• VIDEO

    Ngriti dronin në Beograd, Ballist Morina ndjek fitoren e kombëtares në Prizren: Ky është kryeqyteti i shqiptarisë!

    Ballist Morina, simboli i “Autochthonous”, festoi në Prizren fitoren ndaj Serbisë. Ballist Morina, i njohur si “heroi” që më 14 tetor 2014 hodhi dronin me mbishkrimin “Autochthonous” në stadiumin e Beogradit, këtë herë ndeshjen Serbi–Shqipëri e ndoqi nga Prizreni. Me kapelen e UÇK-së dhe bluzën me të njëjtin mbishkrim që u bë simbol i asaj nate historike, Morina festoi fitoren e kuqezinjve në Leskovac, ku Shqipëria triumfoi ndaj Serbisë.

  • VIDEO

    Shisnin kanabis në Shkodër, pranga dy të rinjve

     Aurel Shkrepaj dhe Ardian Ballza u kapën teksa po lëviznin me automjet me qëllim shitjen e lëndës narkotike kanabis.

  • VIDEO

    Durrës, kishin marrë një banesë më qira dhe e shfrytëzonin për prostitucion, 2 të arrestuara

    Durrës / Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale të prostitucionit

    Finalizohet operacioni policor i koduar “STORM 8”.

    Operacioni u zhvillua pas 3 javësh hetime, me metoda proaktive.

    Zbulohet në lagjen nr. 13, Durrës, një apartament ku ushtrohej prostitucion.

    Kishin marrë me qira një apartament dhe e shfrytëzonin për prostitucion; evidentohen dhe vihen në pranga 2 shtetase kineze dhe shpallet në kërkim një tjetër.

    Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, pas një hetimi trejavor të ndjekur me metoda proaktive për veprat penale “Prostitucion” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”, në bashkëpunim me Prokurorinë, u finalizua operacioni policor i koduar “STORM 8”.

    Si rezultat i këtij operacioni, në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, në rrugën “Venecia”, u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Prostitucion” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”, shtetaset M. Y., 41 vjeçe, dhe L. H., 48 vjeçe, të dyja shtetase kineze.

    Gjithashtu, u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Prostitucion”, tre shtetas nga Librazhdi, Durrësi dhe Burreli, që u gjetën në apartamentin e marrë me qira nga dy shtetaset kineze.

    Në vijim të operacionit u bë shpallja në kërkim e shtetases kineze J. L., 53 vjeçe, për veprën penale “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”.

    Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy pasaporta të shtetaseve të huaja, një shumë parash në euro dhe lekë, pesë aparate celularë, nëntë karta banke të bankave të ndryshme të Republikës së Kinës, një bllok shënimesh, etj.

    Këto shtetase kishin marrë me qira një apartament në zonën e Shkëmbit të Kavajës për qëndrim, ndërsa në rrugën “Venecia”, në Iliria, Plazh, kishin marrë me qira një tjetër apartament, të cilin e kishin përshtatur me qëllim ushtrimin e aktivitetit të prostitucionit.

    Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se shtetaset e huaja janë arrestuar edhe më parë nga shërbimet e DVP Durrës, për të njëjtat vepra penale, në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, në rrugën “Lule Bore”.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme hetimore.

  • VIDEO

    U arrestua dje në qendër të Fierit, 38-vjeçari kishte ngritur një magazinë armësh! Sekuestrohen 13 armë zjarri e municion luftarak

    Policia ka zbardhur detaje nga arrestimi duke bërë me dije se 38-vjeçari Milasim Ramaj kishte ngritur një bazë kriminale në lagjen ‘Kastriot’ ku mbante arsenal armësh.

  • VIDEO

    Festë e çmendur në Tiranë, tifozët shqiptarë hipin mbi autobus pas fitores historike me Serbinë

    Rrugët kryesore të kryeqytetit u bllokuan tërësisht për disa orë. Të rinjtë gjithashtu bllokuan dhe transportin publik ndërsa hipën sipër autobusëve duke brohoritur e kërcyer.

    • VIDEO

      Aksident në aksin Milot-Mamurras, dy persona të plagosur! Nisen me urgjencë drejt spitalit të Traumës

      Një autoveturë është përplasur me një autobus, por fatmirësisht pasagjerët e këtij të fundit nuk kanë marrë lëndime. 

    • VIDEO

      Shqiptarët e gdhijnë në festë, presin Kombëtaren në Rinas pas fitores në Serbi

      Fitorja e Kombëtares 0-1 në Serbi është kthyer në një ‘festë kombëtare’ në Shqipëri dhe kudo ku ka shqiptarë në diasporë. Goli i Manajt i dha tri pikë tanëve në garën për në Botërorin 2026, duke lënë pas Serbinë.

      • VIDEO

        Aksion policor në qendër të Fierit, arrestohet një person

        Burimet bëjnë me dije se arrestimi i tij ka ardhur pas një denoncimi të një rasti paligjshmërie në një emision investigativ, ndërkohë që pritet njoftimi zyrtar.

      • VIDEO

        Tifozët e Kombëtares djegin flamurin serb në Tiranë

        Tifozë të shumtë të Kombëtares shqiptare janë mbledhur sonte në zemër të Tiranës për të ndjekur përballjen me Serbinë. Edhe kësaj radhe nuk kanë munguar skenat ekstreme si djegia e flamurit serb.

      • VIDEO

        Kryeprokurori i dosjeve të ‘nxehta’ drejt ikjes, profilet e 4 kandidatëve që synojnë vendin e Altin Dumanit

        Drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme pritet të zgjidhet mes katër emrave në garë, Adnan Xholi, Klodian Brahos, Elvin Gogajt dhe Doloreza Musabelliut. Të katër prokurorët, vijnë me një eksperiencë të gjatë, dhe dosje emrash politikanësh dhe grupesh kriminale të hetuara.

      • VIDEO

        ‘Më ishte krijuar bindja se isha prokuror i SPAK-ut’, Gjykata e Sarandës lë në burg 49-vjeçarin! Mashtronte të rinjtë se do i punësonte si oficerë gjyqësorë

        Hetimet kanë zbuluar se  Alban Muço ka mashtruar disa të rinj në Sarandë, duke u premtuar punësim në institucione të drejtësisë. Ai u kishte premtuar një pagë mujore prej 2800 eurosh, plus dieta dhe shpenzime të tjera.

      • VIDEO

        Aksident në aksin Fier-Shegan, automjeti me shpejtësi të lartë përfundon në kanal, shoferi dërgohet në spital

        Sipas policisë së qarkullimit rrugor në vendngjarje, drejtuesi i mjetit ka qenë me shpejtësi të lartë dhe ka dalë nga rruga në kthesën e hyrjes për në Fier-Shegan.

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv