• VIDEO

    Tentuan të fusnin 61 kg kanabis në Shqipëri, arrestohen dy kinezë në Rinas! Droga me THC të lartë u nis nga Tajlanda, ishte ndarë në 4 valixhe

    2 kinezë u arrestuan në flagrancë në Rinas pasi në 2 valixhet e tyre u gjetën 61 kg kanabis saviva me THC të lartë. Ata udhëtonin nga Tajlanda, me tranzit në Emiratet e Bashkuara Arabe. Droga ishte mbështjell me paketim të frutave ekzotike. Blutë po punojnë për gjetjen e bashkëpunëtorëve në Shqipëri.

    • VIDEO

      Shfrytëzoi për 3 vite për prostitucion 30-vjeçaren, arrestohet 42-vjeçari në Durrës

      42-vjeçari me iniciale F. I., u denoncua në polici nga 30-vjeçarja, e cila dëshmoi se ishte shfrytëzuar për prostitucion për 3 vite me radhë në Itali dhe Shqipëri.

    • VIDEO

      Alternime kthjellimesh dhe vranësirash...parashikimi i motit për sot

      Në orët e mesditës reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal do të ketë përgjatë relieveve malore në lindje dhe juglindje të vendit.

    • VIDEO

      Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, kryetarja e ILDKPI-së: Tregon edhe krizën e besimit ndaj drejtësisë dhe dobësitë e reformës

      Kryetarja e ILDKPI-së, Evgjeni Bashari, teksa mori pjesë në panelin e drejtësisë gjatë “30 vite partneritet dhe progress: Shqipëria, Këshilli i Evropës dhe Komisioni i Venecias” përmendi edhe ngjarjen e rëndë të ndodhur më 6 tetor, ku u vra me armë zjarri brenda sallës së gjyqit në gjykatën e Apelit, gjyqtari Astrit Kalaja.

      Sipas saj, ky akt i rëndë tregon mes të tjerash edhe krizën e bezimit ndaj drejtësisë dhe dobësive që mbart reforma pavarësisht arritjeve të deritanishme.

      “Ky akt ekstrem i ndodhur brenda ambienteve të një gjykate është më tepër sesa një ngjarje e rëndë, është një pasqyrë e dhimbshme e vazhdimit të krizës së besimit ndaj drejtësisë dhe dobësive të një reforme që ndonëse ambicioze dhe me efekte të prekshme mbetet ende me nevojën për t’u plotësuar me mekanizma të tjerë. Ky rast shërben si kujtesë që shpesh harrohet gjatë përditshmërisë së punës tonë. Drejtësia nuk funksionon vetëm përmes ligjeve, institucioneve apo kontrolleve por përmes njerëzve dhe kulturës së integritetyir dhe besimit që e mbështet atë.”, u shpreh Bashari.

    • VIDEO

      Sadushi: Reforma në drejtësi është ngadalësuar, mungon vullneti për ta zbatuar me të njëjtin idealizëm me të cilin u ndërtua

      mungesës së vullnetit për ta zbatuar atë njësoj sikurse nisi. 

      "Pavarësisht sfidave dhe pengesave, thelbi i saj mbetet i pandryshuar, sepse reforma nuk ka dështuar. Ajo është ngadalësuar nga mungesa e vullnetit për ta zbatuar me të njëjtin idealizëm dhe integritet, me të cilin u ndërtua.", u shpreh Sadushi. 

      Në Konferencën "30 Vjet Partneritet dhe Progres: Shqipëria, Këshilli i Evropës dhe Komisioni i Venecias”, Sadushi vuri në dukje se reforma nuk është një projekt vetëm i drejtësisë, por një sfidë kombëtare që përfshin politikën, administratën dhe çdo institucion që mban përgjegjësi ndaj qytetarit.

      “Reformimi nuk është vetëm detyrë e drejtësisë, por edhe e politikës, e administratës dhe e çdo institucioni që mban përgjegjësi ndaj qytetarit. Është vetë politika ajo që duhet të tregojë ndryshim dhe përgjegjshmëri, sepse vetëm një politikë e pjekur dhe një drejtësi me integritet mund të garantojnë së bashku një sistem të qëndrueshëm dhe të pavarur.”

      Sadushi theksoi se drejtësia shqiptare duhet të hyjë në fazën e vetëpërmirësimit dhe të konsolidimit, duke e çliruar veten nga “kompleksi i reformave” dhe duke fituar besimin përmes sjelljes dhe vendimeve të ndershme. 

      “Qytetari nuk kërkon drejtësi të përsosur, por drejtësi që përpiqet çdo ditë të jetë më e drejtë. Besimi nuk fitohet me fjalë, por me sjellje dhe me vendime që mbrojnë ligjin dhe dinjitetin njerëzor.”

      Kreu i Gjykatës së Lartë tha mes të tjerash se drejtësia duhet të kalojë në fazën e saj të konsolodimit, të vetëzhvillimit dhe të forcohet përmes institucioneve të saj, sepse, siç shtoi ai, "vetëm një drejtësi që ecën me këmbët e veta mund të jetë e besueshme dhe evropiane".

      "Pas kësaj faze të thellë transformimi, drejtësia shqiptare ka nevojë të kalojë në fazën e saj të konsolidimit. Sot, më shumë se kurrë, duhet të kuptojmë se drejtësia shqiptare duhet të çlirojë veten nga kompleksi i reformave. Reformimi nuk është vetëm detyrë e drejtësisë, por edhe e politikës, e administratës dhe e çdo institucioni që mban përgjegjësi ndaj qytetarit. Në këtë kuadër, është vetë politika ajo që duhet të tregojë ndryshim dhe përgjegjshmëri, sepse vetëm një politikë e pjekur dhe një drejtësi me integritet mund të garantojnë së bashku një sistem të qëndrueshëm dhe të pavarur. Vetëm kur këto dy shtylla ecin paralelisht, reforma merr kuptim dhe vazhdimësi. Ndryshe, rrezikojmë të mbetemi peng të një rrethi të pafund reformash, që e mbajnë sistemin gjyqësor gjithmonë në nisje, por kurrë në mbërritje.", tha mes të tjerash ai. 

    • VIDEO

      Qëndroi 20 vite në kafazin e restorantit në Tiranë, ‘Mark’ ndërron jetë pas 3 vitesh!

      Ariu Mark u shpëtua në vitin 2022 nga një kafaz i vogël te një restorant  ku ushqehej me ato se çfarë i hidhnin klientët dhe kishte arritur mbipeshën. Për pasojë, kishte dhe probleme të shumta shëndetësore.

    • VIDEO

      Ministri i Drejtësisë së Kosovës: Sot kemi nevojë për një drejtësi që nuk i shërben pushtetit, por të drejtës

      Ministri i Drejtësisë së Kosovës, Blerim Sallahu në konferencën në Tiranë, ‘30 vite partneritet me Këshillin e Evropës e Komisionin e Venecias’ tha se vettingu është një proces i domosdoshëm që ka ekspozuar plagët e sistemit tonë. Sallahu tha se sot kemi nevojë më shumë se kurrë për një drejtësi që nuk i shërben pushtetit, por të drejtës.

      “Vettingu proces i domosdoshëm, ka ekspozuar plagët e sistemit tonë, korrupsionin, mungesën e meritokracisë. Është të ndarë të drejtën nga e padrejtësia, për të ndarë shërbimin publik nga shërbimi personal. Më mirë një boshllëk i përkohshëm se sa një drejtësi e kalbur. Sot më shumë se kurrë kemi nevojë për një drejtësi që nuk i shërben pushtetit, por të drejtës, një drejtësi që nuk është e verbër përballë padrejtësisë. Vettingu është dera që hapet për një sistem të ri, më të ndershëm dhe duhet të mbrohet nga të gjithë ne me kurajo dhe përkushtim”, tha ai.

    • VIDEO

      Drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe shpejtësi tej normave, Rrugorja e Vlorës bën bilancin: 5 mijë gjoba gjatë 20 ditëve! 25 të në pranga dhe nën hetim

      Policia Rrugore e Vlorës ka bërë bilancin për 20 ditët e para të tetorit. Gjatë kësaj periudhe janë vendosur 5005 gjoba për shkelje të Kodit Rrugor, mes tyre për drejtim mjeti në gjendje të dehur, tejkalim shpejtësie apo përdorim celulari

    • VIDEO

      Fier/ Shtatë ditë në grevë urie, vijon të mbetet e rëndë gjendja shëndetësore e punëtorëve: Jemi shumë të lodhur!

      Gjendja shëndetësore e punonjësve grevistë vijon të mbetet e rënduar; tre prej tyre kanë marrë trajtim mjekësor me injeksione, ndërsa një punonjës është dërguar në spital pasditen e djeshme pas humbjes së ndjenjave dhe lëndimit fizik

    • VIDEO

      Shpërndante kanabis në doza, arrestohet 19-vjeçari në Durrës

      Një 19-vjeçar i cili shpërndante kanabis në doza në zona të ndryshme të Durrrësit është nd vendosur në pranga.

    • VIDEO

      Tentuan të fusnin 61 kg kanabis në Shqipëri, arrestohen dy kinezë në Rinas!

      Dy kinezë janë arrestuar në aeroportin e Rinasit pasi u kapën me 61 kg kanabis. Lënda narkotike ishte nisur nga Tajlanda me tranzit në Emiratet e Bashkuara dhe më pas drejt Shqipërisë.

    • VIDEO

      'Tetori rozë', kryeministri Rama apel grave për bërjen e mamografisë! Luiza Gega: Asnjë fitore nuk ka kuptim pa kujdesin për veten

      Tetori është caktuar si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit në të gjithë botën, për të rritur vëmendjen dhe mbështetjen për sensibilizimin, zbulimin e hershëm, trajtimin, si dhe kujdesin paliativ të kësaj sëmundjeje.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv