-
VIDEO
Thatësira zbraz Liqenin e Fierzës, niveli i ujit zbret në kuotën 252 metra! Shfaqen rrënojat e Kukësit të Vjetër
Thatësira e zgjatur edhe pse në fillim të tetorit pati reshje bore e shiu ka zbrazur Liqenin e Fierzës, duke e çuar nivelin e ujit pranë “pikës së vdekjes”, momenti kur hidrocentrali ndalon prodhimin e energjisë elektrike
-
VIDEO
Qendra e re e Personel - Rekrutimit, ministri Vengu inspekton punimet: Godinë me kushte moderne, 4 mijë shërbime online në muaj
Duke inspektuar zyrat, Vengu vlerësoi cilësinë e ndërhyrjeve. Sa i përket kartotekës, Vengu u shpreh se, ndër vite gjithmonë ka qenë problematikë gjendja e dokumenteve dhe është pozitiv fakti që ka një kopje të dytë dhe që miradministrohen.
-
VIDEO
INSTAT kërkon staf dhe teknologji, Dhuli: Të përgatitemi për Censin e 2031-shit, s’do jetë me numërues, por bazohet në regjistra administrativ
9.2 milionë euro pritet të shpenzohen nga buxheti i shtetit vitin që vjen për të realizuar censin e bujqësisë, që do të nisë në vjeshtën e 2026-ës. Ndërsa, në vitin 2031 pritet të bëhet fotografimi i radhës i popullsisë dhe numrit të banesave në Shqipëri.
-
VIDEO
Vakancat në institucionet e drejtësisë/ Kryeprokurori Çela: Prej vitesh punojmë për të shmangur kolapsin! Prurjet e reja nuk kanë përvojën e duhur hetimore
Prokurori i Përgjithshëm Olsjan Çela ka treguar se prokuroritë prej vitesh po përballen me mungesë të theksuar të stafit. Çela tha se që prej vitit 2015, por akoma më shumë gjatë procesit të vetingut, prokuroritë e shkallëve të para u përballën me një numër në rritje të çështjeve të mbartua për shkak të stafit në mungesë, por sot është frenuar agravimi pasi numri i çështjeve të zgjidhura është më i lartë. Ndër të tjera, prokurori tha se nga i gjithë stafi është punuar për të shmangur kolapsin.
-
VIDEO
Krimet zgjedhore/ Çela: Referimet s’kanë qenë të një cilësie të mirë, ka pasur hetime ku mund të ishte punuar më mirë
Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela u ndal edhe te krimet zgjedhore. Ai theksoi se në përgjithësi referimet kanë qenë të dobëta dhe se i inkurajojnë prokurorët që të kenë një rol proaktiv që lidhet me nisjen e hetimeve të çdo informacioni që qarkullon në media apo burime të tjera për krimet zgjedhore. Ai tha se janë përpjekur që nëpërmjet bërjes publike të rasteve, janë përpjekur të luajnë edhe një rol parandalues në opinionin publik. Sipas Çelës, ka pasur raste në hetimet e mëparshme në të cilat mund të kishin punuar më mirë.
-
VIDEO
Bllokimi i monopatinave elektrike, Qëndresa Qytetare njofton protestë të mërkurën përpara Policisë Rrugore
Qëndresa Qytetare thotë se sekuestrimi i këtyre monopatinave është bërë në shkelje të hapur të ligjit, duke ekspozuar qytetarët përballë kostove financiare të padrejta dhe mbi të gjitha jemi në kushtet e cenimit të pronës private.
-
VIDEO
Tiranë/ Arrestohen 2 të kërkuar për krime ekonomike, në pranga edhe një i tretë për dhunë në familje
Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, si rezultat i kontrolleve periodike dhe atyre të kryera në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, finalizuan operacionin “Penaliteti”.
-
VIDEO
Olsjan Çela: Nevojë urgjente për ndërtimin e godinave të reja! Duhet zgjidhur çështja e truallit dhe financimi
Prokurori i Përgjithshëm Olsjan Çela në Komisionin e Ligjeve, ka adresuar kërkesën urgjente për përmirësimin e infrastrukturës së institucioneve të drejtësisë.
-
VIDEO
Protesta e minatorëve në Spaç, Erion Braçe denoncon policinë: Kush jeni ju, që dhunoni njerëzit pse protestojnë për kushtet e punës?
Rreth 70 minatorë ne Spaç të Mirditës kanë pezulluar punën ne galeritë e kromit. Ata u grumbulluan në hyrje të kompanisë turke, "TETE Albania Tunnel and Mining" sh.a., duke kërkuar nënshkrimin e kontratës kolektive, qe sipas tyre do të përmirësojë kushtet e punës dhe do të sjellë paga më të larta.
-
VIDEO
Zjarri përfshin zonën e Kunes në Shëngjin, flakët përhapen nga era
Banorët e zonës kanë raportuar tym të dendur që shihet nga distanca, ndërkohë që pritet ndërhyrja e plotë e forcave zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll.
-
VIDEO
Lamallari: Paraburgimi një nga padrejtësitë më të mëdha, duhet adresuar! Burgu duhet të shihet si mjeti i fundit
Në Komisionin e Ligjeve ku raporton ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, opozita ngriti edhe shqetësimin për mënyrën se si përdoret paraburgimi në Shqipëri. Në përgjigje, ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, pranoi se problematika është reale dhe theksoi se qasja ndaj paraburgimit duhet të ndryshojë rrënjësisht.
-
VIDEO
U gjetën të armatosur dhe kundërshtuan policinë, Report Tv siguron EMRAT e 11 të arrestuarve në Elbasan! Mes tyre Bujar Muça, biznesmeni i ‘Delta’
Kur policia ka mbërritur, brenda në lokal gjetur 11 persona, të cilët janë arrestuar, por vetëm 3 prej tyre iu është gjetur armë. Mes të shoqëruarve është edhe Bujar Muça, ish-deputet i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet dhe biznesmen i kompanisë hidrosanitare Delta