• VIDEO

    Kthjellime dhe vranësira...parashikimi i motit për sot

    Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit pa përjashtuar vranësirat mesatare dhe hera-herës deri të dendura kalimtare në relievet malore në lindje.

  • VIDEO

    Kalaja e Shkodrës 'vishet' rozë në muajin Tetor, simbol i solidaritetit kundër kancerit të gjirit

    Ky gjest vjen si pjesë e fushatës ndërkombëtare për ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e kontrollit dhe diagnostikimit të hershëm të kësaj sëmundjeje, që mbetet një nga shkaqet kryesore të humbjes së jetëve në mbarë botën.

  • VIDEO

    Vlorë/ Banorët e 4 fshatrave kundër prishjeve të IKMT-së, mblidhen në 'Kuvendin Komunitar të Krahinës': Po na merren tokat për resorte

    Sipas tyre, një grup i IKMT-së u ka lënë afat gojarisht që brenda tetorit të largojnë vetë lokalet në Orikum dhe në Llogara. Ky aksion, sipas banorëve, ka për qëllim që pronat e tyre t’u jepen për investime “oligarkëve”.

  • VIDEO

    Vritet me armë 65-vjeçari në Lezhë, u gjet i pajetë pranë hidrovorit të Tales

    Një 65-vjeçar është gjetur  i pajetë mbrëmjen e sotme në afërsi të hidrovorit të Tales në Lezhë.   

    Në njoftimin zyrtar paraprak të policisë thuhet se nga këqyrja paraprake, 65-vjeçari Gjergj Tusha ka shenja dhune, përfshirë një plagë në trup, dyshohet nga armë zjarri.

    Gjithashtu policia sqaron se kërkimet për 65-vjeçarin nisën pasi e bija kishte telefonuar Sallën Operative duke njoftuar se kishte humbur kontaktet me të atin..

  • VIDEO

    Bora dhe erërat e forta dëmtojnë rrjetin elektrik në Kukës, shkëputet energjia për 20 familje në fshatin e thellë Turaj

    Në fshatin e thellë malor Turaj të Kukësit, bora dhe erërat e forta kanë sjellë probleme në rrjetin elektrik, duke lënë pa energji rreth 20 familje.

    Telat e këputur e të bashkuar mes tyre kanë vështirësuar furnizimin, ndërsa ekipet e OSHEE-së janë ngjitur në terrenet e vështira në zonë dhe po punojnë pa ndërprerje mes dëborës për të riparuar defektet.

    Sipas Drejtorisë Rajonale të OSHEE Kukës, reshjet e dëborës në të gjithë zonën e qarkut Kukës kanë rritur vështirësitë në terren, por grupet janë në gatishmëri të plotë për të garantuar furnizimin me energji edhe në këto kushte ekstreme.

    Ndërkohë, OSHEE Kukës thekson se i gjithë territori i qarkut Kukës, përveç zonës së prekur, furnizohet normalisht me energji elektrike. Në Turaj aktualisht po punohet për rikthimin e energjisë.

  • VIDEO

    Greva për Gazën në Itali/ Përleshje të dhunshme mes policisë dhe protestuesve në Bolonja

    Për shkak të përleshjeve të dhunshme në aksin tangenciale-autostradë të Bolonjës, nyja e autostradave është paralizuar.

    Rreth orës 15:30, kompania Autostrade njofton se tangencialja është e mbyllur nga dalje-hyrja 4bis Aeroporto Marconi deri te dalje-hyrja 7bis SS64 Ferrara në drejtim lindor, dhe nga dalje-hyrja 8 Fiera deri te dalje-hyrja 7 Bologna centro në drejtim perëndimor. Bashkimi i Casalecchio është plotësisht i mbyllur. Sa i përket autostradës A14, ajo është e mbyllur nga Borgo Panigale deri te San Lazzaro në të dy drejtimet.

    Autostrada A13 Bologna-Padova është e mbyllur midis Bologna Interporto dhe kryqëzimit me A14 Bologna-Taranto, drejt Bolonjës. Më në fund, A1 Milano-Napoli është e mbyllur nga Sasso Marconi Nord në dalje nga Bolonja.

  • VIDEO

    Dyshohet se u vra në Bruksel, Bekim Halilajt i jepet lamtumira e fundit në Kukës

    Familja Halilaj në fshatin Bicaj të Kukësit hapi dyert e mortit për djalin e tyre, Bekim Halilaj, ndërkohë që pasditen e së premtes iu dha lamtumira e fundit 29-vjeçarit. Ceremonia mortore u zhvillua në vendlindje, ku trupi i të riut prehet tashmë në varrezat e fshatit Bicaj.

    Në përcjelljen e tij morën pjesë qindra banorë të zonës, bashkëmoshatarë, të afërm e qytetarë nga Kukësi, të tronditur nga lajmi i rëndë që mbërriti nga Belgjika.

    Bekim Halilaj u gjet i pajetë më 30 shtator në Bruksel, në rrethana tronditëse: i varur në një tabelë sinjalizimi rrugor. Autoritetet belge kanë nisur hetimet dhe po shqyrtojnë të gjitha pistat, përfshirë edhe atë të krimit të organizuar. Sipas burimeve hetimore, dyshohet se në ekzekutimin makabër mund të kenë qenë të përfshirë deri në katër persona.

    Emri i 29-vjeçarit kishte dalë më herët në mediat britanike. Në vitin 2017, ai ishte arrestuar në Angli, ku qëndronte ilegalisht, bashkë me tre shqiptarë të tjerë, si pjesë e një grupi të trafikut të kokainës. Për këtë akuzë, ai u dënua me shtatë vite burg.

  • VIDEO

    Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, babai i Andi malokut përplaset në gjyq me Plaurent Derishajn: Pse ma vrave djalin?

    Genci Maloku, babai i të riut Andi Maloku shofer i prokurorit Arjan Ndoja, i cili mbeti i vrarë  në atentatin që iu bë ish prokurorit Arjan Ndoja në 1 nëntor të vitit 2019, është përballur në Gjykatë me Plaurent Devishajn, i akuzuar si urdhërues i atentatit. Babai I të ndjerit e ka pyetur të dyshuarin se perse ia kishte vrarë djalin,ndërsa ky i fundit iu përgjigj shkurt  që të shkonte ta takonte për ta sqaruar

    • VIDEO

      Do shiste kokainë në Bllokun e Sigurisë, arrestohet polici në Tiranë! La takim për të blerë drogën

      Polici i arrestuar akuzohet për shpërdorim detyre, prodhim dhe shitje droge si dhe për moskallëzim krimi.

    • VIDEO

      Vrasja me thikë në Tiranë, Report Tv siguron pamjet e autorit pas krimit, i lyer me gjak rrugëve të Babrrusë

      Report Tv ka siguruar pamjet e kamerave të sigurisë ku shfaqet 38-vjeçari Arlind Demushi, autori i vrasjes me thikë të Hajdar Ismajlgecit 40 vjeç, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Babrru, Tiranë.

    • VIDEO

      Makina del nga rruga në aksin Kukës-Morinë, plagoset 64-vjeçarja! Dërgohet te Trauma

      Një aksident rrugor është regjistruar sot në aksin Kukës- Morinë të “Rrugës së Kombit”. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

    • VIDEO

      Rama: Kush ndërton më shumë, do mbjellë më shumë pemë! Do krijojmë fidanishtet publike

      Kryeministri Edi Rama thotë se të gjithë ata që ndërtojnë, do kenë detyrim mbjelljen e pemëve. Por, këtë masë detyruese nuk do ta lërë në dëshirën e ndërtuesve, por secili prje tyre do të duhet të dorëzojë pemët dhe për këtë do krijohet edhe një fidanishte publike. Kush ndërton më shumë, do mbjellë më shumë tha Rama.

       

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv