-
VIDEO
Tiranë/ Lëvizte me armë zjarri në makinë, 39-vjeçari arrestohet nga Forcat ‘Shqiponja’
Ismet Gaxherri është arrestuar në bulevardin “Bajram Curri”, pasi në makinën tip ‘Benz’ iu gjet një armë zjarri.
-
VIDEO
Vrasja e dy të rinjve në Manëz, punonjësi: Kur erdha në mëngjes, pashë karburantin e rrethuar si skenë krimi! Banori: Jemi të tronditur
Punonjësi i karburantit pranë të cilit u vranë dy të rinjtë Flori Paluçi dhe Aranit Kurti ka folur për mediat lidhur me ngjarjen e rëndë. Ai tha se kur shkoi në punë në mëngjes pa karburantin e rrethuar si skenë krimi, ndërsa djemtë i përshkruan si të sjellshëm.
“Unë erdha në mëngjes, gjeta karburantin e rrethuar, si skenë krimi. Më thanë ka ndodhur në ngjarje. Njëri nga Manza por nuk rri këtu. Ishin çuna të sjellshëm.”, u shpreh punonjësi i karburantit.
Ndërsa një banor thotë se janë tronditur nga ngjarja e rëndë.
“Jo nuk dimë gjë. Na ka tronditur rëndë por ndodhi. Nuk di gjë. E kam pasur kushëri.”, thotë një tjetër banor.
-
VIDEO
Pas dështimit të marrëveshjes me ministrinë e Ekonomisë, minatorët e Spaçit sërish në protestë! Dita e 14-të e bojkotit të punës
Pavarësisht kushteve të vështira atmosferike dhe reshjeve të dendura të shiut, ata janë mbledhur që në orët e para të mëngjesit në hyrje të kompanisë, duke kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre.
-
VIDEO
Reshjet e shiut në Lezhë shkaktojnë trafik të rënduar! Autoritetet thirrje drejtuesve të lëvizin me kujdes
Në terren janë angazhuar forca të policisë rrugore, asaj të rendit dhe policisë bashkiake, të cilat janë vendosur në pika të ndryshme për të lehtësuar qarkullimin dhe për të shmangur bllokimet
-
VIDEO
Durrës/ Vriten me armë zjarri dy persona pranë një karburanti në Manëz, shpallet në kërkim një 21-vjeçar! Konflikti nisi për një kafe
Pas një konflikti, 33-vjeçari ka vrarë me armë një 23-vjeçar. Më pas ndaj 33-vjeçarit ka qëlluar një 21-vjeçar, duke e lënë të vdekur në vend.
-
VIDEO
Mos harroni çadrat sot, reshje shiu në të gjithë vendin...parashikimi i motit
Reshjet e shiut do të vijojnë të herëpashershme gjatë gjithë ditës me intensitet kryesisht të ulët, ndërsa lokalisht në zonën perëndimore e qendrore në pjesën e parë të ditës reshjet parashikohen me intensitet deri mesatar në formë shtrëngatash me shkarkesa elektrike.
-
VIDEO
Kryengritja e armatosur e 14 shtatorit/ Avokati Beqiri kallëzon në SPAK Sali Berishën dhe 9 të tjerë
Më 14 shtator 1998, PD pushtoi me grupe të armatosura për disa orë Kryeministrinë, RTSH, Gjykatën Kushtetuese, Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Kulturës, ndërsa një granatë u hodh në zyrën e kryetarit të Kuvendit, Skënder Gjinushi. Beqiri e ka kalëzuar Berishën dhe 9 të tjerët për kryengritje të armatosur dhe organizatë kriminale.
-
VIDEO
Aksident në aksin Pogradec–Korçë, 2 makinat përplasen 'kokë më kokë', njëra merr flakë
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Sipas informacioneve paraprake, nuk ka persona të lënduar.
-
VIDEO
Përplasja me prokurorin në gjykatë, pikëpyetjet e ndalimit të avokatit! Kush e vuri në lëvizje policinë e Elbasanit? Ndërhyn ILD
Prokurori Gjergji Ceka, i përfshirë në debatin me avokatin Ulian Barjami në sallën e gjyqit, nuk rezulton të ketë bërë padi. As oficerët e Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë. Por gjithçka është kryer nga kolegët e tyre në policinë e Elbasanit, e cila që prej të shtunës, kur avokati u ndalua, nuk ka bërë asnjë sqarim mbi ngjarjen.
-
VIDEO
SPAK pushoi çështjen, Apeli i GJKKO urdhëron nisjen e hetimeve për kryebashkiaken e Lushnjes Eriselda Sefa! U kallëzua nga një qytetar për një pasuri publike me qira
Sefa u kallëzua nga një qytetar për shkelje në procedurën e ndjekur për dhënien me qira të një pasurie publike në qendër të Lushnjes. Po ashtu, e akuzon atë se nuk ka dorëzuar në SPAK materialin e plotë të kërkuar.
-
VIDEO
Lirimi i hapësirave publike, Rama ndan pamje nga një tjetër aksion: Non stop, në çdo qytet
Aksioni për lirimin e hapësirave publike në vendin tonë ka vijuar edhe këtë të martë. Kryeministri Edi Rama thotë se do të vijojë në çdo qytet.
-
VIDEO
Rikonstruktohet shkolla ‘Adem Haxhija’ në Postribë të Shkodrës, Rama ndan pamjet
Në postimin e tij, kreu i qeverisë thekson se godina e re e shkollës është plotësisht e rikonstruktuar dhe tashmë e pajisur edhe me fusha të reja sportive.