-
VIDEO
Moti i keq/ Ministria e Mbrojtjes: Situatë meteorologjike e qetë, pa probleme serioze! Në Lezhë dhe Fushë Arrëz ka ndërprerje të energjisë
Ministria e Mbrojtes njofton se situata meteorologjike në vend paraqitet e qetë dhe pa probleme serioze në nivel kombëtar. Ministria raporton ndërprerje të energjisë elektrike në Lezhë dhe Fushë Arrëz. Në Lezhë, ndërprerja e energjisë u shkaktua pas rrëzimit të një peme në aksin Lezhë-Shëngjin, e cila dëmtoi linjat elektrike. Ndërsa në Fushë-Arrëz, problematikat me energjinë u shkaktuan nga era e fortë.
-
VIDEO
Moti i keq/ Era e fortë rrëzon pemë në zonën e Skelës dhe pyllin e Sodës në Vlorë! Në qarkun e Fierit disa zona pa energji elektrike
Vendi ynë që prej orëve të natës është përfshirë nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Kështu si pasojë e erës së fortë disa pemë janë rrëzuar në zonën e Skelës dhe në zonën e pyllit të Sodës.
Ndërkohë në disa zona rurale të qarkut të Fierit ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike. Problemet me furnizimin janë paraqitur në nënstarcionin e Poçemit në Mallakastër, fideri i Matkës në Roskovec, në Mbrostar dhe Gorishovë.
Grupet e punës ndodhen në terren për rikthimin e energjisë.
-
VIDEO
Reshjet në vend/ Situatë problematike edhe në disa fshatra të Krujës, tokat nën ‘pushtetin’e ujit
Reshjet e shiut që kanë përfshirë vendin tonë këtë të martë kanë sjellë një situatë mjaft problematike në të gjithë ultësirën e bashkisë Krujë, kryesisht në fshtarat Bilaj, Murqinë, Mallkuc etj.
Në fshatin Murqinë, uji ka mbuluar sipërfaqe të mëdha arash.
-
VIDEO
Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi paraqitet në SPAK, nuk dihet ende arsyeja
Nuk dihet ende arsyeja e thirrjes së tij në Prokurorinë e Posaçme.
-
VIDEO
Në kërkim nga Maqedonia e Veriut për falsifikim monedhash, arrestohet në Tiranë 36-vjeçari
I arrestuari ishte dënuar me dy vite burg nga Gjykata Themelore e Kumanovës për veprën penale "Falsifikimi i monedhave". Vijon puna për ekstradimin e tij.
-
VIDEO
Lezhë/ Kanali i ujërave të larta në Zadrimë del nga shtrati, përmbyt disa hektarë tokë bujqësore
Moti i keq ka shkaktuar probleme në Lezhë. Nga prurjet e shumta të ujit ka dalë nga shtrati kanali i ujërave të larta të Zadrimës në zonën e Kallmetit, duke përmbytur disa hektarë tokë bujqësore.
-
VIDEO
Reshje shiu në të gjithë vendin...parashikimi i motit për sot
Në majat e maleve në verilindje dhe në zonën e Alpeve do të ketë reshje bore me intensitet të ulët. Era do të fryjë me shpejtësi mesatare 8m/sek
-
VIDEO
Moti i keq/ Përmbytje në lagjen 'Besëlidhja' në Lezhë, niveli i ujit arrin deri në 40 cm! Probleme edhe me energjinë elektrike
Moti i keq me reshje të dendura shiu ka përfshirë edhe qarkun e Lezhës. Niveli i ujit ka arritur deri në 40 centimetra, duke bllokuar hyrjet e pallateve dhe duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin e këmbësorëve dhe automjeteve
-
VIDEO
U maskua si grua për t’i shpëtuar policisë, 69-vjeçari në ‘arrest shtëpie’, kapet në Fier
Njé përpjekje për të shmangur kontrollin policor si nëpër filma, 69- vjeçari Jorgo Hatia, banues né Strum té Roskovecit , i cili ishte nën masën e sigurisë “Arrest né shtëpi”, u kap në rrugët e fshatit duke qarkulluar i veshur si grua.
-
VIDEO
Deputetja Denisa Vata sulmon Eurokomisioneren Marta Kos: Si mund të themi që Shqipëria ka përparuar, gjysma e qeverisë nën hetim
Gjatë protestës para kryeministrisë, deputetja e Partisë Demokratike, Denisa Vata, sulmoi Komisioneren për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos.
-
VIDEO
Berisha sulmon sërish ligjin ‘Për barazinë gjinore’: Rama dhe Belinda duan të shkatërrojnë familjen shqiptare
Sali Berisha sulmoi ligjin “Për barazinë gjinore” edhe gjatë protestës që zhvilloi mbrëmjen e sotme para kryeministrisë, ku pati një numër tejet të ulët mbështetësish.
-
VIDEO
Aksident në aksin Fier- Seman, karroca përplaset me një mjet, plagoset drejtuesi i saj
Një automjet tip “ Benz” është përplasur me një karrocë e cila ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës, dhe si pasojë e përplasjes së fortë drejtuesi i karrocës ka mbetur i lënduar.