-
VIDEO
Në kërkim për vjedhjen e një makine, arrestohet 46-vjeçari në Lushnjë! Në pranga edhe një tjetër
Armand Pepa, ka rënë në prangat e policisë pasi gjatë kontrollit në makinën e tij blutë gjetën një shkop metalik.
-
VIDEO
Reshjet e dëborës në Bogë-Theth, trashësia arrin deri në 40 cm
Reshjet e dëborës të cilat kanë vijuar gjatë gjithë natës në disa zona malore të vendit kanë bërë që në në aksin Bogë-Theth trashësia e saj të arrijë deri në 40 centimetra.
Grupet e punës ndodhen në zonë për pastrimin e rrugës dhe mos bllokimin e qarkullimit.
Ndërkohë edhe në aksin Hani Hotit - Dogana Vermosh ka pasur reshje debore gjatë natës në lartësi mbi 1000 m. Dy borëpastruese ndodhen në terren, teksa nuk problem me qarkullimin.
-
VIDEO
Moti i keq/ Dëbora zbardh Dardhën në Korçë, nuk ka probleme me qarkullimin
Prej disa ditësh vendi ynë është përfshirë nga moti i keq. Kështu në zonën e Dardhës, Vithkuqit dhe Shtyllës janë regjistruar reshjet e para të dëborës mbi 1000 m lartësi.
Sipas informacioneve paraprake nuk paraqiten probleme me qarkullimin, ndërsa grupet e punës ndodhen në terren për mirëmbajtjen e rrugës.
-
VIDEO
50 pako ushqimore dhe 1 ton miell nga rezervat e shtetit dërgohen në Pogradec, shpërndahen nesër për familjet e dëmtuara nga përmbytjet
50 pako ushqimore dhe 1 ton miell kanë mbërritur nga rezervat materiale të shtetit pas kërkesës së bashkisë Pogradec. Ndërkohë shpërndarja do të fillojë mëngjesin e nesërm për familjet të cilat u dëmtuan nga vërshimi i ujërave në banesat e tyre.
-
VIDEO
DOSJA e Unazës së Madhe/ Balluku i imponon ortakun biznesmenit të lidhur me Berishën! Urdhër Berberit: Bëja të qartë, tenderin e fiton vetëm me ‘EUT’-në! Kriteret si ‘kostum’ për fituesit
Si me tenderin e tunelit të Llogarasë, SPAK thotë se Balluku, ka ndjekur dhe orientuar në vijimësi edhe tenderin 20 mln euro të lotit 4 të Unazës së Madhe në të procedurën nga faza përgatitore deri në shpalljen e fituesit, të cilin e ka privilegjuar. Balluku i caktonte edhe bashkëpunëtorët firmave fituese, ndërsa kriteret caktoheshin si ‘kostum’ për ata që do merrnin tenderin.
-
VIDEO
Maskohej si grua për të thyer arrestin shtëpiak, nusja filmoi dhe nxori zbuluar 69-vjeçarin në Fier: Më futi burrin në burg, sherr për pronën
Familja Hatia në Roskovec akuzon strukturat shtetërore për neglizhencë çfar solli konfliktin mes dy vllezerve për më shumë se një vit. Nusja e shtëpisë tregon për Report Tv se përse u detyrua të filmonte xhaxhain e burrit i cili i veshur si grua thyente arrestin shtëpiak.
-
VIDEO
Vendi i përfshirë nga shi i dendur, në Shkodër nis dhe dëbora
Ndërkohë që reshje intensive shiu kanë përfshirë mbarë vendin, në Shkodër kanë nisur dhe reshjet e parë të dëborës. Report Tv sjell pamjet nga zona e Qafë Thorës, në segmentin Bogë-Theth, ku borëpastrueset po punojnë për çlirimin e rrugës nga dëbora.
-
VIDEO
Viktima e parë nga moti i keq, 75-vjeçarja mbytet në përroin e Devollit! Evakuohen 50 familje në Sarandë e Korçë, 1500 hektarë tokë nën ujë
Situata nga moti i keq vazhdon të jetë problematike në disa zona të vendit. 110 hektarë tokë nën ujë në Fier dhe 220 ha në Lezhë. Dhjetëra banesa të përmbytura.
-
VIDEO
Aksident në autostradën Lushnjë–Rrogozhinë, mjeti merr flakë pas përplasjes
Fatmirësisht, nuk ka persona të lënduar nga aksidenti. Sipas zjarrfikësve, zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga një shkëndijë në baterinë e automjetit Ford, e ndjekur nga çarja e tubave të gazit që ka favorizuar përhapjen e flakëve.
-
VIDEO
Moti i keq/ Ministri Vengu: 1500 hektarë tokë të përmbytura në mbarë vendin
Nga Saranda, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu tha se 1500 hektarë tokë janë nën ujë në mbarë vendin, për shkak të reshjeve intensive të shiut gjatë ditëve të fundit.
-
VIDEO
Metamorfoza 2/ GJKKO dënon me 66 vite Dedan Gjonin dhe 5 të tjerët! 12 vite për ish-shefin e Krimeve! Konfiskohet një Mercedes dhe 80 mijë euro
GJKKO ka dhënë vendimin për ish shefin e krimeve Dedan Gjoni dhe 5 anëtarët e tjerë për sigurim kushtesh për vrasje dhe trafik ndërkombëtar droge. Gjoni u dënua 12 vite por fiton uljen me 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar, ndërsa trafikanti Ismail Zeneli, që bashkëpunonte me Ervin Matën dhe Eralbi Breçanin, mori 15 vite burgim.
-
VIDEO
Shkeljet me tenderët 210 mln €/ GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë për Ballukun dhe dy vartësit e saj (VIDEO)
Balluku është e pandehur për tunelin e Llogarasë, ndërsa nën hetim është edhe për Unazën e Madhe. Ajo u pezullua nga detyra e zv.kryeministres dhe ministres. Iu ndalua dalja jashtë vendit. Kreut të ARRSH, Gentian Gjyli dhe Erald Elezit, drejtor i KESH, iu caktuan masa e arrestit shtëpiak.