-
VIDEO
Dekorimi i Gjergji Velos revolton ish-të përndjekurit në Lushnjë: Ka internuar qindra familje! Dhima: Morëm leje nga Autoriteti i Dosjeve
Shoqata e ish-të Përndjekurve Politikë dhe Fondacioni Kujto kërkojnë t’i hiqet dekorata Gjergji Velos, duke e konsideruar të paligjshëm dhe në kundërshtim me frymën e demokracisë dhe respektit ndaj viktimave të komunizmit. Ndërsa kreu i këshillit bashkiak i Lushnjës tha se morën vendimin me dakordësinë e Autoritetit të Dosjeve.
-
VIDEO
Betimi i 42 gjyqtarëve të rinj, kreu i KLGJ: Keni një përgjegjësi të madhe! Krijoni personalitetin tuaj në raport me integritetin
Në ceremoninë e betimit Kreu i KLGJ, Ilir Rusi tha se për gjyqtarët e rinj fillon një mision, teksa do të marrin përgjegjësi.
-
VIDEO
Monika Kryemadhi shkon në GJKKO me duar në xhepa dhe e buzëqeshur
sh-kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është paraqitur sot në GJKKO.
Siç shihet nga pamjet, Kryemadhi e buzëqeshur dhe me duar në xhepa, ka hyrë në Gjykatën e Posaçme, në lidhje me masën e sigurisë.
Ndaj saj është caktuar masa ‘detyrim paraqitje’.
-
VIDEO
Durrës/ Vrasja e dy të rinjve në Manëz, policia zbardh dinamikën: 4 të arrestuar për moskallëzim krimi!
Në pranga janë vënë 4 persona për moskallëzim krimi. Në kërkim është ende Daniel Pepa që vrau Flori Paluçin pasi ky i fundit i qëlloi shokun Aranit Kurti. Në kërkim është edhe një tjetër me të cilin Pepa u largua.
-
VIDEO
Përshtatën banesën në Tiranë për të ushtruar prostitucion, në pranga autori dhe 2 kolumbiane! Nën hetim dhe 2 vajza e tjera
Në pranga ka rënë 22-vjeçari i cili shfrytëzonte për prostitucion 4 vajza nga Kolumbia. 2 prej tyre, gjithashtu janë arrestuar pasi kishin përshtatur ambientin e marrë me qira në Tiranë për të banuar së bashku me 2 vajzat e tjera, për ushtrimin e prostitucionit.
-
VIDEO
Kanabisi gati për shitje dhe i futur në valixhe, arrestohet 31-vjeçari në Fier
I riu me iniciale J. Ç., siguronte lëndë narkotike Cannabis Sativa dhe e ndante në doza, teksa policia e gjeti të futur në valixhe.
3.6 kg Cannabis (të ndarë në doza), peshore që shërbente për ndarjen e saj, një shumë parash e përfituar nga shitja e lëndës dhe 2 celularë, janë sekuestruar.
-
VIDEO
Aksident i rëndë gjatë natës në Kukës, goditet me forcë një makinë e parkuar
Një aksident i rëndë është shënuar gjatë orëve të natës në qytetin e Kukësit.Ngjarja ka ndodhur pranë rrugës së ish-“Turizmit të Ri”, ku një automjet i parkuar është goditur me forcë nga pas nga një tjetër mjet në lëvizje. Përplasja ka qenë aq e fuqishme sa mjeti I parkuar është zhvendosur disa metra nga vendi fillestar, duke rrëzuar edhe një shtyllë ndriçimi në trotuar. Kalimtarë të rastësishëm kanë konstatuar makinën e dëmtuar në orët e para të mëngjesit dhe kanë njoftuar policinë.Automjeti që shkaktoi aksidentin është larguar nga vendngjarja dhe aktualisht nuk ka asnjë informacion për drejtuesin apo mjetin në fjalë.Për fat të mirë, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme. Policia po punon për identifikimin e mjetit të përfshirë dhe për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
-
VIDEO
Projekt konservimi për Kalanë e Borshit, Gonxhja: Do t’i japë jetë të re këtij monumenti unik
Kalaja e Borshit ndodhet 500 metra mbi nivelin e detit dhe daton rreth shekullit IV-III p.k. Ndërhyrja në këtë monument unik do të ruajë historinë duke përmirësuar përvojën e vizitorëve.
-
VIDEO
Vranësira dhe reshje shiu...parashikimi i motit për sot
Reshje shiu me intensitet të ulët në veriperëndim dhe në ekstremin jugor të vendit, që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit.
-
VIDEO
Ndërtimi i hidrocentralit 'Doma', banorët e Kurdarisë në Dibër bllokojnë automjetet e subjektit ndërtues: Punimet në kundërshtim me ligjin
Banorët shprehen se do të vazhdojnë rezistencën e tyre, duke mos lejuar asnjë mjet të kompanisë të kalojë në rrugën që të çon drejt kantierit. Ata kërkojnë që punimet të ndalen, duke theksuar se hidrocentrali rrezikon përroin e Lusës, ujin e pijshëm, tokat bujqësore dhe jetesën e qindra familjeve.
-
VIDEO
Nuk dihet fati i tij prej më shumë se 3 vitesh, babai i Ervis Martinajt i kërkon Gjykatës së Lezhës që ta shpallë të zhdukur
Përse-të e kërkesës, çfarë parashikon ligji dhe a ka lidhje me pasuritë e mbretit të lojërave të fatit? Më 28 janar 2025 SPAK kërkoi konfiskimin e 35 pasurive të Martinajt.
-
VIDEO
42 gjyqtarë të rinj, KLGJ i shpërndan në 11 Gjykata pas 3 muajsh pritje! Mungojnë edhe 67 të tjerë
KLGJ ka caktuar në detyrë 42 gjyqtarët e rinj, të cilët janë shpërndarë në 11 në Gjykata në vend. Elbasani, Fieri dhe Lushnja përfitojnë numrin më të madh të emërimeve, me nga 7 gjyqtarë secila. Gjykatat e tjera që do të kenë prurje të reja janë Berat, Gjirokastër, Korçë, Kukës, Lezhë, Sarandë, Shkodër dhe Vlorë.