-
VIDEO
Moti i keq në qarkun Korçë/ Dëme në 62 familje në Pogradec, vijon puna për largimin e inerteve nga rruga Qafë Plloçë- Qukës
Strukturat vendore dhe ekipet e Emergjencave Civile po vijojnë punën për normalizimin e situatës në qarkun e Korcës nga reshjet e shiut.
-
VIDEO
Durrës/ Vodhi në një lokal sende me vlerë 3 milionë lekë, pranga 29-vjeçarit! Ishte në arrest shtëpiak
Në pranga ra edhe njëri nga bashkëpunëtorët e 29-vjeçarit, ndërkohë që vijon puna për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorit tjetër.
-
VIDEO
Tritoli në banesën e Xhelal Mziut, Report TV siguron videon e autorit me biçikletë! Dyshohet se qëndron pas 6 ngjarjeve të ngjashme gjatë vitit
Ky person dyshohet se fshihet pas të paktën 6 tritolëve të shënuara gjatë vitit të fundit, jo vetëm në Kamëz, por edhe në zona të tjera të Tiranës. Sipas burimeve, ka dyshime të forta se këto ngjarje kanë ndodhur nga e njëjta dorë.
-
VIDEO
Moti i keq në Sarandë/ Fermeri: Stalla e bagëtive u përmbyt, 223 krerë të ngordhur, shteti të na ndihmojë
Tërheqja e ujit në disa prej zonave të përmbytura, po i bën më të dukshme dëmet e shkaktuara. Në Vrion të Sarandës, si pasojë e daljes nga shtrati të lumit, dëmet në stallat e të imtave janë kolosale, ndërsa baza ushqimore është dëmtuar plotësisht.
-
VIDEO
Ministri Salla nga Korça: Kemi çarje në disa nga argjinaturat e lumenjve, do evidentohen dëmet e fermerëve
Ministri i Bujqësisë Andis Salla, së bashku me ministrin e Mbrojtjes Piro Vengu kanë parë nga afër situatën nga reshjet e shiut në qarkun Korçë.
-
VIDEO
Ministria e Mbrojtjes përditësim të situatës: 220 hektarë tokë bujqësore e përmbytur në Lezhë, 300 hektarë në Mamurras, 25 banesa kanë prani uji në Fier
Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar të dhënat për 24 orët e fundit teksa raporton se situata paraqitet përgjithësisht drejt stabilizimit, megjithëse në disa qarqe vijojnë problematikat e akumuluara nga prurjet e larta të lumenjve, rrëshqitjet e dherave dhe dëmtimet në infrastrukturë. Nivelet e shumicës së lumenjve janë në rënie, ndërsa hidrovorët në zonat më të prekura po punojnë me kapacitet të plotë. Forcat e emergjencave, Forcat e Armatosura, strukturat vendore dhe ekipet e ndërhyrjes së shpejtë mbeten në terren për normalizimin e situatës dhe mbajtjen nën kontroll të zonave me risk.
-
VIDEO
Prej më shumë se një jave terminali i autobusëve në Bulqizë nën pushtetin e ujit! Niveli arrin në 50 cm
Prej më shumë se një jave terminali i autobusëve të linjave interurbane në Bulqizë është nën pushtetin e ujit. Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut niveli i ujit ka arritur në 50 cm.
-
VIDEO
Korçë/ Kishin hyrë ilegalisht në territorin shqiptar, 3 emigrantët sudanezë shoqërohen nga Policia Kufitare
Sipas të dhënave ata kishin depërtuar në territorin shqiptar nga kufiri tokësor me Greqinë me qëllim për tu larguar drejt vendeve të BE- së ndërsa janë dërguar në qëndrën pritëse të emigrantëve në Kapshticë.
-
VIDEO
Përdorën dokumente false si vëzhgues në zgjedhjet e 11 majit, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 2 funksionarë të PS-së dhe punonjësen e KQZ
Nga hetimet e prokurorisë rezulton se Arlind Papa në cilësinë e sekretarit Organizativ të PS-së, ka përdorur një dokument false dhe ka marrë pjesë si vëzhgues në qendrën e votimit në shkollën ‘9-Vjeçare Vorë’. Papa tha se dokumentin e ka marrë nga funksionari tjetër PS-së.
-
VIDEO
Moti i keq/ Situata drejt normalizimit, ulet niveli i lumenjve, reshje bore nga veriu në jug! Masive shkëmbore bllokojnë qarkullimin në Bovillë dhe aksin e Qukës-Qafë Plloçë
Niveli i lumit të Vjosës, Semanit dhe Shkumbinit është në rënie ndërsa ujërat kanë filluar të tërhiqen dhe nga tokat bujqësore. Ndërkohë dëbora e parë ka rënë në qarkun e Korçës duke zbardhur malësinë e Dardhës, Vithkuqit dhe Shtyllës.
-
VIDEO
Makina u përfshi nga flakët pas përplasjes me mjetin tjerër! Publikohen pamjet nga aksidenti në Lushnjë-Rrogozhinë
Në videon e publikuar shihet momenti kur makina, pasi godet nga pas automjetin para saj përfshihet nga flakët menjëherë.
-
VIDEO
Moti i keq/ Plasaritje në aksin Korçë-Ersekë, nuk ka bllokim të qarkullimit
Mesditën e sotme disa plasaritje janë evidentuar në aksin Korçë-Ersekë pikërisht në vendin ku një vit më parë pati rrëshqitje toke.
Aktualisht aksi është i qarkullueshëm, ndërsa nuk dihet nëse plasaritja do të shkojë edhe më tej në strukturë duke rrëzuar plotësisht rrugën.
Tenderi i rrugës Korçë-Ersekë, një pjesë e së cilës u shemb sapo u ndërtua, u bë shkak që kryebashkiaku Isai të thirrej për herë të parë në SPAK në maj të vitit 2023. Mes të pandehurve është edhe firma projektuese e rrugës A&E ENGINEERING, në pronësi të Entela Çano, e cila dyshohet se kishte lidhje me Isain.
Kompania e Entela Çanos ishte edhe mbikëqyrëse e punimeve, pra që do të garantonte cilësinë e punimeve. Ajo fitoi tenderin gati sa fondi limit me vlerë gati 200 mijë euro. Ndërtimi kësaj rruge u realizua nga kompania “A. N. K.”, ndërsa prokurues është Autoriteti Rrugor Shqiptar.