-
VIDEO
Tiranë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë pranë tregut çam, policia në vendngjarje
Burime për Report Tv bëjnë me dije se shpërthimi dyshohet se mund të jetë shkaktuar nga bombël gazi.
-
VIDEO
Protesta e tretë, Berisha mbërrin para kryeministrisë, edhe këtë herë një 'grusht' militantësh të pranishëm
Protesta e parë e thirrur nga Berisha si pjesë e strategjisë së “foltores parlamentaro-qytetare” u zhvillua më 17 nëntor, ndërsa e dyta u mbajt më 24 nëntor.
-
VIDEO
Tre aksidente në pak orë, 2 të vdekur në Tiranë dhe Fier! U përplas nga autobusi, shpëton mrekullisht 18-vjeçarja
Në kryeqytet u arrestua shoferi i autobusit që përplasi 18-vjeçaren të Pallati me Shigjeta, një këmbësore u përplas për vdekje te ish-Shqiponja dhe një 50-vjeçar me biçikletë nuk mbijetoi në rrugën Roskovec-Berat.
-
VIDEO
I hoqën dënimin me burg përjetë Dritan Dajtit, Gjykata e Lartë kthen në Apelin e GJKKO-së vendimin për pushimin e hetimeve për 3 gjyqtarët
Apeli i GJKKO-së pushoi hetimet për Aleks Nikollin, Petrit Aliajn dhe Skënder Daminin, të cilët në shkurt të vitit 2019, vendosën që në vend të burgut përjetë, të jepnin një dënim me 25 vjet burg për Dajtin. Ishte po Gjykata e Lartë e cila në qershor 2024, riktheu Dajtin në burgimin të përjetshëm.
-
VIDEO
Vritet me 2 plumba në kokë biznesmeni në Elbasan, u qëllua në karburantin e tij sapo hipi në 'Range Rover' (EMRI+FOTO+VIDEO)
Biznesmeni Mondi Mëhalla u qëllua pasi kishte dalë nga zyra e karburantit dhe ishte futur në automjetin e tij. Autorët kanë qëlluar disa herë me pistoletë në drejtim të tij, ndërsa dy prej plumbave e kanë goditur në kokë. 43-vjeçari me precedentë të mëparshëm kriminal.
-
VIDEO
Kurbin/ Kërcënoi me armë zjarri kushëririn, arrestohet pas disa orësh arrati 21-vjeçari
Floris Çapani ka rënë në prangat e policisë së Kurbinit pasi kërcënoi me armë zjarri kushëririn e tij 18-vjeçar
-
VIDEO
Lezhë/ Çahet sërish argjinatura e Lagunës së Vainit, rrezikohen sërish përmbytje
Pak ditë më parë, argjinatura e lagunës pësoi dëmtime për shkak të reshjeve të dendura të shiut, duke përmbytur disa banesa dhe të tjera u rrethuan nga uji
-
VIDEO
Tentoi të vriste me mjet prerës 60-vjeçarin në Krumë, pranga autorit
Një 62-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Hasit, pasi tentoi të vriste me mjet prerës një person.
Ngjarja është regjistruar në lagjen Nr. 1, në dyqanin e autorit, Krumë. Sipas policisë shkak është bërë një konflikt mes autorit dhe të lënduarit, 60-vjeç.
Ky i fundit fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
-
VIDEO
I hoqën dënimin me burg përjetë Dritan Dajtit, Gjykata e Lartë kthen në Apelin e GJKKO-së vendimin për pushimin e hetimeve për 3 gjyqtarët
Trupi gjykues i përbërë nga Ilir Panda, Albana Boksi dhe Medi Bici prishën vendimin e Apelit të GJKKO të datës 27 nëntor 2020 dhe vendosën rikthimin e çështjes në të njëjtën gjykatë por me tjetër trupë gjykuese.
-
VIDEO
Durrës/ Të dehur në timon dhe posedim të lëndëve narkotike, 7 shoferë të arrestuar
Policia Rrugore e Durrësit kanë bërë bilancin e 72 orëve të fundit. Një 17-vjeçar do hetohet në gjendje të lirë për drejtim mjeti pa patentë.
-
VIDEO
Aksident me vdekje në aksin Roskovec- Berat/ Makina përplas qytetarin që lëvizte me biçikletë
Një aksident me vdekje ka ndodhur paraditen e kësaj të hëne në aksin Roskovec- Berat, pranë fshatit Strum.
Një automjet ka përplasur një person i cili po udhëtonte me biçikletë dhe për pasojë ka humbur jetën.
Viktima është identifikuar si Gëzim Xhoka, teksa drejtuesi i automjetit është identifikuar si Jamarbër Torro.
-
VIDEO
Prevalla, një ndër destinacionet më të frekuentuara në fundjavë, vizitorët: Çmimet më të përballueshme se në Shqipëri
Reshjet e borës i kanë dhënë kësaj zone pamjen tipike dimërore, duke tërhequr vizitorë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë. nga Kukësi e deri në Sarandë të cilët kanë zgjedhur të shijojnë natyrën, qetësinë dhe argëtimin familjar.