-
VIDEO
Pogradec/ Sherri në Këshillin Bashkiak, banorët kërkojnë lirimin e 27-vjeçarit që u konfrontua me këshilltarin! Arbër Lale: Engjëll Shyti, edhe ligjvënës, edhe punon në bashki
Banorët e fshatit Cerrave kërkojnë lirimin e bashkëfshatarit të tyre, Kevi Muçllari, i cili u arrestua sot pas konfrontimit fizik që pati me anëtarin Këshillit Bashkiak të Pogradecit, Engjëll Shyti.
-
VIDEO
Tiranë/ Morën peng 27-vjeçarin dhe e dhunuan, 2 në pranga dhe 3 në kërkim! I morën edhe 5 mijë euro
Ata e kanë mbajtur pa liri për disa orë në një apartament dhe e kanë dhunuar fizikisht, derisa ai u ka dhënë shumën prej 5000 eurosh. Më pas, e kanë kanosur përsëri për t’u dhënë edhe një shumë tjetër.
-
VIDEO
Plas sherri në Këshillin Bashkiak të Pogradecit, Këshilltari përleshet fizikisht me qytetarin në sallë
Pas debateve të shumta, këshilltarët kanë miratuar me 20 vota pro këtë vendim, çka ka sjellë edhe agravim deri në dhunë fizike.
-
VIDEO
Krimi shtetëror i 21 janarit/ Ish-kryeministri Sali Berisha do përballet për herë të parë me SPAK, thirret të premten në 10:00
Kjo është thirrja e dytë që SPAK firmos për Berishën, pasi e para e firmosur më datë 3 nëntor, ishte kthyer mbrapa pa u hapur. Kjo ka detyruar SPAK që të nisë një tjetër fletë thirrje, jo më vetëm në banesën e ish Kryeministrit, por edhe në adresat e tij në Kuvend dhe PD.
-
VIDEO
15 vjet nga rënia në krye të detyrës, përkujtohet Dëshmori i Pajtim Alistafaj, Proda: Njeri i rrallë, e ktheu çdo ditë pune në sakrificë për jetën
Figura si ajo e Dëshmorit të Atdheut Pajtim Alistafaj janë stimuli më i fortë për punonjësit e Policisë, që të vijojnë të palëkundur misionin e tyre për garantimin e ligjit dhe zbatimin e të drejtave të qytetarëve.
-
VIDEO
Vlorë/ Makina e parkuar përfshihet nga flakët, digjet edhe një tjetër pranë saj
Dy makina janë përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë.
Sipas informacioneve paraprake fillimisht zjarri ka rënë në makinën tip ‘Suzuki’ dhe më pas në flakë është përfshirë edhe një ‘Audi’ parkuar aty pranë.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes – nëse djegia është e qëllimshme apo ndonjë defekt teknik.
-
VIDEO
Operacioni në Farkë: Prishen 2736 m² ndërtime pa leje, 18 persona nën hetim dhe mbi 1 mln € gjoba
Operacioni në Farkë: 68 objekte të inspektuara, 2736 m² ndërtime pa leje të prishura, mbi 1 milion euro gjoba dhe 18 persona të proceduar Nga operacioni i zhvilluar në zonën e Farkës janë inspektuar deri tani 68 objekte dhe janë prishur 2736 metra katrorë ndërtime pa leje, përfshirë vila luksoze. Autoritetet kanë vendosur mbi 1 milion euro gjoba ndaj subjekteve që kanë shkelur ligjin, ndërsa janë proceduar penalisht 18 persona, mes tyre 13 inspektorë të Mbrojtjes së Territorit që akuzohen se kanë mbyllur sytë ndaj paligjshmërive. “Operacioni për ligjshmërinë në territor do të vijojë dhe nuk do të ndalet, nga hapësirat publike tek çdo leje e miratuar që duhet të zbatohet drejt dhe sipas ligjit”, deklaroi Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu.
-
VIDEO
Rrugorja e Tiranës vijon aksionin, heq me karrotrec makinat e parkuara në korsitë e autobusave! Bllokon edhe 102 mjete elektrike
Gjatë 72 orëve të fundit Rrugorja bën me dije se ka hequr me karrotrec 40 automjete të cilat kishin bllokuar hapësirat për transportin publik.
-
VIDEO
Reshjet e shiut në qarkun e Kukësit/ Rritet niveli i ujit në liqenin e Fierzës, arrin në 296 m
Gjatë 24 orëve të fundit, i gjithë territori i Qarkut të Kukësit është përfshirë nga reshje të dendura shiu, të cilat kanë vijuar me intensitet mesatar deri të lartë në disa zona. Si pasojë e reshjeve, në disa segmente të rrugëve nacionale janë regjistruar rënie gurësh dhe inerte, duke krijuar vështirësi të përkohshme në qarkullim.
Pas ndërhyrjes së vazhdueshme të subjekteve kontraktore të mirëmbajtjes, pastrimi i akseve është bërë pa ndërprerje dhe rrugët janë mbajtur funksionale gjatë gjithë kohës. Aktualisht, të gjitha akset rrugore nacionale në qark janë të qarkullueshme normalisht. Bashkitë Kukës,Tropojë dhe Has nuk kanë raportuar problematika emergjente deri më tani.
-
VIDEO
Reshjet e shiut/ Uji ‘pushton’ rrugën në terminalin e autobusëve në Bulqizë
Reshjet e dendura të shiut gjatë ditës së djeshme dhe gjatë orëve të natë kanë sjellë problematika në disa rrugë.
Një prej tyre është edhe një pjesë e segmenti rrugor para terminalit të autobusëve në Bulqizë.
Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara për Report Tv kjo pjesë rruge është nën ‘pushtetin’ e ujit.
-
VIDEO
Qytetarët në Durrës parkojnë makinat mbi trotuar nga frika e përmbytjes, bashkia i gjobit!
Një qytetar ka denoncuar një rast gjobitjeje në Durrës sepse kishte parkuar automjetin në trotuar. Sipas tij, automjetin e kishte parkuar aty për shkak të përmbytjes së rrugës.
-
VIDEO
Shkodër/ Mbante mesazh kundër grabitjes së pronave, Policia heq tabelën në oborrin e xhamisë ‘Ebu Beker’
Tabela i referohej grabitjes së pronës që, sipas komunitetit mysliman, po u vidhet atyre dhe në të po ndërtohet një kullë 35-katëshe.