-
VIDEO
3 vrasjet brenda një dite në tetor, Koçiu: Krime tragjike, autorët janë kapur! Nuk implikohet puna e Policisë së Shtetit
Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu foli në komision edhe për 2 vrasjet e 29 tetorit brenda një dite, ku djali vrau babanë në Durrës, kolegu vrau picierin në Tiranë, si edhe vrasja e vizitorit në Berat. Koçiu tha se janë 3 krime tragjike, por nga të cilat nuk implikohet puna e Policisë së Shtetit.
-
VIDEO
Kapri: Policia është institucioni më i pabesueshëm! Koçiu:Nuk ka rast dekonspirimi, këto janë të dhëna që vijnë nga Policia
Ministrja Albana Koçiu iu përgjigj pyetjeve në komision mbi deklaratat se Policia e Shtetit dekonspiron operacionet e SPAK. Koçiu tha se nuk ka në Policinë e Shtetit asnjë rast të dekonspiruar.
“Sa i përket SPAK dhe Policisë së Shtetit, nuk është regjistruar asnjë rast dekonspirimi, këto janë të dhëna që vijnë nga Policia”, tha Koçiu.
-
VIDEO
Kryemadhi: Dosja të kthehet për hetim! Nuk ka prova të reja nga SHBA, thjesht një kthim përgjigje për letërporosinë e SPAK
Monika Kryemadhi tha për gazetarët pas daljes nga GJKKO, ku u shty seanca paraprake për dosjen në ngarkim të saj, Ilir Metës dhe tre të tjerëve, tha se do të kërkojë që dosja të kthehet për hetime në SPAK. Të njëjtën kërkesë parashtroi edhe avokati i Metës më herët për gazetarët. Sipas saj, përmes avokatit të saj, kërkoi në seancë që të saktësohet se nuk bëhet fjalë për prova të reja të ardhura nga Amerika por për kthim përgjigje për një letër porosi të drejtuar nga SPAK në vitin 2024.
-
VIDEO
Ndalimi i monopatinave/ Koçiu: 1 mijë aksidente të raportuara në Polici gjatë këtij viti, rrezik për qytetarët! Do sjellim rregullat e reja
Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu thotë se monopatinat janë rrezik për të gjithë qytetarët. Vetëm gjatë këtij viti, Koçiu tha se monopatinat kanë qenë shkaktare të 1 mijë aksidenteve, të dhëna këto që janë të raportuara në Policinë e Shtetit, pasi ministrja theksoi se jo të gjithë ata që përfshihen në aksidente me monopatinë e raportojnë në Polici.
-
VIDEO
Koçiu: Shqipëria progres në luftën kundër krimit të organizuar, SPAK sekuestroi e konfiskoi pasuri me vlerë 65.5 mln euro
Ministrja Albana Koçiu thotë se Shqipëria ka bërë progres në luftën kundër krimit të organizuar. Ajo përmend edhe punën e SPAK, duke thënë se ka sekuestruar e konfiskuar pasuri me vlerë 65.5 mln euro.
-
VIDEO
Pogradec/ Sherri në Këshillin Bashkiak, banorët Çërravës në protestë! Kërkojnë lirimin e 27-vjeçarit që u konfrontua me këshilltarin demokrat
Banorët kërkojnë lirimin e 27-vjeçarit duke thënë se ai u provokua dhe u godit nga këshilltari demokrat Ëngjëll Shyti.
-
VIDEO
Maliq/ Tentoi të hynte në një banesë, 45-vjeçari gjendet i pajetë në kangjellat e murit rrethues (EMRI)
Dyshohet se ai ka tentuar të hyjë në oborrin e banesës që nuk ishte e tij, por gjatë ngjitjes bluza i është kapur në kangjella, duke shkaktuar mbytjen fatale.
-
VIDEO
Reshjet e shiut/ Rruga pranë terminalit të autobuzave në Bulqizë ende nën ‘pushtetin’ e ujit, niveli arrin deri në 30 cm
Bllokimi i pusetave dhe kanaleve kulluese ka bërë që uji të vërshojë në rrugën mes dy lagjeve dhe të bllokojë sheshin para terminalit.
-
VIDEO
SPAK e çoi për gjykim për korrupsion në zgjedhjet e 11 majit, kryebashkiaku i Vaut të Dejës paraqitet në GJKKO për seancën paraprake
Sipas SPAK gjatë fushatës se 11 majit, Shkreli “u ka premtuar dhe ofruar të mira materiale zgjedhësve të fshatit Stajkë, në Bashkinë e Vaut të Dejës, në këmbim të votës për Partinë Socialdemokrate” të Tom Doshit.
-
VIDEO
Pronari: Nuk kam konflikte, dëmi deri në 3 mln lekë të reja
Sipas informacionve paraprake dyshohet se zjarri i rënë në mobilerinë ‘Aliko’ është i qëllimshëm. Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave.
-
VIDEO
Vlorë/ I vuri flakën mobilerisë, momenti kur autori i maskuar thyen xhami dhe hedh benzinën
Është publikuar momentin kur autori i vë flakën mobilerisë ‘Aliko’ në Vlorë.
Nga pamjet e sigurura shihet qartë kur personi i maskuar thyen xhamin, hedh benzinën dhe i vendos flakën dyqanit.
-
VIDEO
Vlorë/ Kati i parë i mobilerisë 'Aliko' përfshihet nga flakët, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme
Sipas informacionve paraprake dyshohet se zjarri i rënë në mobilerinë ‘Aliko’ është i qëllimshëm. Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave.