-
VIDEO
Moti i keq/ Bllokohen rrugët në Mat! Del nga shtrati Lumi Drojë, 80 familje të izoluara në Shpërdhet të Kurbinit! 50 banesa të përmbytura në Milot (VIDEO)
Probleme raportohen në Lezhë, Fushë-Krujë, Vlorë e Fier. Në Lezhë, kanali i ujërave të larta në Zadrimë ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur disa hektarë tokë bujqësore. Ka probleme edhe me energjinë. Në Vlorë, era e fortë ka rrëzuar pemë. Pa energji edhe disa zona në Fier.
-
VIDEO
Skandali me vrasjen e Egli Progës, asnjë në qeli! Prokuroria e Korçës 15 muaj hetim, shkel afatet e paraburgimit, lihen në arrest shtëpie dy vrasësit e dyshuar
Nga 5 të arrestuarit për vrasjen e Progës në gusht 2024, sot asnjë nuk është në qeli. 3 personat e hetuar për moskallëzim krimi janë në masën detyrim paraqitje, ndërsa dy vrasësit e dyshuar para 3 ditësh lanë qelinë me vendim të Gjykatës së Korçës. Prokuroria e Korçës pret ende ekspertizën e kamerave të sigurisë.
-
VIDEO
Shembet rruga kryesore e fshatit Shpërdhet në Kurbin, rreth 80 familje mbeten të izoluara
Rreth 80 familje në fshatin Shpërdhet të Kurbinit janë izoluar, për shkak te shembjes së rrugës nga prurjet e shumta te Lumit Droja. Segmenti rrugor ka pasuar shembje në një gjatësi rreth 100 metra, duke bllokuar lëvizjen e banorëve.
“Kjo situatë sa herë që bie shi këto problematika janë. Është ujë i rrëmbyeshëm. Kanë ardhur e kanë parë dhe para dy vitesh ato të bashkisë. Sot është pezulluar i gjithë fshati. Një fshat me 80 familje është bllokuar.”
“Këtu pra 2 vitesh e njëjta situatë. As nuk ka vendosur dorë njeri që nga ’97. Jemi bllokuar si lagje. Jemi 80 familje me rreth 350 banorë. Është shembur komplet rruga. Erdhi kryetarja në mëngjes nuk e di çfarë masash do të marrin. Ishalla shteti po vendos dorë.”
-
VIDEO
Reshjet e shiut dëmtojnë rrugën në fshatin Bilaj të Krujës, banorët kërkojnë ndërhyrjen e shtetit
Reshjet e shiut që kanë përfshirë vendin kanë shkaktuar dëmtimin e një rruge në fshatin Bilaj të Krujës.
Dy nga familjet që e përshkrojnë këtë rrugë thonë se kjo ishte e vetmja rrugë që përdornin për të kaluar.
-
VIDEO
Moti i keq/ Reshjet e dendura bllokojnë rrugët në Mat, uji futet në banesa! Evakuohet një familje në Baz
Reshjet e dendura të orëve të fundit kanë krijuar një situatë të rënduar në të gjithë territorin e Bashkisë Mat.
Dëme të konsiderueshme janë shënuar në rrugët rurale të njësive administrative Macukull, Derjan, Rukaj, Baz, Komsi, Ulëz dhe Lis, ku qarkullimi është vështirësuar ose bllokuar plotësisht. Prurjet e mëdha të ujërave kanë dalë nga shtrati i kanaleve dhe kanë përmbytur rrugë të qytetit dhe fshatrave.
Disa fshatra të njësive Macukull dhe Derjan janë aktualisht pa energji elektrike, ndërsa rezervuarët në zona të ndryshme janë tejmbushur.
Në aksin kombëtar Burrel-Milot është raportuar rënie gurësh dhe inertesh, duke krijuar rrezik për qarkullimin. Uji ka hyrë në oborret e disa shkollave, ndërsa në Baz dhe Lis disa banesa janë përmbytur ose paraqesin rrezik shembjeje.
Reparti i zjarrfikësve e nisi ditën me evakuimin e një familjeje në zonën e Bazit dhe po vijon punën për largimin e ujërave të tepërta në zonat e bllokuara.
Ndërkohë, ekipet e OSHEE po punojnë për rikthimin sa më të shpejtë të energjisë elektrike për të gjithë banorët e prekur. Edhe firma mirëmbajtëse e rrugës nacionale ka rritur kapacitetet me mjete dhe punonjës për të garantuar qarkullimin në aksin kryesor.
-
VIDEO
Moti i keq/ Përfaqësues të pushtetit vendor takim në prefekturën e Fierit, Ymeraj: Jemi në gatishmëri të plotë
Përfaqësues të pushtetit vendor dhe Drejtorive Rajonale janë mbledhur paraditen e sotme në një takim urgjent në prefekturën e Fierit për të raportuar situatën e emergjencës për shkak të reshjeve të shiut.
Problematika kryesore për të cilën janë angazhuar të gjitha strukturat në qark janë kanalet kulluese dhe sistemi i argjjnaturave, për të përballuar vërshimet e mundshme të katër lumenjve, Shkumbini në Lushnjë, Vjosa në Fier dhe Mallakstër, Semani në Rroskovec dhe Gjanica në qytetin e Fierit.
“Gjatë ditës së sotme është realizuar një takim pune mes drejtuesit të strukturave vendore nga ku është marrë një informacion për situatën e përgjithshme në terren. Në orët në vijim priten që të ketë reshje shiu me intensitet të lartë në qarkun e Vlorës dhe Gjirokastrës që mund të ndikojnë prurjet e lumit Vjosa, megjithatë nuk ka ndonjë rrezik që lumi të dalë nga shtrati. Kemi kërkuar që strukturat vendore të jenë në gatishmëri të plotë”, thotë Kreshnik Ymeraj, Përgjegjës i Emergjencave Civile, Prekfektura Fier.
Më herët inxhinieri i Bordit të Ujitjes dhe Kullimit në Fier, Evarist Koliçi, bëri të ditur se sistemi kullues është në gjendje optimale dhe se të gjithë punonjësit e Bordit kanë kaluar në gjëndje gatishmërie.
Reshjet në Qarkun e Fierit kanë qenë me intensitet të ulët gjatë natës por era e fortë ka shkaktuar defekte në rrjetin e furnizimit të energjisë elektrike për riparimin e të cilave po punohet nga punonjësit e OSHEE.
"Aktualisht janë riparuar 13 fidera dhe po punohet për riparimin e 7 të tjerëve" ka pohuar Ymeraj.
Prefekti i Qarkut Fier, Anduel Xhindi ka kërkuar gatishmëri maksimale dhe reagim të shpejtë dhe të koordinuar në rast përkeqësimi të situatës.
-
VIDEO
Moti i keq/ Uji 'pushton' lagjen Besëlidhja në Lezhë, përmbytje në Kallmet dhe Fushë-Krujë! Rrëzohen pemë në Vlorë
Probleme raportohen në Lezhë, Fushë-Krujë, Vlorë e Fier. Në Lezhë, kanali i ujërave të larta në Zadrimë ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur disa hektarë tokë bujqësore. Ka probleme edhe me energjinë. Në Vlorë, era e fortë ka rrëzuar pemë. Pa energji edhe disa zona në Fier.
-
VIDEO
Situata kaotike në Lezhë/ Kryetarja e bashkisë Kurbin: Po ndërhyjmë me mjetet e bashkisë! Qytetarët: Ajo e ka fajin, 30 vite nuk ka pastruar kanalet
Moti i keq ka shkaktuar përmbytje të konsiderueshme në disa zona të qarkut të Lezhës, ndërsa më e goditura rezulton të jetë zona e Zhejës në Kurbin. Vërshimi i ujërave malorë ka përmbytur banesa dhe biznese, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Raportohet se edhe një numër i konsiderueshëm automjetesh janë dëmtuar si pasojë e prurjeve të mëdha të ujit.
Kryetarja e Bashkisë Kurbin, Mailinda Cara, ka deklaruar se mjetet dhe ekipet e bashkisë ndodhen aktualisht në terren për të menaxhuar situatën dhe për t’u ardhur në ndihmë banorëve të prekur.
-
VIDEO
Skandali me vrasjen e Egli Progës, asnjë në qeli! Prokuroria e Korçës 15 muaj hetim, shkel afatet e paraburgimit, lihen në arrest shtëpie dy vrasësit e dyshuar
Nga 5 të arrestuarit për vrasjen e Progës në gusht 2024, sot asnjë nuk është në qeli. 3 personat e hetuar për moskallëzim krimi janë në masën detyrim paraqitje, ndërsa dy vrasësit e dyshuar para 3 ditësh lanë qelinë me vendim të Gjykatës së Korçës. Prokuroria e Korçës pret ende ekspertizën e kamerave të sigurisë.
-
VIDEO
Moti i keq/ Policia Rrugore, apel drejtuesve të mjeteve: Respektoni rregullat e qarkullimit
Teksa vendi ynë po përballet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, Policia Rrugore ka shtuar prezencën në rrugë.
Në një njoftim, policia iu bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit në rrugë.
-
VIDEO
Moti i keq/ Trageti i linjës Brindisi-Vlorë nuk ankorohet në port, shkak erërat e forta dhe dallgët e larta
Prej më shumë se tre orë e gjysmë, trageti i linjës Brindisi-Vlorë, pasi ka mbërritur rreth orës shtatë të mëngjesit në gjirin e Vlorës, nuk ka mundur dot të ankorohet për shkak të erërave të forta, dallgëve të larta, si dhe rrezikut të përplasjes me kalatën e portit të Vlorës.
Nga ora 07:00 deri në orën 10:30, trageti, i cili ka 174 pasagjerë në bord, vijon të qëndrojë në radë, deri në përmirësimin e kushteve atmosferike.
-
VIDEO
Malësi e Madhe/ Rrufeja shkakton zjarr në një banesë dykatëshe, shtëpia shkrumbohet tërësisht nga flakët
Një shtëpi në fshatin Preknicaj të Shkrelit është përfshirë nga flakët gjatë orëve të natës. Banesa është shkrumbuar plotësisht duke shkaktuar dëme të mëdha materiale ndërsa nuk raportohet për njerëz të lënduar.