-
VIDEO
Çako: Jemi akoma në situatë emergjence në shkallë vendi, niveli i Vjosës ka rënë! Nuk ka aktualisht probleme me banorët
Nga Ura e Mifolit në Novoselë të Vlorës, kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako bëri më përditësim mbi situatën e krijuar nga reshjet dhe daljet e lumejve nga shtrati. Çako theksoi se situata vijon të mbetet ende në emergjencë dhe gatishmëri të plotë. Referuar lumit Vjosa, Çako tha se ka një ulje të nivelit të ujit prej disa orësh, ndërsa prurjet mbeten në nivele të menaxhueshme.
-
VIDEO
Kapet në makinë me 23 kg kanabis, arrestohet 43-vjeçari në Fushë-Krujë! Dyshohet se do ta trafikonte drejt Kosovës (EMRI)
Sipas policisë, droga dyshohet se do të trafikohej në drejtim të Kosovës. Ai e kishte fshehur drogën në bagazhin e makinës, brenda dy çantave të mëdha.
-
VIDEO
Gazetari i Report TV raporton mes ujit në Lezhë! Banorët 4 ditë të izoluar nga përmbytjet
Situata nga moti i keq vazhdon të jetë problematike në disa zona të vendit. 110 hektarë tokë nën ujë në Fier dhe 220 ha në Lezhë. Dhjetëra banesa të përmbytura.
-
VIDEO
Dhëndri vë në gjumë vjehrrit me valium dhe iu merr paratë në banesë, arrestohet 36-vjeçari në Librazhd
Ai akuzohet se iu ka dhënë të moshuarve valium dhe më pas iu ka marrë paratë.
-
VIDEO
Moti i keq, Ministria e Mbrojtjes njofton si paraqitet situata në zonat ku janë shkaktuar probleme
Pas ndërhyrjes së pandërprerë të forcave edhe gjatë orëve të natës, situata në të gjithë vendin paraqitet në përmirësim, pavarësisht se në disa zona reshjet e shiut kanë vijuar. Nivelet e ujit në disa zona kanë nisur të ulen, një pjesë e madhe e akseve rrugore, ku ka patur probleme janë rikthyer të kalueshme, ndërsa ekipet e emergjencave civile, Forcat e Armatosura, OSHEE dhe strukturat vendore po vijojnë punën për stabilizimin e plotë të situatës dhe normalizimin e furnizimit me energji, pastrimin e rrëshqitjeve dhe garantimin e sigurisë së banorëve.
-
VIDEO
Pritet të rinisë seanca për verifikimin e masave të sigurisë, Balluku rikthehet në ambientet e GJKKO
Belinda Balluku është rikthyer sërish në ambientet e GJKKO-së pas më shumë se një ore kur doli. Seanca pritet të rinisë, pasi u shty për dy orë për shkak se avokatët kërkuan kohë të njihen me aktet.
-
VIDEO
Përmbytjet në Çukë të Sarandës, evakuohen 25 familje, do akomodohen në çadra
Në Sarandë janë evakuuar 25 familje, të cilët do të akomodohen në çadra përkohësisht. Evakuimi vjen pas përmbytjeve në fshat për shkak të çarjes së argjinaturës një ditë më parë.
-
VIDEO
Përmbytjet/ Tufa e deleve shpëtohet me zetor në Çukë
Një tufë me dele që kishin mbetur të bllokuara në një stallë në fushën e Çukës në sarandë janë shpëtuar. Pavarësisht se niveli i ujit ka rënë rreth 40 cm në krahasim me dje, fusha, komplekset blegtorale, magazinat dhe impianti i përpunimit të ujërave të zeza mbeten të përmbytura.
-
VIDEO
Përmirësohet situata nga moti i keq në Dimal, lumi Osum tërhiqet në shtrat! Banorët nxjerrin ujin nga banesat e përmbytura
Në bashkinë Berat nivelet e lumit janë nën 2 m, ka rënie të theksuar, lumi është brenda shtratit të vet dhe ujërat në tokat bujqësore në fshatrat e Njësisë Adminsitrative Velabisht janë tërhequr në pjesën më të madhe.
-
VIDEO
Moti i keq në qarkun Korçë/ Disa fshatra ende të bllokuara nga shembja e urave, në Pogradec raportohen dëme në rreth 50 banesa
Prefektura e Korçës njofton se situata në qark është përgjithësisht drejt stabilizimit. Në Bashkinë Korçë, zonat e prekura si Bulgarec, Vithkuq, Drenovë dhe Mollaj janë normalizuar, pasi uji është tërhequr.
-
VIDEO
Përmbytjeve nuk i shpëton as kisha e Barbullojës në Lezhë, besimtarët luten në lokal
Përmbytjeve në zonën e Lezhës, nuk i ka shpëtuar as kisha e Barbullojës. Ky objekt kulti ka prezencë ujë brenda prej 3 ditësh, niveli i te cilit ka arritur deri në 30 cm. Famullitari thotë se ritualin fetar janë detyruar ta kryejnë në një lokal dhe kështu do të veprojnë edhe gjatë ditës së dielë.
-
VIDEO
Era e fortë shemb pemën në Vlorë, dëmtohen disa varreza
Era e fortë ka prekur Vlorën në orët e para të mëngjesit të së shtunës. Për pasojë është rrëzuar një pemë, e cila ka shkaktuar dëmtime në varrezat e qytetit. Ndërmarrja e shërbimeve publike kanë ndërhyrë për prerjen e pemës së rënë dhe evidentuar më pas dëmet e shkaktuara në varreza.