-
VIDEO
Fier/ Kishte kthyer banesën e pabanuar në magazinë armësh, gjykata lë në burg 38-vjeçarin
38- vjeçari ra në prangat e policisë në një operacion të befasishëm në qęndër të qytetit më datë 11 tetor, pas informimit nga një emision investigativ se një shtetas me të cilin ata kishin komunikuar në kuadër të punës së tyre posedonte pa leje një armë zjarri.
-
VIDEO
I kërkuar nga SPAK për vrasjen e Edmir Bregut, arrestohet në Tiranë Aldo Avdylaj! Nipi i Astrit Avdylajt, ishte fshehur në një apartament pranë Liqenit të Thatë
Aldo Avdylaj u vu në pranga nga Forcat Renea dhe Operacionale, pasi ishte në kërkim nga SPAK për vrasjen e Edmir Bregut në vitin 2021. Ndaj tij rëndojnë tre akuza. Avdylaj fshihej në një apartament pranë Liqenit të Thatë. Iu gjet edhe një pistoletë që e mbante poshtë jastikut.
-
VIDEO
Operacioni ‘Processing’/ Sekuestrohen 40 kg kanabis në Mirditë, arrestohen tre persona, dy prej tyre vëllezër (EMRAT)
Gjatë fazës së dytë, shërbimet e Policisë kanë gjetur afër një banese të vjetër në fshatin Shëngjergj, Mirditë, dhe kanë sekuestruar rreth 40 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, në proces tharjeje, 4 automjete dhe 5 celulare që dyshohet se përdoreshin nga autorët për veprimtarinë kriminale.
-
VIDEO
Sendi si granatë alarmoi qytetarët në Kukës, dyshohet se është një lodër
Dyshohej të ishte një granatë ofensivë por burime pranë policisë bëjnë me dije se është një lodër.
-
VIDEO
Mandati 9-vjeçar? Dumani: Nuk rikandidoj më, por ç'do bëhet me 11 prokurorët e tjerë që ikin brenda 1 viti! 11 mln € kripto të bllokuara, na duhet portofol dixhital
Altin Dumani raportoi për 5 orë në mbledhjen e përbashkët të komisioneve parlamentare të Ligjeve dhe për Nismat Qytetare në lidhje me veprimtarinë e SPAK-ut gjatë vitit 2024.
-
VIDEO
Nuk ka deklaruar dënimin në Greqi? Altin Dumani: Kemi nën hetim gjyqtaren e GJKKO Irena Gjoka
Gjyqtarja e GJKKO, Irena Gjoka, është nën hetim paraprak nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Lajmi është bërë i ditur nga drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, gjatë raportimit të tij në Komisionin e Ligjeve për veprimtarinë e Prokurorisë së Posaçme.
Dumani iu përgjigj pyetjes së deputetit të PD, Gent Strazimiri, i cili kërkoi nga SPAK-u përse nuk hetohet Irena Gjoka për mosdeklarim të formularit të vetëdeklarimit dhe që ka gënjyer.
Kreu i SPAK theksoi se për gjyqtaren Gjoka është regjistruar procedim penal në qershor 2025 dhe hetimet janë në fazën paraprake.
“Është në fazën e hetimit paraprak dhe nuk mund të japim informacione. Kemi procedim penal të regjistruar në qershor 2025 dhe po kryejmë veprimet e nevojshme hetimore”, tha Altin Dumani.
Opozita e ka akuzuar vazhdimisht Irena Gjokën se ka një dënim nga Gjykata e Janinës në Greqi në vitin 2005 për falsifikim dhe se në vitin 1996 është shkarkuar nga detyra.
Por do të jenë hetimet dhe verifikimet e SPAK që do të zbardhin nëse gjyqtarja Irena Gjoka ka fshehur dënimin në Greqi apo nuk është pretendim i vërtetë ai i opozitës.
Irena Gjoka është edhe gjyqtarja e hetimeve paraprake ndaj Sali Berishës për dosjen “Partizani”.
-
VIDEO
‘Po vërtetoj ato që ka thënë Shkodra për ty...’/ Vrasja e Kalasë në sallën e Apelit, Gjon Shkambi parkoi automjetin me arsenal në xhami! Zbardhet fjala e fundit e gjyqtarit
Në parkingun e Xhamisë së Namazgjasë, është gjetur dhe sekuestruar një automjet në pronësi të Gjon Shkambit i llojit "Mercedez Benz”, me traga AA900AA. Nga kontrolli i këtij automjeti janë gjetur 31 cope fishekë te kalibrit 9 mm
-
VIDEO
Vlorë/ Zjarr në pyllin e Hidrovorit në Novoselë, flakët përfshin një sipërfaqe me shkurre e kullota! Shuhet nga zjarrfikëset
Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe kullota në pyllin e Hidrovorit, ndërsa forcat zjarrfikëse janë nisur menjëherë drejt vendit të ngjarjes.
-
VIDEO
Shperthejnë dy bombula gazi në një lokal në Ishull-Lezhë, shkaktohen dëme materiale
Sipas burimeve paraprake, dyshohet se zjarri ka rënë pas shpërthimit të dy bombolave të gazit. Në momentin e ngjarjes, kryefamiljari kishte vënë në punë pajisjet për prodhimin e rakisë.
-
VIDEO
Protesta për krerët e UÇK në Tiranë, do marrin pjesë edhe Baba Mondi dhe Myftiu i Tiranës: Mbështesim ata që luftuan për lirinë e Kosovës
Protesta do të mbahet në orën 17:00, në ‘Sheshin Skënderbej’, ndërsa të pranishëm do të jenë edhe përfaqësues nga komunitetet fetare, kryegjyshi botëror Haxhi Dede Edmond Brahimaj dhe myftiu i Tiranës Bilal Teqja.
-
VIDEO
Projekti TID në Durrës, 74 familje rrezikojnë të mbeten pa shtëpi, protestë para zyrave të AADF në Tiranë! Banorët: Po na nxjerrin në rrugë, shpronësimi qesharak
Banorët thonë se projekti është miratuar pa asnjë konsultim publik dhe pa marrë mendimin e tyre, ndonëse preken në mënyrë të drejtpërdrejtë. Ata kërkojnë dëmshpërblim të drejtë dhe në përputhje me çmimet e tregut.
-
VIDEO
Lirimi i hapësirave publike, Rama ndan video nga një tjetër aksion: Vijojmë
Aksioni për lirimin e hapësirave publike vijon pa ndalim në të gjithë vendin. Kryeministri Rama publikoi në rrjetet sociale të tjera pamje nga ndërhyrjet për prishjet e struktuarave dhe ndërtesave që janë ndërtuar në kundërshtim me ligjin