• VIDEO

    Masive shkëmbore bllokojnë rrugën e Bovillës, izolohen disa fshatra

    Shirat e mëdhenj kanë marrë me vete sasi të mëdha inertesh duke shkaktuar dhe bllokimin e rrugës që lidh digën e Bovillës dhe disa fshatra, si Rrazë, Bruz, Mal, Bruz Zallë, me pjesën tjetër të vendit.

    Siç shihet nga pamjet, gurë masivë janë shkëputur nga shpati dhe kanë bllokuar të gjithë rrugën.

  • VIDEO

    Lëvizte i armatosur, arrestohet 57-vjeçari në Fier! Babai i Azgan Mernicës që vrau në 2024 efektivin e ‘Shqiponjave’

    I arrestuari është Petrit Mërnica, i cili u kap një lokal të zonës teksa me vete iu gjet 1 armë zjarri pistoletë së bashku me 2 krëhëra me nga 7 fishekë, të cilat i mbante në çantën e dorës.

  • VIDEO

    Moti i keq/ Fushë-Studen në Librazhd nën petkun e bardhë të dëborës

    Moti i keq ka përfshirë vendin tonë gjatë ditëve të fundit, ku nuk kanë munguar as reshjet e dëborës ka bërë që edhe pika turistike e Fushë-Studen në Librazhd të ‘vishet’ me të bardha.

    I rrethuar me pyje të larta, liqenin poshtë tyre dhe nën petkun e bardhë të dëborës ky vend është i duhuri për të gjithë ata që kërkojnë të shijojnë dëborën dhe bukuritë e Shqipërisë.

  • VIDEO

    Lëvizte me armë me vete në makinë, pranga 23-vjeçarit nga Shkodra! I sekuestrohet edhe kanabis

    Xhordan Cafi u arrestua në aksin rrugor “Lezhë–Shkodër”, në fshatin Mabë teksa lëvizte me një makinë tip BMW.

  • VIDEO

    Reshjet e dëborës në Qafë Thore-Theth, vijon puna për pastrimin e segmentit rrugor

    Reshjet e dëborës që kanë rënë në disa zona malore të vendit kanë bërë që disa rrugë të vendit të jenë nën pushtetin e dëborës.

    Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë disa pamje nga aksi Qafë Thore-Theth, ku thekson se grupet e punës ndodhen në terren për pastrimin e aksit dhe vijimin e qarkullimit për banorët dhe vizitorët

    “Puna në aksin rrugor Qafë Thore–Theth për pastrimin e dëborës, me qëllim garantimin e qarkullimit të sigurt dhe të pandërprerë për banorët dhe vizitorët”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

  • VIDEO

    Moti i keq/ Policia Rrugore apel drejtuesve: Respektoni sinjalistikën dhe pajisuni me goma dimërore

    Moti i keq me reshje shiu në të gjithë vendin dhe reshje dëbore në disa zona, ka bërë që të rritet prezenca e shërbimeve të Policisë Rrugore dhe të Patrullave të Përgjithshme, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ardhjen në ndihmë të përdoruesve të rrugës në rast nevoje.

    Shërbimet e Policisë po bashkëpunojnë me entet pronare të rrugëve dhe me firmat kontraktore, me qëllim pastrimin e rrugëve nga bora dhe shpërndarjen e kripës

    Policia Rrugore apelon për drejtuesit e mjeteve që të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve të Policisë Rrugore

    Gjithashtu, të gjithë drejtuesit e mjeteve të rrisin kujdesin në të gjitha akset rrugore, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos qarkullojnë me shpejtësi, të mos kryejnë parakalime dhe të mos drejtojnë mjetin nën ndikimin e alkoolit apo, më keq akoma, në gjendje të dehur.

  • VIDEO

    Moti i keq/ Lëpusha dhe mali i Krrabit nën petkun e dëborës, pamjet mahnitëse

    Prej disa ditësh vendi ynë është përfshirë nga moti i keq. Teksa i gjithë territori është përfshirë nga reshjet e dendura të shiu zonat malore janë zbardhur nga dëbora, mes tyre Lëpusha dhe mali i Krrabit në Pukë.

    E vendosur në zemër të Kelmendit të Malësisë së Madhe, vitet e fundit Lëpusha është kthyer në një prej vendeve më të preferuara për turistët.

  • VIDEO

    Situata drejt normalizimit në Fier, ulet niveli i Vjosës dhe Semanit, ministri Vengu ne terren

    Lumi Vjosë është rikthyer në shtratin e tij ditën e sotme ku niveli ka rënë ndjeshëm dhe ujërat janë tërhequr nga sipërfaqet e tokave. Forcat e armatosura, qendra lëvizëse e AKMC, dhe efektivët e AKMC, u zhvendosën që nga mbrëmja e djeshme drejt Mbrostarit në Fier për problematikat e mundshme te lumit Seman. Për të parë situatën nga afër në këtë zonë, ishte i pranishëm dhe Ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu i shoqëruar nga kreu i emergjencave civile Haki Çako.

    Ditën e sotme edhe lumin Seman ashtu si Vjosa dhe Shkumbini ka filluar të ulet, por ende paraqitet me dalje nga shtrati brenda argjinaturës. Edhe pse Qarku Fier, nuk ishte parashikuar ndër qarqet e rrezikuara nga vala e përkeqësimit të motit që përfshiu mbarë vendin, problematikat nuk munguan. Lumenjtë  Seman dhe Vjosë kishin vite që nuk kishin dalë nga shtrati duke gjetur të papërgatitur banorët, por fatmirësisht nuk pati përmbytje banesash dhe evakuime, përveç një familjeje në Çerven. Gjithashtu nuk u cenua infrastruktura kritike e argjinaturave.

    Rënia e nivelit të prurjeve në lumin Vjosë, ka rikthyer në funksionim puset e ujit të pijshëm në Kafaraj, pas disa ditë stakimi. Situata e krijuar nga prurjet e shtuara për shkak të reshjeve intensive detyruan shoqërinë rajonale të ujësjellës- kanalizimeve Fier, të stakojnë puset e ujit për të shmangur dëmtimet e mundshme të tyre dhe turbullimin e ujit të pijshëm. Qytetarët fierakë dhe zonat që mbulon ky stacion u përballën disa ditë me problematikën shqetësuese të mosfurnizimit me ujë, por ditën e sotme situata do të rikthehet në normalitet.

  • VIDEO

    Bie masivi shkëmbor, bllokohet aksi i ri Qukës-Qafë Plloçë! Kalimi devijohet në një bypass provizor

    Një rrëshqitje masive e dheut dhe shkëmbinjsh është evidentuar në aksin rrugor Qukës-Qafë Plloçë në afërsi të tuneleve.

    Mësohet se si pasojë e shirave të shumtë është shkëputur një sipërfaqe e madhe mali duke bërë bllokimin e plotë të aksit ndërsa kompania kontraktore e mirëmbajtjes është detyruar të vendosë në përdorim baypass provizor për kalimin e mjeteve.

    Kjo është problematika më e madhe e evidentuar nga rrëshqitjet në këtë aks rrugor, ndërsa pritet që autoritetet të marrin masa për hapjen e aksit.

  • VIDEO

    Ulja e temperatuarve/ Malësia e Krujës nën petkun e dëborës, zbardhet Qafështama! Trashësia arrin deri në 10 cm

    Malësia e Krujës është zbardhur nga dëbora si pasojë e rënies së saj gjatë orëve të natës.

    Trashësia e dëborës mes tyre në Qafështamë arrin në 10 centimetra teksa, nuk raportohet për rrugë të bllokuara.

    Vetëm në disa fshatra ka problem me furnizimin me energji elektrike.

    Ndërkohë në ultesirën e saj reshjet e shiut vijojnë, por pa shkakatuar problematika. 

    Lumi Ishëm ka një rritje të nivelit të ujit, por nuk paraqet ndonjë problematikë.

  • VIDEO

    Tiranë/ Goditet një grup kriminal që hidhte në treg euro false, 4 në pranga dhe një në kërkim

    Policia e Tiranës ka goditur një grup kriminal që hidhnin në treg euro false.  e nga të arrestuarit janë identifikuar si Alesio Brungaj, Serxhio Lala dhe Enis Aliaj

  • VIDEO

    Problematike situata në fshatrat e Lezhës, sipërfaqe të konsiderueshme tokash bujqësore të përmbytura nga uji

    Tokat bujqësore në Barbulloje, Rrile, Spiten dhe Tresh në rrethin e Lezhës, janë të përmbytura nga uji.

    Sakaq, ka nisur puna për tërheqjen  e ujit nga ekipet e emergjencave si dhe për riparimin e argjinaturave të dëmtuara.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv