-
VIDEO
Tritoli me një viktimë në Sarandë, PAMJET e reja! E gjithë zona përreth e shkatërruar
Shpërthimi me tritol tronditi qytetin bregdetar të Sarandës. Viktimë e atentatit mbeti Isuf Jaçaj. Ai ishte babai i Klaus Jaçajt, aktualisht në burg, pasi përkrahu autorët e një plagosjeje me armë në Sarandë në muajin korrik të këtij viti. Klaus Jaçajt rreth 3 muaj më parë i hodhën mjetin në erë me tritol.
-
VIDEO
Atentat me eksploziv në Sarandë, shpërthen makina, vritet 58-vjeçari brenda saj (EMRI)
Ngjarja ka ndodhur lagjen numër 3, një zonë mjaft e populluar në qytetin e Sarandës. Viktima është identifikuar si Isuf Jaçaj.
-
VIDEO
Vlorë/ Zjarr i madh në Shën Andrea, forcat zjarrfikëse mbërrijnë në vendngjarje
Report Tv mëson se në vendngjarje kanë shkuar forca zjarrfikëse të Himarës dhe Vlorës, të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve.
-
VIDEO
14 krime për 2 vite në 'shpatullat' e Laert Haxhiut, SPAK dërgon për gjykim dosjen e grupit të strukturuar kriminal, akuza dhe për 2 të tjerë
Në njoftimin zyrtar të SPAK thuhet se Laert Haxhiu, Kristi Bixheku dhe i penduari i drejtësisë Artan (Marjus) Tafani, akuzohen për një sërë krimesh të rënda që variojnë nga vrasje me paramendim, shkatërrim prone me eksploziv, vjedhje me armë, sigurim kushtesh për vrasje si edhe vrasje për gjakmarrje.
-
VIDEO
Evazioni fiskal i 'Bankers'/ Prokuroria e Fierit shpall moskompetencë, dosja i kalon SPAK-ut për korrupsion dhe grup të strukturuar kriminal
SPAK ka marrë në 'dorë' dosjen e Bankers Petroleum. Pas hetimeve që nisën për evazion fiskal, Prokuroria e Fierit ka gjetur elementë të korrupsionit dhe grupit të strukturuar kriminal. Në burg ndodhen CEO aktual, Hongping Xiao dhe ish-drejtuesi i kompanisë, Leonidha Çobo.
-
VIDEO
E rëndë në Korçë, 14-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i pallatit pasi u bullizua nga fëmijët e lagjes! E ëma: Më godtën vajzën dhe mua, pasi më shoqëroi policia filluan ta tallnin
Policia njofton se e mitura fatmirësisht është jashtë rrëzikut për jetën, ndërsa e ëma rrëfën pas kamerave shkakun e ngjarjes tronditëse dhe vështirësitë që po përjeton familja me 4 fëmijë.
-
VIDEO
U dyshua se u vra me armë, 65-vjeçari në Lezhë dyshohet të jetë goditur për vdekje nga demi
Bashkëshortja e viktimës ka pranuar se demi ishte i egër dhe se e kishte paralajmëruar të shoqin për rrezikun që mund t’i kanosej.
-
VIDEO
Rinis aksioni në Theth, Rama: Kush ndërton më pa leje, investon vetëm për belanë e vet
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga faza e dytë e aksionit për shembjen e ndërtimeve pa leje në Theth, Shkodër.
-
VIDEO
Tiranë/ Prezantohej si punonjës i forcave speciale të Policisë, arrestohet 43-vjeçari! Në pranga edhe një tjetër
43-vjeçari ishte dënuar nga Gjykata e Tiranës me 5 vjet burg për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Falsifikimi i dokumenteve
-
VIDEO
Goditja e Call-Centerit mashtrues/ Një operator u mori qytetarëve 223 mijë euro, 770 telefonata në ditë
Report Tv ka mësuar të tjera detaje në lidhje me Call-Centerin mashtrues në Tiranë që u godit nga Policia e Shtetit.
Sipas listave që ka sekuestruar policia në ambientet e këtij call-centeri, agjenti më i mirë kishte arritur t’u merrte qytetarëve 223 mijë euro, sikundër kishte dhe agjentë që nuk ishin shumë të aftë në mashtrim, pasi njëri ka arritur vetëm 3 mijë euro.
Gjithashtu, operatorët e këtij call-centeri kapnin në ditë deri në 770 telefonata me qytetarët e vendeve të BE-së, të cilët i mashtronin për të investuar në bursa fiktive.
Administratori i këtij call-centeri, Kejsi Pergjegji, është tashmë i arrestuar, së bashku me bashkëpunëtorin e tij. Mësohet se Pergjegji e kishte pasur adresën e aktivitetit të tij në fushën e marketingut në Tiranë, në rrugën Panorama, pranë SPAK-ut.
Por në mars të vitit 2024, ka ndryshuar adresë, duke deklaruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, vendndodhjen e re, në Ishull-Lezhë, prej nga është dhe me origjinë.
Ndërkohë, apartamenti në qendër të Tiranës të cilin e kishte kthyer në strehën e mashtrimit me bursa fiktive, ishte totalisht i paregjistruar dhe u zbulua pas informacioneve që mësoi sektori për hetimin e Krimeve Ekonomike në Policinë e Shtetit.
-
VIDEO
Vetëplagosja e 36-vjeçarit në Vlorë, policia gjen pistoletën, ishte fshehur mes luleve
Policia e Vlorës ka gjetur pistoletën me të cilën u vetëplagos një ditë më parë 36-vjeçari O.A.
Pistoleta model “Ekol Special” ishte fshehur mes luleve nga shoku i të vetëplagosurit G.M. 42 vjeç.
Po kështu u sekuestrua edhe gëzhoja në vendin e ngjarjes, në lagjen “Hajro Çakëri”.
-
VIDEO
Vrasja e 65-vjeçarit në Lezhë, trupi dërgohet për ekspertizë në Tiranë! Hetohet edhe pista e krimit në familje, merren në pyetje familjarë dhe të tjerë
Trupi i pajetë është dërguar për ekspertizë të specializuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë. Dyshohet se 65-vjeçari është dhunuar, më pas vrarë me armë zjarri. Hetohet edhe pista e krimit në familje, për shkak se kishte marrë 3 herë urdhër mbrojtjeje për problemet me djalin.