• VIDEO

    Sërish rrëshqitje dherash në aksin Qukës-Qafë Plloçë, bllokohet një nga korsitë

    Në segmentin e ri rrugor Qukës-Qafë Plloçë janë shfaqur sërish vështirësi, pasi për të disatën herë janë regjistruar rrëshqitje dherash të cilat kanë rikthyer edhe njëherë vëmendjen mbi sigurinë dhe cilësinë e ndërtimit të këtij projekti të kushtueshëm.

    Rruga, me një kosto rreth 260 milionë euro dhe me një periudhë ndërtimi që zgjati afro 14 vite, është prezantuar si një nyje e rëndësishme lidhëse midis lindjes dhe perëndimit të vendit por përsëritja e problemeve ka ngritur dyshime serioze mbi qëndrueshmërinë e saj.

    Rrëshqitja e fundit ka sjellë grumbullim të madh inertesh mbi asfalt, duke bllokuar njërën prej korsive.

    Firma përgjegjëse pritet të ndërhyjë për pastrimin dhe normalizimin e qarkullimit.

  • VIDEO

    Tiranë/ Tentoi t’i vidhte me dhunë sendet persoale një personi, pranga 30-vjeçarit

    Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit për vjedhje.

    I riu me precedentë të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes dhe narkotikëve, tentoi t’i vidhte me dhunë sendet persoale një shtetaseje një ditë më parë.

    Nga hetimet e kryera rezulton se më 9 nëntor ai i ka vjedhur një shumë parash një 54-vjeçar

  • VIDEO

    Vlorë/ Kreu i emergjencave civile Çako në urën e Mifolit: Është pika më nevralgjike e shkarkimit të lumit Vjosa! Jemi në gatishmëri

    Kreu i emergjencave civile Haki Çako ka inspektuar situatën në urën e Mifolit në zonën e Novoselës, kjo edhe referuar situatës në lumin Vjosë dhe rrezikut për daljen nga shtrati.

    Çako ka theksuar se kjo zonë mbetet pikë nevralgjike referuar prurjeve te lumit Vjosë ndërsa situata është nën monitorim edhe në jug të vendit si Gjirokastër e Memaliaj për prurjet e lumit dhe situatat që mund të krijohen.

    Kreu i emergjencave preku edhe situatën në qarkun e Vlorës ku në Delvinë e Finiq ka patur banorë të evakuuar. Sipas tij synohet stabilizimi i situatës ndërsa ka theksuar edhe se të gjitha strukturat janë gati nëse do të kërkohen evakuime edhe në fshatrat e Novoselës

    “Informojmë se i gjithë sistemi i mbrojtjes civile është në gatishmëri. Momentalisht jemi në urën e Mifolit, pika më nevralgjike e shkarkimit të lumit Vjosa. Jemi në një situatë në kontroll, por vlerësimi bëhet në bazë të matjeve të prurjeve.  Në Përmet kemi një ulje të prurjeve.

    Të gjitha strukturat janë në dispozicion, forcat në nivel kombëtar edhe bashkitë Vlorë, Gjirokastër, Tepelenë gjitahshtu. Shpresojmë që prurjet të jenë në nivel të kontrollueshëm.

    Ka pasur intensitet të lartë reshjesh në Delvinë. Ekipet kanë zhvendosur disa banorë. Forcat e emergjencave dhe ato të armataosura ndodhen në terren. Shpresojmë se situata të përmirësohet” tha ndër të tjera Çako.

  • VIDEO

    Reshjet në vend/ Në qarkun e Kukësit rrugët të kalueshme! Rritet niveli i ujit në liqenin e Fierzës

    I gjithë territori i Qarkut të Kukësit vazhdon të jetë i përfshirë nga reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa ekipet e emergjencave civile të tre bashkive po vijojnë angazhimin maksimal për koordinimin e punëve dhe menaxhimin e pasojave nga reshjet intensive të orëve të fundit.

    Si pasojë e reshjeve, rrugët nacionale vijojnë të jenë nën trysninë e rënies së gurëve, inerteve dhe vërshimeve të ujërave. Subjektet kontraktore kanë punuar pa ndërprerje për pastrimin dhe mbajtjen funksionale të këtyre akseve.

    Të gjitha rrugët nacionale aktualisht janë të qarkullueshme.Në bashkinë Has, gjatë orëve të natës është shënuar dëmtimi i një ure që lidh fshatin Dobrunë me fshatin Bardhosh.

    Bashkitë Kukës dhe Tropojë nuk raportojnë problematika emergjente. Deri tani nuk është raportuar asnjë aksident rrugor, ndërsa patrullat e policisë janë në terren duke këshilluar drejtuesit e mjeteve për kujdes të shtuar në rrugë.

    I gjithë qarku furnizohet me energji elektrike, me përjashtim të disa njësive administrative dhe fshatrave: Shishtavec dhe Topojan (Bashkia Kukës), fshatrat Myç Has, Pus i Thatë, Domaj dhe Gjinaj, Metaliaj.

    Si pasojë e reshjeve të dendura, në Liqenin e Fierzës janë rritur prurjet e ujërave nga lumenjtë kryesorë që furnizojnë kaskadën e Drinit.

    Sipas KESH, HEC-i i Fierzës aktualisht nuk është në punë për shkak të kapacitetit më të madh të basenit, duke krijuar hapësirë operimi për HEC-in e Komanit.

    Sasia e reshjeve në 24 orët e fundit ka arritur në 150- 200 mm në Fierzë. KESH njofton se situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme dhe operimi në kaskadë kryhet brenda kushteve teknike dhe kuotave të lejuara nga rregulloret në fuqi.

  • VIDEO

    Bllokohet qarkullimi në Shelegar të Sarandës, kryeplaku: Përmbytjet shkak i ngushtimit të urës! E kam ngritur si problem po asnjë nuk e ka vënë ujin në zjarr

    Moti i keq ka sjellë bllokimin e qarkullimit në fshatin Shelegar të Sarandës. Sipas kryeplakut të këtij fshati shkak i përmbytjeve të tilla është ngushtimi i urës.

    Ilmi Beduli thekson edhe pse e ka ngritur disa herë si problem asnjë nuk e ka marrë në konsideratë.

    “Kemi përmbytje tej mase, për shkak të ngushtimit të urës. Ndërtohen objekte mbushen me baza lumi nga të dyja anët dhe shiko si është situata sot. E kam ngritur disa herë si problem zgjerimin e rrugës dhe asnjëri nuk e ka vendosur ujin në zjarr”, thotë Ilmi Beduli

  • VIDEO

    Rritet niveli i prurjeve në lumin Vjosë, disa fshatra të Fierit rrezikojnë përmbytjen

    Prurjet e lumit Vjosë po rriten me shpejtësi dhe rrezikojnë të sjellin përmbytje në disa fshatra të bashkisë Fier me shtrirje gjatë rrjedhës së lumit.

    Në një prononcim për mediat kreu i bashkisë Fier, Armando Subashi ka pohuar se niveli i prurjeve në Memaliaj është në kuotën e 6 metrave, dhe ndërsa po shtohen.

    Nga përvoja e viteve të mëparshme, teksa i afrohen kuotës 6.5 metrave, fillon dhe shfaqet rreziku për zonën tonë thotë ai, ndërsa nënvizon se të gjitha këto zona të rrezikuara po monitorohen në mënyrë të vazhdueshme.

    Përballë kësaj situate, Subashi u ka bërë apel banorëve të fillojnë evakuimin fillimisht të bagëtive në stanet e ndërtuara pranë lumit.

    Emergjencat pranë bashkisë Fier janë pozicionuar në terren pranë Urës së Mifolit me qëllim për të ndërhyrë në kohë në rast të daljes nga shtrati të lumit.

    Ndërkohë hidrovorët janë duke punuar me kapacitet të plotë ndërsa nuk ka patur probleme me furnizimin me energji elektrike.

  • VIDEO

    Gjirokastër/ Përroi i Sopotit del nga shtrati, izolohen banorët

    Reshjet e shiut që kanë përfshirë vendin kanë shkaktuar probleme edhe në qarkun e Gjirokastrës.

    Përroi i Sopotit në Lazarat ka dalë nga shtrati si pasojë e prurjeve të shumta.

    Per rrjedhojë banorët në lagjen e sipërme veriore të Lazaratit janë izoluar.

  • VIDEO

    Seancë maratonë për buxhetin 2026, Rama mbërrin në Kuvend

    Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Kuvend, ku do të mbahet seanca maratonë për buxhetin 2026 dhe paketën fiskale.

  • VIDEO

    Balluku shkon në Kuvend, Bardhi: Erdhi e pandehura

    Zv.kryeministrja Belinda Balluku shkoi në Kuvend për të marrë pjesë në seancën maratonë për pr.buxhetin dhe paketën fiskale.

    Kjo është hera e parë që Balluku shfaqet në Kuvend që pasi u mor e pandehur nga SPAK për Tunelin e Llogarasë.

    Sapo Balluku u fut në Kuvend, kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi u dëgjua të thotë  “o kush erdhi, e pandehura.

  • VIDEO

    Audioregjistrimi i 21 janarit nuk është ekspertuar dot, SPAK e dërgon në laboratorë jashtë vendit

    Mësohet se prova e re e dorëzuar nga familja e Aleks Nikës për krimin shtetëror të 21 janarit, kaseta me regjistrimin audio të disa komunikimeve në radio të zinxhirit komandues të Gardës së Republikës, nuk është ekspertuar dot nga laboratorët në Shqipëri.

    Burime për gazetaren e Report Tv, Keti Banushi thonë se laboratorët nuk kanë mundësi teknike për të kryer një ekspertim të tillë, ndaj SPAK i është drejtuar laboratorëve të tjerë jashtë vendit.

    Prokuroria e Posaçme ka kërkuar nga familjarët e të ndjerit Aleks Nika që të tregojnë mënyrën se si është siguruar audio regjistrimi si dhe pajisjen origjinale me të cilën është bërë regjistrimi, pasi kaseta e dorëzuar në SPAK është kopjo.

    Në materialin audio dëgjohet Ndrea Prendi, komandanti i atëhershëm i gardës, që jep urdhër të hapet zjarr luftarak mbi protestuesit, pra jo më plumba manovër.

    Audioregjistrimi që flitet se është 34 minuta është bërë nga një person që ka pasur akses në komunikimin e një kanali të konsideruar të sigurt që përdorej nga drejtues të lartë të Gardës, i cili ka regjistruar komandat dhe urdhrat e dhëna në momentet kur u vranë 4 protestuesit e paarmatosur para kryeministrisë të drejtuar nga Sali Berisha në atë kohë.

  • VIDEO

    Rrugë të bllokuara dhe rrëshqitje dherash në qarkun e Vlorës! Del nga shtrati lumi Bistricë! Përmbytet një banesë në Nivicë

    Reshjet e dendura të orëve të fundit kanë krijuar disa vështirësi në disa zona të Qarkut Vlorë, ndërsa strukturat vendore dhe emergjencat civile janë në gatishmëri dhe po punojnë për normalizimin e situatës.

  • VIDEO

    Lumi i Kalasës del nga shtrati, vështirëson qarkullimin në rrugën Sarandë - Delvinë

    Uji i lumit të Kalasës ka dalë nga shtrati në Shijan duke vështirësuar kalimin në rrugën Sarandë - Delvinë dhe Kardhiq. 

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv