-
VIDEO
81-vjetori i Çlirimit të Atdheut përkujtohet edhe në Elbasan, ceremoni solemne në Varrezat e Dëshmorëve
Edhe në qytetin e Elbasanit u përkujtua 81-vjetori i çlirimit të vendit. Drejtues të pushtetit vendor, përfaqësues të forcave politike dhe familjarë të dëshmorëve, deputetë e qytetarë kryen homazhe në varrezat e dëshmorëve.
Nën ritmet e Orkestrës Frymore të qytetit, u vendosën kurora me lule në shenjë nderimi dhe respekti për të rënët në Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare.
-
VIDEO
Gjirokastra nderime për 81-vjetorin e Çlirimit, homazhe dhe kurora me lule në varrezat e Dëshmorëve
81-vjetori i çlirimit të vendit nga pushtuesit nazifashist u përkujtua edhe në qytetin e Gjirokastrës.
Në nderim të kësaj ngjarje të rëndësishme, veteranë të luftës, pasardhës të familjeve të dëshmorëve, përfaqësues të institucioneve vendosën kurore me lule dhe bënë homazhe pranë varrezave të dëshmorëve.
-
VIDEO
Berat/ Përkujtohet 81-vjetori i Çlirimit, ministri Ervin Demo: Lufta e dëshmorëve, sublime
Edhe në Berat është përkujtuar 81-vjetori i çlirimit të vendit. Drejtues të pushtetit vendor, përfaqësues të forcave politike dhe besimeve fetare, familjarë të dëshmorëve, deputetë e qytetarë kryen homazhe në Lapidarin kushtuar Dëshmorëve të Atdheut, në lagjen "Dëshmorët e Kombit".
I pranishëm në këtë ceremoni ka qenë edhe Ministri i Pushtetit Vendor, Ervin Demo. Nën ritmet e Orkestrës Frymore të qytetit, u vendosën kurora me lule në shenjë nderimi dhe respekti për të rënët në Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare.
Ministri i Pushtetit Vendor, Ervin Demo theksoi rëndësinë e kësaj dite të shënuar, duke e cilësuar "sublime" luftën heroike të dëshmorëve dhe gjakun e dhënë prej tyre për çlirimin e vendit.
Në Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare nga qyteti i Beratit kanë dhënë jetën për çlirimin e atdheut 322 dëshmorë.
-
VIDEO
Lezhë përkujton 81-vjetorin e Çlirimit, homazhe dhe kurora me lule në varrezat e Dëshmorëve të qytetit
81-vjetori i çlirimit të vendit nga pushtuesit nazifashist u përkujtua edhe në Lezhë. Në nderim të kësaj ngjarje të rëndësishme, veteranë të luftës, pasardhës të familjeve të dëshmorëve, përfaqësues të institucioneve dhe deputet të Partisë Socialiste vendosën kurore me lule dhe bënë homazhe pranë varrezave të dëshmorëve.
Kryetarja e Organizatës së Veteranëve dhe Pasardhësve të tyre në Lezhë, Marte Simoni solli në kujtesë sakrifricën dhe kontributin e të gjithë atyre që dhanë jetën për çlirimin e vendit.
Në aktivitetin e organizuar nga Bashkia Lezhë për 81-vjetorin e çlirimit nuk mori pjesë asnjë përfaqësues i opozitës në këtë qytet.
-
VIDEO
Vlora përkujton Ditën e Çlirimit, homazhe dhe mesazhe mirënjohjeje për Dëshmorët! Marrin pjesë përfaqësues vendor, deputetë e veteranë
Vlora ka përkujtuar sot 29 Nëntorin, Ditën e Çlirimit të vendit, me një sërë aktivitetesh solemne në nder të dëshmorëve të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare.
Në këtë 81-vjetor, qyteti simbol i Pavarësisë dhe një nga qendrat kryesore të qëndresës antifashiste, u mbush me emocione dhe mesazhe mirënjohjeje për sakrificën e brezave që luftuan për lirinë e Shqipërisë.
Përfaqësues të pushtetit vendor, deputetë, veteranë, organizata të shoqërisë civile dhe qytetarë të shumtë morën pjesë në homazhet e mbajtura pranë lapidarit të dëshmorëve, ku u vendosën kurora dhe buqeta me lule në nder të bijve dhe bijave që dhanë jetën në luftën kundër pushtuesve nazifashistë.
-
VIDEO
81-vjetori i Çlirimit/ Mbahen homazhet pranë Varrezave të Dëshmorëve në Lushnje, të pranishmit japin mesazhe përkujtimore
81-vjetori i Çlirimit të vendit është përkujtuar pranë Varrezave të Dëshmorëve në Lushnje. Të pranishmit kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora me lule në memorialin që simbolizon luftën për çlirim kombëtar.
Homazheve i parapriu kryetarja e bashkisë Eriselda Sefa, deputetët Kiduina Zaka e Elton Korreshi, përfaqësues të forcave të armatosura, efektivë të policisë së shtetit dhe familjarë të të rënëve.
Kryebashkiakja dhe deputetët dhanë mesazhe përkujtimore.
-
VIDEO
Xhiruan gomat e makinave në mes të natës në bulevardin e Durrësit, nis hetimi për dy të rinjtë
Uniformat blu bëjnë me dije se kanë sekuestruar dy automjetet, Audi dhe BMW, dhe një fenelinë.
-
VIDEO
Shisnin kanabis dhe kokainë në doza, 10 të arrestuar në Gjirokastër! Tre të tjerë nën hetim
Policia ka goditur një rast të shpërndarjes në doza të kokainës dhe kanabisit në Gjirokastër.
-
VIDEO
Papa Leone XIV në Turqi, hyn zbathur në Xhaminë Blu të Stambollit por nuk lutet
Robert Francis Prevost është Papa i tretë që viziton këtë xhami pas Benediktit XVI në vitin 2006 dhe Françeskut në vitin 2014. Ndryshe nga paraardhësit e tij, Leoni nuk vizitoi Shën Sofinë, e cila ndodhet përballë, dhe që presidenti turk e ka shndërruar nga muze në xhami vitet e fundit.
-
VIDEO
The Best Of Report Tv | Momentet më të spikatura të javës në Report Tv, 29 Nëntor 2025
-
VIDEO
Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Elbasan, policia mbërrin në vendngjarje! Merret në pyetje një person
Blutë po ‘krehin’ të gjithë lagjen, si dhe janë ngritur disa pika kontrolli në Elbasan. Një peson është marrë në pyetje.
-
VIDEO
Zjarr në një banesë në Shkodër, forcat zjarrfikëse neutralizojnë flakët
Si pasojë e zjarrit s'ka pasur dëme në njerëz. Banorët kanë dalë jashtë sapo kanë parë flakët e zjarrit.