-
VIDEO
Shkodër/ Përfshihet nga flakët mjeti në lëvizje në aksin Pukë-Fushë Arrëz, shpëton mrekullisht shoferi
Drejtuesi i mjetiti ishte i vetëm në automjet, ndërsa ka mundur që të dalë pa dëmtime nga mjeti.
-
VIDEO
Sherri me grushte në Këshillin Bashkiak të Pogradecit, i riu lirohet nga qelia! Gjykata: Arrestimi i paligjshëm
Gjykata e Korcës liroi nga paraburgimi të riun Kevi Muçllari dhe e cilësoi të paligjshëm arrestimin e tij nga policia e Pogradecit. 25-vjecari u konfrontua me një këshilltar bashkiak, gjatë mbledhjes së tensionuar ku bashkia vendosi të japë me qira tokat e fshatit Çerravë.
-
VIDEO
Përhapte materiale me përmbajtje pornografike me të mitur, arrestohet 29-vjeçari në Tiranë
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike ka finalizuar një operacion të rëndësishëm në luftën kundër krimit kibernetik, duke arrestuar një 29-vjeçar në Tiranë për veprën penale "Pornografia me të mitur”
-
VIDEO
Rama: Të paktën 7 anije do të ndërtohen nga kompania italo-shqiptare në Pashaliman! Do të furnizojmë Italinë dhe vendet e tjera
Kryeministri tha se në marrëveshjen e nënshkruar mes kompanisë shtetërore italiane Fincantieri dhe asaj shqiptare, KAYO mes dy ministrive të Mbrojtjes, bëhet fjalë për ndërtimin e të paktën 7 anijeve në Pashaliman. Rama shtoi se Shqipëria shumë shpejt do të furnizojë Italinë me anije dhe po ishte e nevojshme dhe vendet e tjera.
“Nuk janë dy autonaveta, por kur lajmi duhet të jetë negativ, janë vetëm 2, kur lajmi duhet pozitiv, është ashtu siç është.
Janë dy autonaveta, por mbi të gjitha janë 7 anije që do të ndërtohen në Pasha Liman nga një kompani italo-shqiptare, pala italiane do të jetë Fincantieri, pala shqiptare do të jetë KAYO. Dhe kjo do të jetë një sipërmarrje e përbashkët që do të krijojë vende pune, njohur për të rinjtë shqiptarë dhe që do të furnizojë Shqipërinë Italia, por dhe vendet e tjera nëse do të ketë nevojë me anije të cilët janë kaq të rëndësishme në ditët që jetojmë”, tha Rama.
-
VIDEO
Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku paraqitet në SPAK
Ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku është paraqitur këtë të enjte në SPAK.
-
VIDEO
Parakalime të gabuara dhe nën efektin e alkoolit, Rrugorja e Korçës: Gjatë 24 orëve janë gjobitur 112 shoferë
Policia Rrugore e Korçës ka bërë bilancin e 24 orëve të fundit. Ata apelojnë për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor
-
VIDEO
Shqipëria ngre kompleksin më të madh stërvitor për Forcat e Armatosura, do të akomodojë 1200 trupa
Ky investim i ri, sipas ministrit të Mbrojtjes Pirro Vengu e “shndërron Bizën në një poligon ndërkombëtar të dedikuar të stërvitjes së Forcave të Armatosura dhe një hap konkret që dëshmon se investimet për rritjen e gatishmërisë, aftësive dhe standardeve janë përparësi e Ministrisë së Mbrojtjes
-
VIDEO
Krimi shtetëror i 21 janarit, Sali Berisha nesër në SPAK! Llogari për herë të parë për vrasjet në bulevard
Ish-kryeministri Sali Berisha është njoftuar të paraqitet në ambientet e SPAK-ut nesër në orën 10:00 të paradites. Kjo është thirrja e dytë që SPAK firmos për Berishën, pasi e para e firmosur më datë 3 nëntor, ishte kthyer mbrapa pa u hapur.
-
VIDEO
Atentati në Rinas/ Policia kërkesë Spanjës për lëvizjet e Danit dhe mikut të tij! 80 gëzhoja në vendngjarje, makina e autorëve u vodh në Greqi 2 vite më parë
15 persona janë shoqëruar për atentatin mafioz në Rinas, kryesisht familjarë e miq të Gilmando Danit dhe agjentit të Mbikëqyrjes Policore. Kontrolle janë zhvilluar në Tiranë, Kamëz, Nikël e Fushë-Krujë. Danin e kapën 20 plumba në trup.
-
VIDEO
Tiranë/ Vodhi një makinë dhe gjatë tentativës për t’u larguar përplasi dy mjete të parkuara, arrestohet 35-vjeçari! U kap ‘mat’ nga kamerat
Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës për vjedhje. Një prej të arrestuarve, vodhi një makinë rrugën “Bardhyl”.
-
VIDEO
Arrestimi i 27-vjeçarit në Pogradec pas konflikitit me këshilltarin demokrat/ Kapri: U nisa nga Tirana për ta inkurajuar Muçllarin
Deputeti i Partisë “Mundësia”, Erald Kapri, ka dalë para mediave duke mbrojtur veprimet e të riut dhe duke e quajtur arrestimin e tij një akt të padrejtë. Kapri tha se ishte nisur nga Tirana për ta inkurajuar Muçllarin, të cilin e cilësoi si shembull qytetarie dhe guximi.
-
VIDEO
Shisnin kokakinë në doza në Himarë, dy të arrestuar
Gjatë kontrollit të kryer në makinën tip ‘Fiat’ që ata lëviznin dhe banesën ku rrinin në Vuno, blutë sekuestruan 46 doza kokainë gati për shitje