-
VIDEO
Masë disiplinore ndaj Irena Gjokës? Metani: Duhet pritur fundi i procesit penal
Kreu i ILD-së, Artur Metani, teksa ishte duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve në Kuvend, ka deklaruar se për rastin e gjyqtares së Posaçme Irena Gjoka, duhet të pritur fundi i hetimit penal.
Metani tha se në fundt të procesit penal, do të vlerësohet nga ILD nëse ka fakte për të filluar një procedurë disiplinore ndaj Irana Gjokës,
“Ky fakt ka natyrë penale e tha edhe prokurori i përgjithshëm, kemi të bëjmë me një hetim dhe vetëm në përfundim të hetimit penal, ILD do vlerësojë mbi përgjegjesinë disiplinore dhe administrative të magjistrates Gjoka. Ligji për statusin e hetimit disiplinor, i jep përparsi procesit penal në krahasim me të njëjtën procedurë disiplinore që mund të zhvillohet pë të njëjtat fakte. ILD në fund të procesit penal, do të vlerësojë nëse ka fakte për të filluar një procedurë disiplinore”, tha Metani.
-
VIDEO
Balla: Opozita udhëhiqet nga hallet e Sali Berishës! Harrojnë se kush është interesi i Shqipërisë
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se opozita shqiptare nuk po reflekton.
Ai tha se opozita udhëhiqet nga hallet e Sali Berishës dhe se kanë harruar se kush është halli i Shqipërisë.
“Qytetarët me të drejtë dinë të bëjnë dallimin e madhe dhe ju nuk keni reflektuar. Për fatin e keq të opozitës, ajo që ka mbetuar nga PD, vazhdon të udhëhiqet nga hallet e Sali Berishës. Dikush këtu tha tre udhëheqësit e e opozitës, Sali Berisha, Ilir Meta dhe Jamarbër Malltezi, sot e mora vesh që Jamarbër Malltezi është udhëheqësi i opozitës. Një tjetër që merrej me dosjen e ‘Partizanit’, e kam dëgjuar shpesh që vejen këtu dhe vërvit për ca individë që kurrë në jetë nuk më ka rënë mundësi që t’i njoh.
Kur dëgjova, një histori se i kishte shkruajtur një qytetarë këtij, për drejtuesin e SPAK, Altin Dumani, mu kujtuar një histori, sesi vetë personi ishte kthyer në dëshmitar spiun i kolegëve Margarita dhe Milto Kostaqi, të cilët u internuar, pasi ai kishte shpikur një histori. Në atë kohë natyrshëm të dënonin pa prova. Prandaj të nderuar kolegë, kjo seancë sot tregoi diferencën mes nesh dhe jush. Në asnjë prej rasteve, deputetët e PS-së nuk iu referuan një dosje edhe pse me të drejtë, në disa raste kemi çështje për të ngritur. Por rregulli është i qartë, ne nuk bëjmë avokatin e kujdo apo njerëzve të familjes tonë politike që hetohet, ndalohet nga drejtësia. Ndërsa ju u rrekët duke treguar se kush e do më shumë udhëheqësin, duke qenë se interesi i Shqipërisë sot është që t’i mbështesim këto institucione të drejtësisë. Sot ai kaloi në fyerje personale ndaj prokurorit. Një gjë po ua them, edhe 100 herë të kthehem pas, të njëjtin kallëzim për Sali Berisha do ta bëja prap.”, tha Balla
-
VIDEO
Forumi i Iniciativës së Investimeve të Ardhshme, Rama mbërrin në Arabinë Saudite, pritet nga zëvendësguvernatori i Riadit
Forumi bën së bashku liderë politikë, investitorë globalë dhe inovatorë, në një dialog mbi të ardhmen e investimeve në botë, gjetjen e zgjidhjeve të reja dhe ndërtimin e urave të reja të bashkëpunimit.
-
VIDEO
Fier/ Naftëtarët e 'Bankers' prej 13 ditësh në grevë: Shteti na ka braktisur! Kjo sjellje indiferente përballë fatit të punonjësve është çnjerëzore
Naftëtarët e "Bankers" në Marinzë janë futur në ditën e 13-të të grevës së urisë. Naftëtarët tregojnë se paga mesatare është 60 mijë lekë, ndërsa kërkojnë të shkojë deri në 100 mijë lekë në muaj.
-
VIDEO
Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ Gjykata e Apelit lë në burg xhaxhain e autorit të krimit dhe punonjësin e sigurisë! Gjon Shkambi: Po ta dija do e kisha parandaluar
Arrest në burg pa afat është masa që Gjykata e Apelit konfirmoi për Gjon Shkambin dhe rojën e sigurisë Banush Koxhaj, 21 ditë pas vrasjes gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit. Shkambi ka deklaruar se po ta kishte ditur se ç’do të bënte nipi do ta kishte parandaluar, ndërsa avokatja e rojës pretendoi se ai ishte sëmurë dhe i patrajnuar.
-
VIDEO
Reshjet e shiut/ Shembet rruga që lidh fshatin Thirrë në Mirditë me Rrugën e Kombit! Dëmtohen disa ura (VIDEO)
Reshjet e dendura të shiut gjatë orëve të natës kanë krijuar probleme në njësinë administrative të Fanit në Mirditë. Sipas informacioneve rruga që lidh fshatin Thirrë me rrugën e Kombit është shembur nga prurjet e shumta të lumit, duke izoluar fshatin.
-
VIDEO
Përmbytjet/ Përmirësohet situata në Vaun Dejës, banorët: Pasojë e mungesës së investimeve në zonë, veçanërisht në sistemin kullues
Banorët shprehen se situata ka qenë e vështirë dhe se përmbytjet janë pasojë e mungesës së investimeve në zonë, veçanërisht në sistemin kullues dhe mbrojtjen nga prurjet e lumenjve.
-
VIDEO
Raporton sot në Kuvend, mbërrin Altin Dumani
Kreu i SPAK, Altin Dumani ka mbërritur në Kuvend ku do të raportojë për punën e institucionit që drejton për gjatë vitit që lamë pas.
-
VIDEO
Shembja masive e dherave në Pukë - Fushë Arrëz, pamjet me Dron nga segmenti i bllokuar! Punohet për hapjen e rrugës
Këto janë pamjet me dron nga aksi rrugor Pukë - Fushë Arrëz i cili u bllokua totalisht si pasojë e rrëshqitjeve të dhera nga reshjet e dendura të shiut.
-
VIDEO
Tre persona në gjendje të dehur sherr me thika në një lokal në Lushnjë, dërgohen në spital
Tre persona në gjendje të dehur janë konfliktuar me thika në Lushnjë dhe kanë përfunduar në spital.
-
VIDEO
Reshjet e shiut/ Shembje masive në Pukë - Fushë Arrëz, bllokohet segmenti rrugor
Për shkak të reshjeve të dendura të shiut një shembje masive e dherave ka bllokuar segmentin Pukë -Fushë Arrëz.
-
VIDEO
Nga kafeja në krisma, armët pa leje ‘nxisin’ vrasjet në vend! Policia sekuestroi 515 armë në 10 muaj, pjesa më e madhe në makina dhe brez
Në 10 muajt e parë të 2025-ës, policia mundi të sekuestrojë mbi 515 armë zjarri, pjesa më e madhe në brez dhe në makina. Mbajtja e armëve pa leje vijon të sjellë krime të çastit, për shkaqe të pakuptimta. Në duart e shqiptarëve nuk ka vetëm armë të vjetra të vitit 1997, por edhe shumë prodhime të viteve të fundit.