-
VIDEO
Shisnin drogë nëpër Tiranë, pranga dy të rinjve! Njëri e fshehu kanabisin në parkim
Dy të rinj janë arrestuar në Tiranë, pasi shpërndanin lëndë narkotike në zona të ndryshme të kryeqytetit.
-
VIDEO
Siguria në gjykata, Drejtori i Policisë Ilir Proda takim në GJKKO
Pak ditë më parë në ambientet e Gjykatës së Posaçme ishte edhe kreu i Gardës Simon Zereci.
-
VIDEO
I përfshirë në atentatin ndaj Arjan Ndojës dhe anëtar i grupit kriminal të Plaurent Dervishajt, ekstradohet nga Dubai Dritan Shkëmbi
Dritan Shkëmbin akuzohet për përfshirjen e tij në atentatin e organizuar ndaj ish prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja në vitin 2019. 41-vjeçari dyshohet se bashkë me dy persona të tjerë ka qenë në makinën që ka hapur zjarr ndaj automjetit ku ndodhej ish prokurori Arjan Ndoja që po qarkullonte në mbikalimin e Shkozetit në rrugën ‘Tiranë-Durrës’.
-
VIDEO
Fitorja ndaj Serbisë, tifozët shqiptarë në Slloveni morën një flamur serb nga një makinë dhe i vunë flakën
Festat e shqiptarëve pas triumfit ndaj Serbisë pushtoi rrugët në shumë qytete europiane, duke treguar entuziazmin e madh për Kombëtaren kuqezi.
-
VIDEO
Protesta e minatorëve të Spaçit, lirohen 7 minatorët që u shoqëruan nga policia
Pas rreth gjashtë orësh ndalim, janë liruar shtatë minatorët që u shoqëruan nga policia pas përplasjeve të ndodhura gjatë protestës së zhvilluar sot në hyrje të kompanisë “Tete Albania”, në Spaç të Mirditës.
Sipas burimeve, protestuesit janë mbajtur në komisariat ku kanë dhënë deklarimet e tyre, ndërsa pretendojnë se janë marrë me forcë nga efektivët e policisë.
Deri më tani, policia nuk ka dhënë një reagim zyrtar për ngjarjen, por mësohet se materialet e rastit pritet t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
-
VIDEO
Mbyllja e segmentit të autostradës Vorë- Durrës, krijohet trafik i rënduar në hyrje të Elbasanit
Mbyllja e segmentit të autostradës Vorë- Durrës, ka shtuar fluksin e mjeteve edhe në aksin Tiranë- Elbasan.
Gjatë këtyre ditëve qindra mjete kanë kaluar nga Elbasani në drejtim të jugut. Ky fluks mjetesh sjell për pasojë edhe trafik të rënduar në hyrje-dalje të Elbasanit.
Në këto kushte kërkohet edhe mirëkuptimi i qytetarëve për t'i dhënë përparësi investimeve në infrastrukturën rrugore që po kryhen në segmentin Vorë- Durrës.
-
VIDEO
Raportimi i institucioneve të drejtësisë, kreu i ILD-së: Reagimet ekstreme për gjyqtarët e prokurorët, kanë çmim të rëndë! Ilir Rusi: Nuk është koha për të gjetur fajtorët
Metani është shprehur se është shumë e vështirë gjetja e kufijve për shprehjen e pakënaqësive si për sistemin, ashtu dhe për deklaratat e forta kundër punës së gjyqtarëve dhe prokurorëve.
-
VIDEO
Kontrabanda e naftës në Durrës, SPAK mbyll dosjen dhe dërgon për gjykim 11 persona
Anija “AYA ZANOYBYA” dhe nafta e kontrabanduar janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale më 12.1.2025, në kuadër të operacionit policor “Ari i zi”, i zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës.
-
VIDEO
Punimet në aksin Vorë-Maminas, krijohet trafik kilometrik në rrugën dytësore! Vargu i automjeteve arrin 15 km
Bllokimi i segmentit te autostradës Vorë-Maminas, në të cilën po kryhen punime, ka bërë që në aksin dytësor të krijohet trafik kilometrik.
-
VIDEO
Tensionohet protesta e minatorëve në minierën e bakrit në Spaç, protestuesit përplasen me policinë, shoqërohen dy prej tyre
Protesta e minatorëve të minierës së bakrit në Spaç të Mirditës është shoqëruar me tensione gjatë pasdites së sotme. Protestuesit janë përplasur me policinë në hyrje të kompanisë, ndërsa janë shoqëruar në komisariat disa prej tyre.
Forcat e Policisë kanë ndërhyrë, duke kërkuar hapjen e rrugës që ishte bllokuar nga protestuesit, por situata është përshkallëzuar, duke sjellë konfrontime mes policisë dhe minatorëve.
Dy prej protestuesve janë shoqëruar në Komisariatin e Mirditës, ku po kryhen veprimet ligjore ndaj tyre.
Ndërkohë, pjesa tjetër e protestuesëve është mbledhur përpara ambjenteve të komisariatit.
-
VIDEO
Zjarri përfshin një zonë kodrinore në Peqin, digjet një sipërfaqe me shkurre dhe ullinj
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë fshatin Gjevur të Peqinit, teksa flakët janë përhapur në zonë kodrinore.
-
VIDEO
Durrës/ 5 persona fshihen në kamionë për të dalë jashtë Shqipërisë, njëri rezulton në kërkim ndërkombëtar. Në pranga edhe 2 shoferët
I kërkuari ndërkombëtar u arrestua provizorisht me qëllim për t'u ekstraduar në Itali për të vuajtur dënimin.