-
VIDEO
Aksident në aksin Lushnje-Rrogozhinë, automjeti përfshihet nga flakët pasi përplas fuoristradën e OSSHE-së, shpëton shoferja me 2 fëmijët
Sipas policisë, mjeti tip Toyota i ka rënë nga pas fuoristradës dhe është përfshirë nga flakët. Kanë shpëtuar për mrekulli drejtuesja dhe dy fëmijët e saj të mitur të cilët kanë dalë në kohë nga mjeti që digjej.
-
VIDEO
Drift dhe parakalim të gabuar, policia ndëshkon 3 shoferët! Gjobë të majme për motoristin pa skafandë
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast shkeljeje të rregullave të qarkullimit rrugor në numrin pa pagesë 112, duke garantuar reagim të menjëhershëm dhe sipas ligjit.
-
VIDEO
Erzen Ukës i gjenden mbetje baruti, ekspertiza: U qëllua nga brenda kullës në Orosh! Ish-komandoja u dorëzua i plagosur pas 12 orësh ‘ngujim’
Ndaj Erzen Ukës dhe Julian Cumrakut, të dyshuar për akte ekstremiste, prokuroria ka zyrtarizuar vetëm akuzën e armëmbajtjes pa leje, ndërsa ende nuk ka siguri lidhur me qëllimin dhe praninë e tyre në banesen ku u gjeten armë e municione, si dhe një flamur i ISIS-it, varur në murin e banesës ku ata qëndronin prej së paku disa javësh.
-
VIDEO
Dhunoi fizikisht të atin, pranga 29-vjeçarit nga Laçi! Me precedentë të mëparshëm penalë
I riu pasi dhunoi fizikisht të atin u fsheh në një banesë në Zejmen të Lezhës. Uniformat blu i gjetën një sasi lëndë narkotike, të dyshuar kanabis
-
VIDEO
Transportoi me varkë drejt Tropojës 1.2 kg kanabis, eksploziv dhe municion luftarak me destinacion Kosovën, arrestohet 29-vjeçari (EMRI)
29-vjeçari kishte transportuar drogën, municionet dhe ekspozivin, transportuar me varkë nëpërmjet liqenit, nga fshati Apripë, Pukë, deri në Tropojë me qëllim për t’i dërguar më pas në Kosovë. Lek Gjon Pepgjonaj është i skeduar më parë nga polica dhe nën mbikëqyrje për kultivimin e lëndëve narkotike.
-
VIDEO
Nga vizita në Doha tek samiti për ‘Planin e Rritjes’, Rama: Do të sjellim në Shqipëri një ndër ekselencat më prestigjioze të shërbimit spitalor
Kryeministri Edi Rama komentoi vizitën zyrtare të zhvilluar disa ditë më parë në Doha të Katarit ku u prit nga kryeministri Mohammad bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani.
-
VIDEO
Shpërthimi në Vlorë/ Report Tv siguron pamje nga banesa, flet nëna e Gentjan Zotos: Jam e habitur, nuk e di arsyen! Unë vetëm jetoj
Report Tv ka siguruar pamje nga shtëpia e Bakie Zotos, nëna e Gentjan Zotos, ku vendos lëndë plasëse mbrëmjen e djeshme.
-
VIDEO
Vlorë/ Shpërthim me tritol në banesën e nënës së Gentjan Zotos, i dënuar për atentatin kundër Inez Hajrullës! Flet 63-vjeçarja: S'kam konflikte
Një shpërthim është raportuar të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen “Partizani” në Vlorë në portën e banesës së 63-vjeçares Bakie Zoto, nëna e Gentjan Zotos (Dautaj).
Ky i fundit është dënuar 35 vite burg nga Gjykata e Apelit për përfshirje në atentatin e ndodhur kundër Inez Ajrullës më 10 maj 2019, në bashkëpunim me disa persona të tjerë,
Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale ndërsa policia po heton rrethanat e ngjarjes si dhe po punon për identifikimin e autorit.
-
VIDEO
DOSJA/ Kokainë ‘Rolex’ e ‘CR7’, si negocionte ish-efektivi Haxhiaj trafikun e drogës me grupin e Visit të Pojës: Këto që të çova tani janë 100% origjinale
Ish-oficeri Igli Haxhiaj, në burg se i shiti informacione hetimore grupit të trafikut të drogës të lidhur me Visin e Pojës, duket i përfshirë edhe vetë në trafik. Në mes të bisedave të koduara dhe transportit ndërkombëtar të drogës, Haxhiaj shfaqet si një nga figurat kyçe të rrjetit shqiptar që përfshinte bazat logjistike në Itali dhe lidhjet me grupet kriminale ndërkombëtare.
-
VIDEO
Kolonjë/ Banorët e Qinamit protestë kundër vendosjes së paneleve diellore: Është problem i madh, sepse kemi shumë krerë! Ky fshat ka mbaruar, do të ikim
Banorët thonë se bashkia ka zhvilluar diskutime, por vendimmarrja po i injoron krejtësisht shqetësimet e tyre. Ata ndihen të braktisur dhe të pa përfaqësuar.
-
VIDEO
Deputetja e PS, Kiduina Zaka homazhe në varrezat e Dëshmorëve, ngatërron Ditën e Çlirimit me Pavarësinë
Deputetja e PS, Kiduina Zaka ka ngatërruar Ditën e Çlirimit me atë të Pavarësisë.
-
VIDEO
Dortmundi ‘bëhet’ kuq e zi, shqiptarët e ‘djegin’ për 113-vjetorin e Pavarësisë! Rreth 1500 persona u mblodhën nga 20 qytete gjermane
Rreth 1500 shqiptarë në Gjermani u mblodhën në Dortmund, ku festuan mes këngëve, valles dhe flamujve shqiptarë këtë ditë historike nëpër rrugët e qytetit gjerman.