-
VIDEO
Kontigjenti X i Forcës Detare i angazhuar në operacionin e NATO-s, Rama: Profesionalizmi e gatishmëria, prioritet absolut i Mbrojtjes
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga operacioni në rrjetet sociale, duke nënvizuar rolin aktiv të Shqipërisë në misionet ndërkombëtare të Aleancës.
-
VIDEO
Ceremonia e 81-vjetorit të Çlirimit të Elbasanit, vendosen kurora me lule për të nderuar dëshmorët
Në këtë ditë historike, përfaqësues të pushtetit vendor, deputetë, veteranë, nxënës dhe familjarë të dëshmorëve u mblodhën për të nderuar bijtë e bijat e këtij qyteti që dhanë jetën për liri.
-
VIDEO
Atentati pranë aeroportit të Rinasit, Policia e Lezhës ngre postoblloqe në disa akse kryesore për kapjen e autorëve
Atentati i ndodhur ndaj Gilman Dodanit afër aeroportit të Rinasit ka vënë në lëvizje edhe Policinë e Lezhës.
Strukturat e rendit në këtë qark kanë ngritur pika kontrolli në disa akse kryesore rrugore, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve të mundshëm.
Burime nga policia bëjnë me dije se po verifikohet çdo automjet i dyshimtë që qarkullon në zonë, ndërsa janë përfshirë edhe shërbime të forcave operacionale.
-
VIDEO
Debate në Këshillin Bashkiak të Durrësit për projektin TID, banorët e kundërshtojnë, ngrihen në protestë: Turp, hajdutë
Dalja e këshilltarëve të majtë nga ambientet e bashkisë u shoqërua me thirrjet “Turp!” dhe “Hajdutë!” nga protestuesit e mbledhur jashtë. Për banorët e prekur nga projekti TID, protesta mbetet mjeti i vetëm për të kundërshtuar shembjen e banesave dhe bizneseve të tyre.
-
VIDEO
Atentati me 1 vrarë dhe 1 të plagosur në Rinas, automjeti i autorëve gjendet i djegur në Fushë-Krujë
Një automjet është gjetur i djegur në Fushë-Krujë, specifikisht në fshatin Halil. Automjeti dyshohet se u përket autorëve të antentatit që ndodhi pasditen e sotme pranë Aeroportit të Rinasit, ku mbeti i vrarë Gilmando Danit, mik i Emiljano Shullazit, dhe i plagosur Muçi Shaljani (Sheqeri).
-
VIDEO
Atentati pranë aeroportit të Rinasit, plumbat kapën edhe xhamat e hotelit! Report Tv sjell pamjet
Report Tv ka siguruar të tjera pamje nga atentati pranë aeroportit të Rinasit. Plumbat kanë kapur edhe xhamat tek hoteli aty pranë, siç shihet edhe në këto pamje.
-
VIDEO
Sulm kibernetik ndaj SPAK? Prokurori Mara: Nuk ka pasur, vëmendja jonë ndaj ruajtjes së sistemeve të IT është e shtuar
Prokurori Vladimir Mara u pyet edhe për një spekulim se para dy ditësh SPAK është bërë objekt i një sulmi kibernetik dhe se janë hakeruar dosje. Në Komisionin për Nismat Qytetarë, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, prokurori se nuk ka pasur asnjë sulm dhe se vëmendja e institucionit në këtë aspekt ka qenë i shtuar për të ruajtur sistemet e IT-së.
-
VIDEO
Mara: Ngritja e një portofoli për kriptovalutat e sekuestruara, domosdoshmëri për ne! Duhet ndërhyrje ligjore
Prokurori i SPAK, Vladimir Mara theksoi edhe nevojën e krijimit të një portofoli për administrimin e kriptovalutave të sekuestruara. Ai u shpreh se duhet të bëhet ndërhyrje ligjore, por shtoi se edhe me disa dakordësi mund të bëhet pa pasur ndërhyrje. Sipas tij, menaxhimi dhe ruajtja e kriptovalutave, bazuar në praktikat ndërkombëtare, kërkon procedura teknike dhe speciale.
-
VIDEO
Atentat pranë aeroportit të Rinasit, vritet krahu i djathtë i Shullazit! Një tjetër i plagosur
Një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër i plagosur pasditen e sotme pranë aeroportit të Rinasit. Burime bëjnë me dije se është qëlluar me armë drejt një makine të bardhë.
-
VIDEO
Prokurori Mara te ‘Mbikëqyrja Institucionale’: Për 2026, 220 mln lekë për rritjen e kapaciteteve të hetimit! Siguria në SPAK, e garantuar
Prokurori i SPAK, Vladimir Mara tha në Komisionin për Nismat Qytetarë, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, ku u fol për projektbuxhetin e vitit 2026, tha se menaxhimi financiar i Prokurorisë së Posaçme është fokusuar në financimin e shpenzimeve dhe përmbushjen e objektivave prioritare.
-
VIDEO
Masakra e Gërdecit/ Mediu paraqitet në GJKKO për seancën e radhës gjyqësore
Fatmir Mediu është paraqitur në GJKKO për seancën e radhës gjyqësore për masakrën e Gërdecit, ku mbetën të vrarë 26 persona mes tyre edhe fëmijë
-
VIDEO
Digjet banesa në Shkodër, familja me 8 anëtarë në qiell të hapur! Kryefamiljari mes lotësh apel për ndihmë: Jam në rrugë të madhe
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se zjarri ka shpërthyer si rezultat i një defekti në sistemin elektrik. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.