanimisht propozimin e SPAK
Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) votoi me 11 vota pro propozimin e komisionit të SPAK për emërimin e Ketës në krye të këtij institucioni për një mandat 5 vjecar.
-
VIDEO
Dy makina në Shkodër përfshihen nga flakët, dyshohet i qëllimshëm
Makinat që u dogjën mëngjesin e sotëm ishin të parkuara në lagjen “10 Korriku”. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
-
VIDEO
Pjesë e grupit kriminal dhe i dënuar nga GJKKO, arrestohet në Krujë 35-vjeçari i shpallur në kërkim (EMRI)
Gjykata e Krujës e ka dënuar Armand Dervishin me 9 muaj burgim, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
-
VIDEO
Po kalonte rrugën, makina përplas për vdekjen këmbësorin në aksin Korçë - Bilisht! Mjeti përfundon në kanal
Një aksident rrugor me pasojë vdekjen është shënuar këtë të martë në aksin rrugor Korçë - Bilisht në afërsi të fshatit Cangonj.
Paraprakisht bëhet me dije se një makinë ka përplasur një këmbësor i cili ka qenë duke kaluar nga një anë e rrugës në tjetrën.
Fatkeqësisht, për shkak të plagëve të marra, 79-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.
-
VIDEO
Shembja e trotuarit në aksin Pogradec-Qafë Plloçë, kompania ndërtuese nis riparimin
Një ditë pas bërjes publik të rastit të dëmtimit të një pjese të trotuarit në rrugën Pogradec - Qafë Plloçë, autoritetet kanë nisur punën për riparimin e situatës.
-
VIDEO
Ndërtoi pa leje një kapanon, pranga 50-vjeçarit në Shkodër
Ndaj 50-vjeçarit rëndon vepra penale “Ndërtimi i paligjshëm”, kryer për qëllime fitimi.
-
VIDEO
Vau i Dejës/ Shiste kanabis në doza në lokalin e tij, pranga 32-vjeçarit
Një tjetër rast i shitjes së lëndëve narkotike në doza është goditur nga Policia. Lënda narkotike u sekuestrua si provë materiale.