-
VIDEO
Zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki/ Dështon mbledhja e Komisionit Rregullator në KQZ, s’ka kuorum, shkak mungesa e përfaqësuesve të PD
Mbledhja e Komisionit Rregullator në KQZ ka dështuar për shkak të mungesës së kuorumit, pasi nuk morën pjesë dy përfaqësuesit e Partisë Demokratike.
Kryetarja e këtij komisioni tha se dy përfaqësuesit e PD-së kërkuan shtyrjen për ditën e hënë në orën 17:00. Sipas saj, ata kërkuan shtyrjen për dy arsye; për shkak të situatës ligjore dhe sepse kërkojnë më tepër kohë të studiojnë 4 projekt-aktet.
Për këtë arsye ata nuk u paraqitën në mbledhjen e sotme, duke bërë që të dështonte për mungesë kuorumi, pasi ishin të pranishëm vetëm 3 anëtarë.
-
VIDEO
Emergjencat Civile/ Ervin Demo: Do të rrisim kapacitetet në bashki, modernizojmë administratën vendore, të fokusohemi te parandalimi
Ministri i Pushtetit Vendore, Ervin Demo, në aktivitetin për reformimin e mbrojtjes civile, tha se do të nisë menjëherë puna për rritjen e kapaciteteve në bashkitë e vendit dhe modernizimin e administratës vendore.
Duke folur për zjarret në vend, që këtë verë ishin ndër më të mëdhatë në historinë e Shqipërisë, puna duhet të fokusohet edhe te parandalimi.
“Bashkitë janë të parat që përballen me rreziqet. Muajt e fundit na ballafaquan me situata ku lehtësisht evidentohet që sfidat që përballemi gjatë verës dhe është normale që ajo çfarë konstatojmë në terren, është nevojë për rritjen e kapaciteteve dhe ngritje e bashkëpunimit i të gjitha niveleve.
Modernizimi i administratës vendore është jetik për të garantuar një siguri publike më të gjerë. Ne kemi disa nisma, zjarrfikësit janë një ndër to. Bashkitë janë prezent me policinë bashkiake sa i përket sigurisë publike, por kemi edhe inspektoratet vendore, kemi prefekturat. Fokusi jonë do jetë i qartë, rritja e kapaciteteve në bashki. Akademia e pushtetit vendor është i fokusuar për rritjen e këtyre kapacitete. Është e rëndësishme që kur ne flasim për mënyrën se si bashkitë mund të ecin në vazhdim, mbështetja financiare është shumë e rëndësishme, por dhe të bazohet mbi performancën. Parandalimi është puna ku ne duhet të fokusohemi më tepër. Duke filluar nga 2026 rritja e kapaciteteve vendore do të jetë e ndjeshme”.
-
VIDEO
Rama: Aty ku bie zjarr, s'do jepet asnjë leje ndërtimi për 30 vjet! S'ka më arsyetime se nuk ka pemë dhe dua të ndërtoj
Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se në zonat ku kanë rënë zjarre, nuk do të jepen asnjë leje ndërtimi për 30 vjet. Kreu i qeverisë tha se askush nuk do të mund të argumentojë se në një zonë të caktuar ku ka rënë zjarr nuk ka pemë dhe për këtë arsye mund të ndërtojë. Rama tha se do të mundësojnë ripërtëritjen e territoreve të djegura me ndihmën e dronëve "mbjellës" që do të blejnë.
"Policia e Shtetit ka qenë në gjendje të identifikojë dhe arrestojë psikopatë dhe kriminelë që vënë zjarre. Besoj shumë që fakti që ky sezon solli kaq shumë përmirësim, edhe këtu kemi hapësirë për të rritur forcën goditëse të Policisë së Shtetit, kapacitetet për parandalim, duke bërë që sot një punë operative që sot në territor për të identifikuar personat potencialisht të rrezikshëm. Se këta që vënë zjarre si duket kanë karakteristika të veçanta si personalitete. Kemi bërë ndërhyrje ligjore të rëndësishme që aty ku vihet zjarr do të ndalohet çdo lloj leje ndërtimi 30 vjet. Pra, nëse një territor i cili është si të thuash hap oreks për të ndërtuar digjet, për 30 vjet aty nuk do jepet leja e ndërtimit. Ta kenë të qartë të gjithë se djegia nuk të sjell në kushtet që të thuash se nuk ka pemë aty dhe dua të ndërtoj. 30 vjet do të ndalohet dhënia e lejes së ndërtimit dhe ai territor do rimbillet. Dhe për këtë jemi duke punuar me ministrinë e Mbrojtjes për të sjellë edhe dronët mbjellës që janë forcë e re e teknologjisë që ndihjmojnë në ripërtëritjen e territoreve të djegura, gjë për të cilën është pëerfshirë edhe ministria e Mjedisit drejtpërdrejt.", tha Rama.
-
VIDEO
Tiranë/ Zbulohet Call-Centeri që mashtronte qytetarët e BE-së, pranga administratorit dhe bashkëpunëtorit. Sekuestrohen mbi 106 mijë euro
Procedohen penalisht 38 shtetas të punësuar në call center. Operacioni u organizua nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Departamentin për Policinë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
-
VIDEO
Rama: Së shpejti hapet Akademia e Forcave Ajrore! Krijojmë flotën e dronëve për të ‘kapur’ zjarret dhe ‘mbjellë’ pemë
Kryeministri Edi Rama njoftoi se së shpejti do të hapet fizikisht edhe Akademia e Forcave Ajrore në Vlorë. Kreu i qeverisë paralajmëroi gjithashtu se po punojnë për të krijuar flotën e dronëve, të cilët jo vetëm do të monitorojnë zjarret, por gjithashtu do të bëjnë “mbjellje” për të ripërtërisë dëmet nga zjarret.
“Do të fuqizojmë flotën tonë. Së shpejti do të hapet edhe fizikisht, se është çelur si proces Akadëemia e Forcave Ajrore, dhe do të fillojë në Vlorë edhe përgatitja e pilotëve të rinj. Do të rriten kapacitetet e flotës. Por, përtej kësaj, duhet të shtojmë në mënyrë të ndjeshme flotën e dronëve. Kemi përgatitur dhe jemi duke u marrë përditë qoftë me porositjen e dronëve me kamera termike për të monitoruar në kohë reale pyjet dhe kapur sa më shpejt sinjalin e zjarrit, ashtu sikundër jemi duke vlerësuar porositë për dronët që bëjnë mbjellje. Ky element tjetër i rëndësishëm që mendojmë për ripërtëritjen e atyre që digjen nga zjarret. Dhe këtu nuk harroj edhe nevojën që ta pasurojmë flotën tonë ajrore edhe me avionët zjarrfikës hap pas hapi. Po ashtu, kemi filluar punën për sistemet e hershme të alarmit duke krijuar qendra të integruara për reagim të shpejtë me mjete tokësore.”, tha Rama.
-
VIDEO
Fushë Krujë/ Gjendet një makinë e djegur në Tapizë, brenda saj zbulohen dy automatikë! Një nga pistat e hetimit, vrasja 65-vjeçarit në Lezhë
Deri më tani 2 pista po hetohen. E para, hetuesit kanë dyshime se makina mund të ketë lidhje me vrasjen e 65-vjeçarit Gjergj Tusha në Pllanë të Lezhës. Pista e dytë që po verifikohet është parandalimi i mundshëm i një atentati tjetër.
-
VIDEO
Fier/ Me armë me vete në makinë dhe nuk iu bindën Policisë për të ndaluar, arrestohen 2 persona!
Gentjan Ndreko alias Gentian Selaci dhe Ana Pelanaj ka rënë në prangat e policisë pasi në makinë iu gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.
-
VIDEO
Vengu: Programi i ri për Mbrojtjen Civile do të fokusohet në tre shtylla kryesore, kapitali njerëzor dhe inovacioni të rëndësishme
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu tha se strategjia e re e mbrojtjes civile do të fokusohet në tre shtylla kryesore.
“Në kuadër të programit Shqipëria 2030, kemi një kapitull të dedikuar për mbrojtjen civile. Programi parashikon 3 shtylla kryesore. E para, kapitali njerëzor dhe mënyra se si fuqizojmë zinxhirin reagues që nga elementi i bashkisë dhe krijimi i qendrave rajonale të emergjencave. Inovacioni që duhet të kthehet në detyrë në çdo qelizë të menaxhimit të krizave nga pikëpamja e kamerave termike. Një tjetër mësim ishte menaxhimi i emergjencave në Llogara dhe ishte teknologjia që na dha mundësinë të përballonim situata të vështirë. Të gjitha nuk mund të ndodhin edhe pa vënie në eficencë të të gjitha instrumenteve financiare që i dedikohen bashkive”, u shpreh ai.
-
VIDEO
Tiranë/ Vodhi çantën me 14 mijë euro në një lokal, pranga 65-vjeçari
Pasi mori çantën me euro Ardian Gurakuqi e fshehu atë në një rrugicë përgjatë Rrugës së Durrësit – e cila më pas u gjet nga uniformat blu.
-
VIDEO
Transformimi i forcës zjarrfikëse, Rama prezanton kapitullin e ri të mbrojtjes civile
Aktiviteti zhvillohet në Farkë ku janë të pranishëm edhe tre ministra të kabinetit qeveritar.
-
VIDEO
IKMT rikthehet në Theth, faza e dytë e shembjes së objekteve pa leje. Do të prishen 30 ndërtesa
Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit është kthyer sërish në Theth për të shembur ndërtimet pa leje.
Kjo është faza e dytë e shembjes së këtyre objekteve. Sipas të dhënave të para, janë rreth 30 objekte pa leje të cilat do të shemben.
Banorët e zonës janë njoftuar procedurialisht për fazën e dytë të aksionit për shembjen e ndërtesave pa leje.
-
VIDEO
Nën petkun e bardhë të dëborës, pamjet magjepsëse nga Alpet shqiptare
Të përfaqësuara nga një reliev malor me kontraste të shumta, të përshkuara nga lugina lumenjsh me ujëra të kristalta, gryka dhe qafa malesh që të intrigojnë të vazhdosh më tej për të eksploruara natyrën, me një bimësi të pasur, Alpet shqiptare përfaqësojnë një perlë me vlera unikale për Shqipërinë dhe jo vetëm.