• VIDEO

    Negociatat me BE ‘ndryshojnë’ Kodin Penal, futet korrupsioni i zyrtarëve evropianë! Më të ashpra dënimet për terrorizmin, drogën e krimet seksuale

    Pritet të rriten dënimet për terrorizmin, trafikun e drogës dhe krimet seksuale. Qeveria ka kaluar për konsultim publik ndryshime në Kodin Penal që ashpërsojnë ndëshkimet për vepra të rënda penale dhe përafron ligjet shqiptare me ato të Bashkimit Evropian. Ndër kryesoret janë për terrorizmin, trafikun e drogës dhe pastrimin e parave, ndërsa shtohen nene që kanë të bëjnë me korrupsionin e zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian, që evetualisht do të hynin në fuqi me anëtarësimin e Shqipërisë.

    • VIDEO

      Moti i keq, Benet Beci: Situata është e normalizuar në Bashkinë Shkodër

      Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci ka reaguar në lidhje me situatën e shkaktuar nga moti i keq në Shkodër.

    • VIDEO

      Kukësi përfshihet nga moti i keq, rënie gurësh dhe inertesh në disa rrugë! Mjegulla e dendur vështirëson qarkullimin në Rrugën e Kombit

      Prej mëngjesit, qarku i Kukësit është përfshirë në mot të keq, me reshje shiu dhe mjegull të dendur. Për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve, janë raportuar problematika në disa rrugë rurale dhe nacionale.

      Sipas informacioneve paraprake, në segmentet nacionale Kukës–Qafë Mali, Kukës–Bushtricë, Kukës–Shishtavec, Kukës–Kam–Tropojë dhe Kukës–Bushtricë–Peshkopi ka prezencë uji në sipërfaqe, ndërsa në disa pjesë të rrugës janë regjistruar rënie gurësh dhe inerteve. Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit.

      Edhe Rruga e Kombit ka patur pasoja e motit të keq. Segmenti Kolsh–Tuneli i Kalimashit u përfshi nga mjegull e dendur, duke e vështirësuar qarkullimin e automjeteve. Në dy pika të tjera, respektivisht në hyrje të qytetit të Kukësit dhe pranë Urës së vjetër mbi Drinin e Zi, janë shënuar rënie gurësh dhe dherash. Ekipet e Bashkisë Kukës kanë ndërhyrë për pastrimin e rrugës dhe largimin e materialeve, ndërsa segmenti hyrës në qytet u përmbyt përkohësisht nga uji.

      Nga ana tjetër, reshjet e fundit janë të mirëpritura për Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare pasi pritet të ndihmojnë në rritjen e nivelit të ujit në liqenin e Fierzës, ujëmbledhësin më të madh të kaskadës së Drinit, i cili ndodhej prej javësh në nivel kritik për shkak të mungesës së reshjeve.

      Kjo situatë ka sjellë gjithashtu në sipërfaqe rrënojat e Kukësit të vjetër, që zakonisht mbeten nën ujërat e liqenit. Sipas parashikimeve meteorologjike, reshjet e shiut pritet të vijojnë edhe në ditët në vijim.

    • VIDEO

      Moti i keq përfshin Kukësin, reshje të dendura dhe rrëshqitje gurësh në disa akse

      Qarku i Kukësit prej mengjesit është përfshirë nga mot i keq, me reshje të dendura shiu dhe mjegull të dendur ne oret para te se dieles veçanërisht në zonat e ulëta dhe luginat. Për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve, janë raportuar problematika në disa rrugë rurale dhe nacionale. Sipas informacioneve paraprake, në segmentet nacionale Kukës–Qafë Mali, Kukës–Bushtricë, Kukës–Shishtavec, Kukës–Kam–Tropojë dhe Kukës–Bushtricë–Peshkopi ka prezencë uji në sipërfaqe, ndërsa në disa pjesë të rrugës janë regjistruar rënie gurësh dhe inerteve. Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit. Edhe Rruga e Kombit ka patur pasoja e motit të keq. Segmenti Kolsh–Tuneli i Kalimashit u përfshi nga mjegull e dendur, duke e vështirësuar qarkullimin e automjeteve. Në dy pika të tjera, respektivisht në hyrje të qytetit të Kukësit dhe pranë Urës së vjetër mbi Drinin e Zi, janë shënuar rënie gurësh dhe dherash. Ekipet e Bashkisë Kukës kanë ndërhyrë për pastrimin e rrugës dhe largimin e materialeve, ndërsa segmenti hyrës në qytet u përmbyt përkohësisht nga uji. Për shkak të rrëshqitjeve dhe prezencës së ujit, drejtuesit e automjeteve kanë ulur shpejtësinë për të shmangur aksidentet e mundshm.Nga ana tjetër, reshjet e fundit janë të mirëpritura për Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare pasi pritet të ndihmojnë në rritjen e nivelit të ujit në liqenin e Fierzës, ujëmbledhësin më të madh të kaskadës së Drinit, i cili ndodhej prej javësh në nivel kritik për shkak të mungesës së reshjeve. Kjo situatë ka sjellë gjithashtu në sipërfaqe rrënojat e Kukësit të vjetër, që zakonisht mbeten nën ujërat e liqenit. Sipas parashikimeve meteorologjike, reshjet e shiut pritet të vijojnë edhe në ditët në vijim

    • VIDEO

      Aksident në aksin Bulqizë-Gjoricë/ Përplasen dy automjete, 4 të plagosur

      Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar lehtë dy drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerët në njërin prej automjeteve.

    • VIDEO

      Reshjet e dendura të shiut, Policia Rrugore apel drejtuesve: Tregoni kujdes, zbatoni rregullat e qarkullimit

      Si pasojë e motit të keq me reshje shiu, ku në disa akse rrugore ka prezencë uji apo edhe rënie inertesh, Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të tregojnë kujdes të shtuar, të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të zbatojnë udhëzimet e shërbimeve të Policisë Rrugore.

      “Strukturat e Policisë Rrugore janë në terren, për të ndihmuar dhe parandaluar ngjarjet rrugore. Ndërkohë, po bashkëpunohet me firmat kontraktore të mirëmbajtjes së rrugëve, me qëllim pastrimin në kohë të segmenteve ku, si pasojë e reshjeve, ka pasur rënie inertesh në rrugë”, thuhet në një reagim të Policisë Rrugore.

    • VIDEO

      Moti i keq/ Kryebashkiaku i Vaut të Dejës: 100 banesa të përmbytura, lumi i Glinës ka dalë nga shtrati

      Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristian Shkreli thotë se lumi i Glinës ka dalë nga shtrati. Deri më tani Shkreli thotë se raportohet për prezencë uji në 100 banesa në këtë bashki.

      “Vau i Dejës është më problematik, përroi i glinës ka dalë jashtë shtratit, po bën përmbytje. Janë rreth 100 shtëpi që kanë prezencë të ujit, dëmet janë të mëdha në bagëti dhe shpendë, kosheret e bletëve, shpresojmë të mos rrezikojmë jetën e njerëzve sepse situata është mjaft e rëndë. Stafi i bashkisë është në terren, është përkrah njerëzve, besoj që çdo gjë do shkojë mirë në evakuim, por shpresoj të mos kemi nevojë për evakuim. Problemi kryesor është përroi i Glinës, me fondet e bashkisë së Vaut të Dejës është i pamundur realizimi i këtij projekti”, tha Shkreli.

    • VIDEO

      Seanca për formimin e qeverisë së re/ Memli Krasniqi akuza Kurtit: Ke bllokuar punën prej 8 muajsh nga sjelljet arbitrare

      Kreu i PDK, Memli Krasniqi në seancën e Kuvendit të Kosovës ku do të hidhet në votim formimi i qeverisë së re, hodhi akuza ndaj Albin Kurtit se ka bllokuar vendin prej 8 muajsh nga sjelljet arbitrare. Krasniqi tha se ka ardhur koha që Kurti të dëshmojë se i ka numrat dhe të hedhë qeverinë e re në votim.

      “Kanë kaluar mbi 8 muaj që jemi të bllokuar nga sjelljet arbitrare të partisë që ka fituar numrin më të madh të deputetëve, kemi qenë dëshmitarë të një fjalamania kemi apo s’kemi vota. Ne si PDK koha  e fjalëve ka marrë fund, koha është që të verifikoni atë që keni dhënë që keni arritur shumicën e re parlamentare. Ka mbi 8 muaj duke thënë se konstituimi i kuvendit është përgjegjësi e deputetëve ndërsa themelimi i qeverise është përgjegjësi e jotja, tani u bëj ftesë ta dëshmoni këtë përgjegjësi duke e hedhur në votim qeverinë e re”, tha Krasniqi.

    • VIDEO

      Greva e naftëtarëve të 'Bankers' futet në ditën e 12, kreut i Sindikatës të Sektorit Hidrokarbur apel institucioneve: Reagoni sa nuk është vonë

      Pavarësisht se për situatën e krijuar janë vënë në dijeni zyrtarisht të gjitha institucionet përgjegjëse, ende asnjë dritë jeshile nuk duket në horizont për zgjidhjen e kërkesave të punonjësve.

    • VIDEO

      Durrës/ Ina Zhupa: Projekti TID i pakonsultuar me banorët! Prishjet pa kritere, po shembet historia dhe trashëgimia

      Deputetja e PD Ina Zhupa e cila është edhe kryetarja e Komisionit të Kulturës dhe Turizmit, ka zhvilluar takime në Durrës, për të parë nga afër çfarë është projekti TID dhe si çfarë pasojash sjell për qytetin dhe banorët.

    • VIDEO

      Aksident në Golem, 19-vjeçari humb kontrollin e mjetit dhe përplas për vdekje këmbësoren

      Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e sotme në rrugën “Skënderbeu”, në Golem.

    • VIDEO

      Moti i keq/ Përmbyten banesat në Vaun e Dejës, Lumi Glinë rrezikon daljen nga shtrati

      I gjithë vendi është përfshirë nga reshje shiu, por deri më tani situata paraqitet problematike në qarkun e Shkodrës. Prefektura e Shkodrës bën me dije se raportohet për disa banesa të përmbytura në bashkinë e Baut të Dejës, në të treja njësitë administrative Bushat, Vau Dejës dhe Hajmel. Ndërkohë, lumi Glinë rrezikon daljen nga shtrati dhe për pasojë rrezikon përmbytjeje e 1/3 së territorit të qytetit.

      Në bashkinë Fushë Arrëz raportohen rënie gurësh dhe inertesh në rrugë rurale si dhe prezencë e ujit në akse rrugore.

      Në njësinë administrative Gur i Zi po merren masa për pastrimin e urës dhe përroit që ka shkaktuar problematika, janë vënë në dispozicion edhe mjete shtesë për ndërhyrje.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv