-
VIDEO
Fshehu vilat e Ballukut në Palasë dhe Dhërmi, Igli Tare merret i pandehur nga SPAK! I komunikohet akuza për pastrim parash
Dy vila që dyshohet se janë në pronësi të Belinda Ballukut, por që figuronin në emër të Igli Tares, u zbuluan nga SPAK në Dhërmi dhe Palasë. Sot SPAK i komunikoi Igli Tares akuzën për 'pastrim parash'.
-
VIDEO
Spahiu: Kriza në Shqipëri zgjidhet vetëm me ndërmjetësimin e SHBA si garant! Shqiptarët nuk bëjnë marrëveshje
Për situatën me protestat e dhunshme të 8 ditëve të fundit në Tiranë, zgjidhja nuk ndodhet në duart e Partisë Socialiste apo Demokratike. Në analizën e Kreshnik Spahiut për “Repolitix” në Report Tv, situata ka dalë jashtë kontrollit.
-
VIDEO
Protestuesit i thyen, historiani Marenglen Kasmi: Karriget e kuqe para kryeministrisë datojnë para Luftës së Dytë Botërore
Karriget që kryeministri Edi Rama nxorri sot nga godina e qeverisë për t’i vendosur ato në sheshin përpara saj në shenjë dialogu me protestuesit, u bënë copë e çikë prej tyre. Historiani Marenglen Kasmi shpjegon se karriget e kuqe u përkasin viteve ’30 dhe u kanë mbijetuar Luftës së Dytë Botërore, pushtimit nazist e komunizmit.
-
VIDEO
Tensione, gurë dhe gaz lotsjellës edhe në ditën e 8 të protestës, më pak përplasje të rënda e molotovë! ‘Betejë’ fishekzjarresh e uji te sheshi ‘Skënderbej’
Dita e tetë e protestave në Tiranë nisi e qetë, por përshkallëzoi gjatë orëve të pasdites me akte dhune dhe tensione. Megjithatë molotovët dhe aktet vandale që u shënuan gjatë darkës ishin me të pakta. Protestuesit shkatërruan një stacion urbani, ndërsa policia ndërhyri me ujë e gaz lotsjellës, duke i ndjekur këmba-këmbës.
-
VIDEO
Pa maskë në fytyrë, protestuesi: Çunat janë shpërndarë, por do të mblidhemi prapë! Protesta vazhdon
Një protestues pa maskë i cili ndodhej në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, tha se protesta vijon ende. Studenti nga Durrësi tha se pavarësisht se janë shpërndarë, do të mblidhen sërish për të protestuar për të drejtat e tyre.
-
VIDEO
Gjendet i vrarë me armë zjarri në makinë 46-vjeçari në Tiranë
Gjendet i vrarë me armë zjarri në makinë 46-vjeçari në Tiranë
-
VIDEO
Pllaka të shkulura dhe gurë, dëmet në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit'
Pllaka të shkulura janë një nga pamjet që të sheh syri në mes të bulevardit “Dëshmorët e Kombit.” Veç tyre, përgjatë bulevardit janë edhe pjesëzat e pllakave të thyera apo gurë, të hedhur më herët nga protestuesit.
-
VIDEO
Pamje me dron, protestuesit të shpërndarë, asnjë prej tyre pranë bllokut të ministrive
Te blloku i ministrive situata duket e qetë. Pamjet me dron tregojnë vetëm patrulla policie pranë zonës si dhe një zjarrfikëse, ndërsa protestuesit nuk duken askund.
Më herët, protestuesit u zhvendosën kryesisht te bulevardi “Dëshmorët e Kombit” ku u hodh ujë e gaz lotsjellës për t’i shpërndarë.
-
VIDEO
7 ditë protesta të dhunshme, 300 të arrestuar/ 51 me precedentë të rëndë penalë, nga vrasja, plagosja e trafiku i drogës te vjedhja e dhuna! Vetëm 4 arrestime të paligjshme (EMRAT+AKUZAT)
Vetëm 4 nga 300 të arrestuar në protestat e dhunshme të ditëve të fundit u cilësuan të paligjshme nga gjykatat, ndërsa pjesa tjetër u lanë në mënyrë dërrmuese në masë “detyrim paraqitje”. Mes tyre, 51 janë me precedent penal, edhe për vrasje. Vetëm të hënën policia arrestoi 31 persona dhe 42 që po hetohen të lirë.
-
VIDEO
Hodhën gurë, policia ‘zbraz’ ujin me presion dhe gazin lotsjellës ndaj protestuesve
Policia ka ndërhyrë duke hedhur ujë me presion e gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit përpara kryeministrisë. Reagimi i policisë erdhi pasi protestuesit hodhën gurë.
Mes disa vajzave dhe efektivëve ka pasur edhe debate, ku po shtyheshin me njëri-tjetrin.
-
VIDEO
‘Jepini ujë!’ Dy protestueset lëndohen nga gazi lotsjellës, të tjerët u vijnë në ndihmë
Dy vajza janë lënduar nga gazi lotsjellës që policia hodhi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit.” Rreth tyre janë grumbulluar disa të tjerë, të cilët përpiqen t’i ndihmojnë duke u dhënë ujë fiziologjik.
-Jepini pak ujë!
-Jam mirë!
Sasi e madhe gazi lotsjellës u hodh edhe pranë Ministrisë së Brendshme.
-
VIDEO
Protestuesit u vënë flakën koshave, rrëzojnë gardhe metalike në tokë për të bllokuar rrugën
Protestuesit po marshojnë nëpër rrugët e Tiranës. Ata i kanë vënë flakën disa koshave dhe kanë rrëzuar disa gardhe metalike me qëllim që të bllokojnë qarkullimin në rrugën “Asim Vokshi” në Tiranë.