-
VIDEO
Gjirokastër/ Liqeni i Viroit arrin në pikën kritike, rrezikon daljen nga shtrati për shkak të reshjeve të shiut
Rrezikohet edhe përmbytja e aksit Gjirokastër-Tepelenë si pasojë e intensitetit të reshjeve.
-
VIDEO
Mot i paqëndrueshëm, parashikohen reshje shiu në të gjithë territorin
Temperaturat nuk do të kenë luhatje të ndjeshme, duke mbetur në shifrat deri në 17 gradë celsius gjatë mesditës dhe gjatë natës 10 gradë mesatarisht.
-
VIDEO
Reshjet e shiut në Sarandë, shkaktojnë rënie gurësh në aksin rrugor Kardhiq–Delvinë
Si pasojë e reshjeve të dendura që kanë përfshirë qarkun e Vlorës gjatë orëve të fundit, në aksin rrugor Kardhiq–Delvinë, pranë tunelit të Skërficës, ka pasur rënie gurësh dhe inerte në rrugë.
-
VIDEO
Zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, moti me shi pengesë për qytetarët!
Teksa kanë mbetur edhe dy orë nga përfundimi i orarit zyrtarë të procesit të votimit në 5 bashki në vend, në Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik dhe Vlorë, pjesëmarrja deri më tani është e ulët.
-
VIDEO
Aksident në Fier, makina e policisë përplaset me një mjet tjetër, plagosen dy efektivë dhe shoferja
Përplasja dyshohet të ketë ndodhur pasi drejtuesja e automjetit tip “Benz” ka humbur kontrollin për shkak të lagështirës, ndërsa mësohet se tre të plagosurit ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën
-
VIDEO
Zgjedhjet e pjesshme/ Vlonjatët të zhgënjyer: Pse të votojmë, nuk fitojmë gjë! Beratasit: Rrjeti urban, problem! Matjanët: S’kemi pritshmëri, këtu s’ka punë
Në 5 bashki të vendit po mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore. Teksa procesi i votimit vijon pa probleme, disa qytetarë shprehen skeptikë për këto zgjedhje.
-
VIDEO
Komisionerja në Tepelenë komplimenton kandidatin me beben në krahë: Kryetar më të bukur nuk kemi parë ndonjëherë
Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tepelenës, Gabriel Guma u shoqërua sot nga bashkëshortja e tij për të votuar ndërsa në kahë mbante dhe djalin e vogël.
Teksa po kryente të gjitha procedurat, nga verfikimi i identitetit e deri tek marrja e fletës së votimit, Guma u komplimentua dhe nga një anëtare e komisionit, e cila i tha: Kryetar më të bukur nuk kemi parë ndonjëherë.
-
VIDEO
Të pavarurit e Berishës thyejnë heshtjen zgjedhore, Shkarpa në Berat dhe Sota në Vlorë: Kemi programin më të mirë elektoral
Kandidati i pavarur i Beratit, Pavlo Shkarpa, i cili në këto vendore të pjesshme ka mbështetjen e Partisë Demokratike, ka thyer heshtjen zgjedhore duke bërë fushatë.
Pasi ka hedhur votën në kuti, Shkarpa në një prononcim për media, ka folur mbi planet e tij për qytetin, duke u kërkuar qytetarëve votën për veten e tij, duke thënë se ka projektin më të mirë për beratin.
“Dua ta projektoj te ardhmen e këtij qyteti. Unë luftën e kam me shtetin, ne jetojmë ne diktature, edhe pse thuhet qe jetojmë ne demokraci.
Berati është i yni, ne kemi nevoje për këtë qytet, Berati s’ka nevoje për ne. Berati sot duhet te zgjedhe njeriun me te mire.
Unë kam projekte te mëdha për këtë qytet se kam dëshirë ta ndryshoj. Këta janë bere te pasur me taksat e qytetareve. Po e mora unë bashkinë bashkia do jete e popullit te thjeshte”, tha Shkarpa.
Të njëjtën gjë ka bërë dhe Dionis Sota, kandidati i pavarur në Vlorë. Sota për mediat tha se ka programin më të mirë për Vlorës dhe se e meriton fitoren për t’i rikthyer dinjitetin qytetit.
“Kam programin më të mirë, dhe jam një djalë që jam lindur e rritur në këtë lagje dhe jam një djalë jo vetëm që e dua me shpirt, por e kam marrë aromën e këtij qyteti qëkur kam lindur. Jam idealist i vërtetë dhe këtë e them me shpirt”, tha Sota.
-
VIDEO
Zgjedhjet e pjesshme, 90-vjeçari nga Vlora: Jam korrekt, s’ka kuptim po nuk votove! Edhe e moshuara nga Burreli sfidon moshën për të votuar
Ismail Mahilaj, 90 vjeç ka ushtruar sot të drejtën e tij të votës në qendrën e votimit nr.4440/1, Vlorë.
-
VIDEO
Aksident i trefishtë në aksin Levan - Tepelenë, një i plagosur
Një aksident rrugor është shënuar këtë të dielë në aksin rrugor Levan-Tepelenë në vendin e quajtur ‘Kthesa e Varibopit’.
-
VIDEO
Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për ditën e sotme
Moti parashikohet në pjesën e parë të ditës me kthjellime e alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura.
-
VIDEO
Shpërthen rrjeti i ujësjellësit në Elbasan, uji kthehet në shatërvan
Pamjet e siguara nga Report Tv, tregojnë si uji shpërthen si shatërvan duke u ngritur në disa metra lartësi.