-
VIDEO
Vlorë/ Lirimi i hapësirave publike, IKMT dhe Policia Bashkiake aksion në Lungomare
IKMT, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit dhe Policia Bashkiake kanë zbarkuar sërish sot në zonën e Lungomares, për të vijuar aksionin e nisur gjatë muajve korrik dhe gusht për lirimin e hapësirave publike.
-
VIDEO
U inaugurua para dy muajsh banorët protestë në aksin rrugor Qukës-Qafë Plloçë
Përreth 10 minuta aksi u bllokua totalisht duke penguar qarkullimin e mjeteve në të dyja kahët. Për këtë situatë pati edhe disa përplasje midis banorëve dhe drejtuesve të mjeteve.
-
VIDEO
Parakalime të gabuara dhe në timon nën efektin e alkoolit, Rrugorja e Shkodrës: 15 shoferë në pranga, 15 në hetim! Mbi një mijë gjoba të vendosura
Policia Rrugore e Shkodrës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.
-
VIDEO
Pse u fshinë serverat e kryeministrisë? Berisha zihet ngushtë nga pyetja për 21 janarin: S'i ka kryeministria, por Garda! Është punë e tyre
Kreu i PD-së, Sali Berisha u zu ngushtë nga pyetjet për refuzimin e fletëthirrjeve të SPAK për krimin shtetëror të 21 Janarit. Kur u pyet nga gazetarja Keti Banushi se përse u fshinë serverat e kryeministrisë nga ku dolën plumbat që vranë 4 protestuesit më 21 janar 2011, Berisha ia faturoi fajin Gardës, teksa tha se kryeministria nuk ka pasur asnjë server për vëzhgimin por garda. Madje për të justifikuar veten, ai tha se në çdo institucion është Garda ajo që ka serverin e pamjeve.
Pyetje: Pse u fshinë serverat?
Berisha: Kush? Asnjë dijeni për këtë. Kryeministria nuk ka patur, si kryeministri asnjë lloj server për vëzhgimin dhe nëse Garda ka patur serverin aty është punë tjetër. Garda kudo ka një zyrë të veten, çfarë mbajnë aty është punë e tyre dhe jo e të tjerëve. Çfarë ka ndodhur është hetuar, është hetim i plotë dhe i bërë vite dhe ka dënime përkatëse. Kështu që unë nuk jam thirrur asnjëherë. Edhe unë do të jap çfarë di unë.
-
VIDEO
Hapen negociatat për grupkapitullin e fundit, Kos: Suksesi i Shqipërisë, vendin juaj në BE
Shqipëria hapi negociatat me BE edhe për grupkapitullin e fundit. Komisionerja Marta Kosi vlerësoi punën e vërë nga vendi ynë, duke ehte se është rezultat i punës së autoriteteve për zbatimin e reformave. Kos tha se BE është e përkushtuar që Shqipërinë ta integrojë në BE.
"Sot është një ditë e veçantë jo vetëm për Shqipërinë që hap të gjithë kapitujt, por edhe për BE. Sot tregon se BE ofron rezultate dhe mund të mbështetemi tek Shqipëria. Ky sukses nuk do ishte i mundur pa angazhimin Shqipërisë dhe mbështetjen e gjithë shteteve anëtare për të mbështetur Shqipërinë, jemi të përkushtuar ta sjellim Shqipërinë në BE, suksesi është i Shqipërisë, rezultat i punës së autoriteve për zbatimin e reformave të rëndësishme. Është rezultat i qytetarëve shqiptarë që kërkojnë ndryshim dhe i mbështesin këto ndryshime. Shqipëria është shembulli më i mirë i fuqisë transformuese të zgjerimit, kur jepni rezultate, ju ecni para, jeni frymëzim për Ballkanin perëndimor. Çelja e të gjithë grupkapitujve është sukses, por mbyllja e tyre është çmimi real. Suksesi real është se sa shpejt miratoni dhe zbatoni legjislacionin real", tha Kos.
-
VIDEO
Inaugurohet godina e misionit të Shqipërisë në Bruksel, Kos: Do t'ju sjell në shtëpi! Rama: Dikur bënte shi e ftohtë, sot është ndryshe! Sot hapet grupkapitulli i fundit
Sot mbahet Konferenca e 7-të ndërqeveritare për të hapur grupkapitullin e gjashtë dhe të fundit me BE. Në Bruksel është inauguruar edhe godina e misionit të Shqipërisë. Kos vlerësoi përparimin e vendit, ndërsa Rama theksoi mbështetjen e unionit.
-
VIDEO
Vranësira dhe reshje shiu...parashikimi i motit për sot
Vranësirat prej orëve të mesditës në zonën e veriperëndimit e jugperëndimit do shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa pjesa tjetër e territorit reshje lokale shiu me intensitet të ulët
-
VIDEO
Aksident në aksin Lushnje-Berat, automjeti përplas këmbësoren që po kalonte rrugën, 53-vjeçarja shtrohet në spital
Policia në vendngjarje po dokumenton rastin dhe po disiplinon trafikun. Sipas të dhënave paraprake, 53-vjeçarja ka qenë duke kaluar nga njëra anë e rrugën në anën tjetër kur e ka përplasur automjeti.
-
VIDEO
Ndërron jetë 48-vjeçarja në Korçë, djali fajëson mjekët: Nuk treguan kujdesin e duhur, e nxorën nga spitali
Gentiana Nano u dërgua në urgjencën e spitalit të Korçës dy ditë më parë pasi kishte shfaqur probleme në frymëmarrje, ndërsa është trajtuar në shërbimin e urgjencës dhe është dërguar më pas në shtëpi.
-
VIDEO
I akuzuar për prodhim dhe shitje droge, ekstradohet nga Italia 31-vjeçari! Prej 3 vitesh i shpallur në kërkim
Murrizi është diktuar nga policia në vitin 2022 teksa po i dorëzonte lëndën narkotike një tjetër personi. Murrizi pasi ka vërejtur prezencën e policisë, ka hedhur drogën dhe është larguar me shpejtësi me një automjet me targa të huaja.
-
VIDEO
Rama në ‘Flasim’: Nga paga minimale 500 euro tek drejt arritjes së sovranitetit energjitik! Shqipëria me dinjitet si kurrë më parë në arenën ndërkombëtare
Një ndër çështjet e trajtuara me prioritet është ajo e projektbuxhetit për vitin 2026, ku përfshihen rritja e pensioneve, pagave në sektorët publikë dhe privatë, përfshirë këtu dhe atë minimale në rang vendi.
-
VIDEO
Kamëz/ Pronari nuk pranoi tu jepte 500 000 euro, ‘gjobëvënësit’ i hodhën tritolin në restorant!
Shkak për hedhjen e eksplozivit në pjesën e jashtme të biznesit, mësohet të jetë bërë shuma e 500 000 eurove, gjobë kjo që autorët i kishin vendosur pronarit ndërsa ky i fundit kishte refuzuar që t’ia jepte.