-
VIDEO
Vëzhgimi i Report Tv/ Ndalimi vetëm në 'letër'! Monopatinat vijojnë të qarkullojnë në rrugët e Tiranës. Aktive edhe ato me pagesë
Qarkullimi i monopatinave në Shqipëri nuk lejohet pas një bllokimi të përkohshëm me vendim të Ministrisë së Brendshme. Por një vëzhgim i Report Tv, 10 ditë pas urdhrit, nxjerr në pah se në rrugët e kryeqytetit ka ende mjete elektrike, madje edhe nga ato të kompanive private me qira ditore. Ende nuk ka asnjë informacion nëse janë caktuar rregullat e reja
-
VIDEO
Mori liri me kusht për Elbasanin dhe shuarje mase për Tiranën, inceneratori i Fierit pengesa e fundit e Lefter Kokës drejt lirisë! Vendimi më 24 tetor
Më 24 tetor në GJKKO shqyrtohet një kërkesë e Lefter Kokës për shuarjen e masës së sigurisë për inceneratorin e Fierit për shkak të tejkalimit të afatit 3 vite për paraburgimin. Një vendim pozitiv nga ana e Gjykatës do ta nxirrte nga qelia ish ministrin e Mjedisit pasi më herët ai ka marrë shuarje të masës për inceneratorin e Tiranës dhe liri me kusht për atë të Elbasanit.
-
VIDEO
Durrës/ Vriten me armë zjarri dy të rinj pranë një karburanti në Manëz, shpallet në kërkim një 21-vjeçar! Kamarieri: Konflikti nisi për një kafe (EMRAT+VIDEO)
Sherri nisi fillimisht për një kafe në lokal. 21-vjeçari Daniel Pepa debaton me kamarierin për kafen. Ndërhyn 33-vjeçari Flori Paluçi, ky nxjerr armën dhe vret Aranit Kurtin që shoqëronte Pepën. Më pas ky i fundit, shkon e merr armën në makinë dhe vret Paluçin. 7 të shoqëruar në polici.
-
VIDEO
Lezhë/ Nis aksioni kundër peshkimit të paligjshëm në Lagunën e Vainit! Synon mbrojtjen e ekosistemit dhe ruajtjen e biodiversitetit
Inspektorati i Peshkimit bëri me dije se “nuk do të ketë asnjë tolerim ndaj shkeljeve të këtij lloji dhe askush nuk ka të drejtë të veprojë në zonat e mbrojtura pa leje përkatëse".
-
VIDEO
‘Benzinën e kishte hedhur’, Beqiri: Berisha e kishte planifikuar kryengritjen e 14 shtatorit! Azem Hajdarin e donte si ‘shkrepëse’, e nxori në pritë për ta vrarë
Avokati Idajet Beqiri, i ftuar në Report Tv, doli për kallëzimin që dorëzoi në SPAK për kryengritjen e armatosur të 14 shtatorit 1998. Beqiri thotë se në dosje tregohet me detaje se si Sali Berisha e planifikoi kryengritjen që prej humbjes së zgjedhjeve në ’97. Avokati thotë se kryengritja nuk ishte një akt spontan që ndodhi pas vrasjes së Azem Hajdarit. Ndërsa, për vrasjen e këtij të fundit hedh akuza se ishte vëtë Berisha që e nxori në pritë për ta vrarë.
“Të tëra janë elementë të një kryengritje të armatosur. Azem Hajdarin e donte si shkrepëse, se benzinën e kishte hedhur, shkrepësja ishte Azem Hajdari, që nxori në pritë Saliu. E ka pranuar vetë. Kjo është kur hakmarrja të verbon sytë. Ky person akuzoi Izet Haxhinë, por ndërkohë në një intervistë Berisha thotë më mori një punonjës i SHIK-ut më tha ka ardhur një makinë dhe nxora Azemin. E pranoi vetë që ishte ai që e nxori Azemin në pritë për ta vrarë se i duhej për 14 shtetin”, tha Beqiri.
-
VIDEO
Kryengritja e armatosur e 14 shtatorit, rrëfehet Idajet Beqiri: Isha në zyrën e Kuvendit me Gjinushin, na qëlluan me breshëri armësh dhe antitank
Idajet Beqiri rrëfen në Report Tv kryengritjen e armatosur të PD më 14 shtator 1998. Beqiri i cili ka dorëzuar në SPAK edhe kallëzimin për Sali Berishën dhe 9 të tjerët, kujton se një prej momenteve nga kjo kryengritje, kur grupi i PD sulmoi Kuvendin, ndërsa brenda institucionit ishte edhe kryetari Skënder Gjinushi. Beqiri thotë se sapo grupi i armatosur i pa tek dritarja, qëlluan në drejtim të tyre me breshëri armësh dhe antitank.
-
VIDEO
Të dehur në timon dhe pa leje drejtimi, Rrugorja e Tiranës bën bilancin: 7 të arrestuar gjatë 72 orëve
Policia Rrugore e Tiranës ka bërë bilancin e 72 orëve të fundit. Përmes një njoftimi për mediat gjatë kësaj periudhe, policia bën me dije në pranga kanë rënë 7 drejtues automjetesh.
-
VIDEO
Trafikuan 25 persona drejt SHBA për 40-45 mijë dollarë, SPAK çon në gjyq 5 anëtarë të një grupi kriminal! Dy prej tyre punonjës policie
Organi i akuzës thotë se grupi, i drejtuar nga Luc Melaj, trafikoi drejt SHBA-së iu merrte këtyre personave deri në 45 mijë dollarë për t’i dërguar në SHBA. Dy prej të pandehurve janë punonjës policie në pikën kufitare të Hanit të Hotit.
-
VIDEO
Tiranë/ Shfrytëzonte të renë për prostitucion, arrestohet tutori dhe 24-vjeçarja nga Brazili, nën hetim dy persona të tjerë
24-vjeçarja ushtronte aktivitetin e paligjshëm në Tiranë në banesat që tutori i saj Almir Mudesto merrte me qira ditore.
-
VIDEO
Kamioni përplaset ‘kokë më kokë‘ me Audin në aksin ‘Kukës-Krumë’! 5 të plagosur, mes tyre 3 të mitur
Një makinë tip ‘Audi’ drejtuar nga një grua është përplasur me një kamion. Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur 3 të mitur dhe 2 drejtuesit e automjeteve.
-
VIDEO
‘Qendër riciklimi mbetjesh në Përmet’, Gonzato: I thashë kryebashkiakes të trokasë nëpër ministri për fondet që BE i jep Shqipërisë
Gonzato tha mes të tjerash se BE i ka dhënë Shqipërisë 50 milionë euro fonde për efikasitetin e energjisë në ndërtesat publike dhe 50 milionë të tjera për garancitë rinore. Ambasadori u shpreh se i ka thënë kryebashkiakes së Përmetit që të trokasë në dyert e ministrive për të marrë këto fonde.
-
VIDEO
Erion Braçe tregon prapaskenat e zgjedhjes së Ramës si kryetar i PS 20 vite më parë: Nuk do ta harroj Tiranën atë natë! Ai është më fituesi në histori
Në një postim në rrjete sociale, Braçe rikujton prapaskenat e zgjedhjes së Ramës nën drejtimin e PS-së, në një kohë kur sapo kishte pësuar disfatë në zgjedhje e ndërsa sot gëlon nga suksesi.