-
VIDEO
Tentoi të vidhte dy automjete në Shijak, pranga 54-vjeçarit nga Torino
Një 54-vjeçar banues në Torino ka rënë në prangat e policisë së Shijakut për vjedhje.
I arrestuari tentoi të vidhte dy automjete në Maminas.
Sipas hetimeve paraprake rezulton se ai ka vjedhur sende me vlerë në automjetin e një personi tjetër, gjithashtu në Maminas.
-
VIDEO
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës në Elbasan, arrestohet ish-ortaku i tij dhe roja i karburantit! Në kërkim dy autorët
ELBASAN - Marselo Arani, 32-vjeç, dhe Armando Kola, 35-vjeç janë shpallur në kërkim si autorë të vrasjes së biznesmenit Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla mbrëmjen e së dielës në Elbasan. Në pranga janë vënë dy të tjerë, 32-vjeçari Xhino Ago, i dyshuar si bashkëpunëtor, pasi i ka dhënë automjetin njërit prej autorëve, si dhe 52-vjeçari Kujtim Pisha, roja i karburantit "Xhaxhi Oil" ku ndodhi ngjarja.
-
VIDEO
Veliaj në GJKKO: Më është mohuar e drejta për t’u njohur me aktet! Vendosja ime në kafaz, trajtim degradues! Seanca paraprake shtyhet më 5 dhjetor
Seanca paraprake për dosjen "Veliaj" për kalimin ose jo për gjykim, u shty sërish në GJKKO. Gjykata pranoi kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj për t'u njohur me aktet, një e drejtë, që siç tha ai, i është mohuar deri më tani. Seanca e radhës do të mbahet më 5 dhjetor në orën 09:00.
Në seancë ishte edhe vetë Veliaj, ku theksoi se fakti që nuk i është vendosur asnjë kopje fizike e dosjes në dispozicion nuk përbën thjesht një problem procedurial, por një shkelje të nenit 31 të Kushtetutës dhe nenit 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ). Kryebashkiaku argumentoi se e drejta e tij për mbrojtje efektive është shkelur brutalisht dhe në mënyrë të vazhdueshme.
-
VIDEO
U pezullua nga detyra dhe iu ndalua dalja jashtë shtetit, Balluku ankimon masën e sigurisë në Apel! Drejtori i KESH kërkon heqjen e arrestit shtëpiak
Belinda Balluku ka ankimuar në Apel vendimin e GJKKO për masën e sigurisë “pezullim nga detyra” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”. Balluku është marrë e pandehur për shkeljet me tenderin 190 mln euro të Tunelit të Llogarasë, ndërsa është nën hetim për shkeljet me tenderin me vlerë 20 mln euro për lotin 4 të Unazës së Madhe.
Përveç Ballukut, masën e sigurisë e ka ankimuar në Apelin e Posaçëm edhe drejtori i KESH Erald Elezi, ndaj të cilit GJKKO ka caktuar masën e arrestit shtëpiak. Ai akuzohet për shkelje të barazisë në tenderë dhe masa i është caktuar për dy tenderët me vlerë 210 mln euro.
Ai ka qenë Drejtor i Drejtorisë së Planifikimit Strategjik dhe Operacioneve në ARRSH kur ka qenë tenderi i Llogarasë dhe anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave për tenderin e Unazës së Madhe.
-
VIDEO
Tuneli i Llogarasë dhe Unaza e Madhe, SPAK pyet drejtorin e KESH, Erald Elezi! Kërkoi të japë sqarime
Drejtori i KESH-it Erald Elezi po merret në pyetje nga Prokuroria e Posaçme lidhur me shkeljet në tenderët e Tunelit të Llogarasë dhe lotit të 4-t të Unazës së Madhe. I ndodhur në arrest shtëpie, më herët Elezi ka ankimuar në Apelin e Posaçëm masën e sigurisë e cila iu vendos pasi u mor i pandehur për dy tenderët me vlerë 210 mln euro.
Ai ka qenë Drejtor i Planifikimit Strategjik dhe Operacioneve në ARRSH në kohën e tenderit të Llogarasë dhe anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave për tenderin e Unazës së Madhe.
Mësohet se Elezi ka kërkuar vetë që të japë sqarime në SPAK.
-
VIDEO
Lirimi i hapësirave publike, Rama: Do të çlirohen të tëra, pa përjashtim
Lirimi i hapësirave publike nga ndërtimet e paligjshme i paraprin zbatimit të programit “Rilindja Urbane 2.0”, i cili synon të kthejë ligjshmërinë në territor duke sjellë zhvillim për komunitetet.
Kryeministri Edi Rama publikoi sot në rrjetet sociale të tjera pamje nga ndërhyrjet për çmontimin e strukturave metalike të vendosura në shkelje të ligjit nga subjektet private.
“Hapësirat publike do të çlirohen të tëra, pa ndalim as përjashtim”, shkruan Rama në faqen zyrtare në Facebook.
-
VIDEO
Lezhë/ Izolohet çarja e argjinaturës së lagunës së Vainit, rreziku për përmbytje ende prezent
Mjetet e ushtrisë pritet të rikthehen sërish në terren gjatë ditës për të vijuar me perforcimin e argjinaturës, e cila ende ka rrjedhje uji. Fatmirësisht, çarja e argjinaturës për herë të dytë nuk ka shkaktuar dëme të mëdha në zonën e bregut të Matës.
-
VIDEO
Shërbim i ri në e-Albania, për studentët! Tani mund të verifikoni online numrin e matrikullimit
Numri i matrikullimit shërben si element kyç për verifikimin e statusit të studentit, aplikimet për punë, proceset pranë universiteteve dhe saktësimin e të dhënave akademike.
-
VIDEO
Vranësira dhe reshje shiu...parashikimi i motit për sot
Në lartësinë mbi 800-900 metra në verilindje dhe në lartësinë mbi 1000 metra në juglindje reshje bore me intensitet të ulët.
-
VIDEO
Është parë duke përdorur makinën e autorëve, shoqërohet një tjetër person pas ekzekutimit të biznesmenit në Elbasan! Policia i kontrollon banesën në Lezhë (EMRI)
Një grup i vogël demokratësh ju bashkuan sot Sali Berishës përpara kryeministrisë, në protestën e tyre të tretë kundër qeverisë. PD kishte veshur Ballukun me rroba burgu, ndërsa lideri demokrat tha se me presionin ndaj Gjykatës Kushtetuese, Edi Rama po vetëprovohet si hajduti kryesor i Tunelit të Llogarasë.
-
VIDEO
Aksident në aksin Mbreshtan–Pashalli, kamionçina del nga rruga dhe përfundon në përrua, plagosen 4 persona
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Mbreshtan–Pashalli, ku një mjet tip xhip-kamionçinë me targë "AA 488 EK" ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke rënë nga një lartësi në një përrua. Ngjarja është shënuar në vendin e quajtur “Rezervuari”.
Si pasojë e aksidentit është plagosur drejtuesi i mjetit, shtetasi Kastriot Çuka, 59 vjeç, si edhe tre pasagjerët që udhëtonin me të. Të plagosurit janë nxjerrë nga automjeti me ndihmën e forcave të policisë dhe më pas janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ku po marrin mjekimin e nevojshëm për shkak të plagëve të marra.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. Vihet re se segmenti rrugor ka mungesë ndriçimi, është i dëmtuar pothuajse në të gjithë gjatësinë e tij dhe paraqet kthesa të forta, çka e bën akoma më të rrezikshëm qarkullimin në këtë zonë.
-
VIDEO
Lezhë/ Vijon puna për mbylljen e argjinaturës së Vainit, përmbyten toka bujqësore në Tresh dhe Spiten
Punëtorë dhe mjete të rënda kanë itensifikuar punën për mbylljen e argjinaturës së Vainit, e cila është çarë sërish në zonën e Tales në Lezhë. Përveç kompanive private, në operacion janë përfshirë edhe forcat e ushtrisë, që po hedhin sasi inertesh për të mbushur pjesën e dëmtuar të argjinaturës.