-
VIDEO
Balluku e pandehur për 15 krime, SPAK i komunikon akuzat! Dyshohet se manipuloi 9 tendera me vlerë 1.2 mld €, korrupsion në 2 raste dhe pastrim parash për 2 vila luksoze
Ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku është marrë e pandehur nga SPAK për 'shkelje të barazisë' në tendera në 9 raste, 'korrupsion', 'pastrim parash' dhe 'fshehje pasurie'. Sot ajo u paraqit në Prokurorinë e Posaçme bashkë me avokatin e saj, ku qëndruan përreth 30 minuta.
-
VIDEO
Strehoi në PD protestuesit e maskuar, Berisha: Po dhunohen nga policia! E bija dhe dhëndri mes pedagogëve në protestë, kreu i PD: Po shohim fundin e merituar të Ramës
Protestuesit e maskuar që ndërmarrin akte dhune në protestë po dhunohen prej një jave nga policia, thotë Sali Berisha. Në një videomesazh para selisë blu, ai përsërit akuzat ndaj policisë për forcë jo proporcionale ndaj protestuesve.
-
VIDEO
Molotov në dorë, protestuesi e tregon me krenari
Një protestues i maskuar mban një molotov në dorë, në mes të sheshit “Skënderbej” që momentalisht ka një grup të konsiderueshëm protestuesish, përfshirë me maska. Veprimin e tij e pasuan edhe të maskuar të tjerë.
-
VIDEO
Tensionohet situata, molotovë e breshëri fishekzjarresh nga protestuesit, shpërqendrojnë policinë me lazerë! Policia përgjigjet me gaz lotsjellës
Protestuesit po hedhin fishekzjarrë, kapsollë e molotovë në sheshin “Skënderbej”. Një prej tyre mban në dorë një fishekzjarr të cilin po e përdor si armë drejt policisë.
Kjo pasoi në ndërhyrjen e policisë me gaz lotsjellës. Veç mjeteve piroteknike, protestuesit po përdorin edhe lazerë të gjelbër për të shpërqendruar policinë.
-
VIDEO
Protestuesit vendosen në sheshin ‘Skënderbej’, efektivët marshojnë
Një grup protestuesish janë vendosur në sheshin “Skënderbej”, pas shpërndarjes me ujë e gaz lotsjellës nga policia. Efektivët janë gjithashtu në ndjekje të tyre, teksa kanë vendosur edhe kordon sigurie në afërsi të Kuvendit.
Një protestuese është përplasur edhe verbalisht me policinë. Gjithashtu ka pasur edhe hedhje kapsollësh nga protestuesit.
-
VIDEO
Protestuesi ‘mbytet’ nga turma, shtrihet në mes të sheshit ‘Skënderbej’
Gjatë momentit që policia hodhi gaz lotsjellës dhe hyri brenda sheshit “Skënderbej”, një protestues ra në tokë. Por vetëm pak çaste më pas reagoi dhe më pas tha se turma po e merrte para dhe u ndie keq.
Pasi qëndroi disa minuta shtrirë, protestuesi deklaroi se po ndihej më mirë. Në zonë ka edhe një sasi të lartë gazi lotsjellës që është hedhur nga policia
-
VIDEO
Të maskuarit e vandalizuan, Shalsi për monumentin e ‘Lahutës së Malcis’: Injorancë apo skenar? Si lufton për të ardhmen kur s’njeh krenaritë e vendit?
Deputeti socialist pyet nëse një akt i tillë është injorancë apo skenar pasi s’mund të luftosh për të ardhmen e vendit kur nuk respekton veprat e figurave të tij.
-
VIDEO
Vrau dy vëllezërit në Kamëz, dëshmia e autorit: U thashë mos ma kaloni betonieren para shtëpisë, njëri shtyu prindërit e mi
Ish-punonjësi i policisë Ushtarake i cili qëlloi për vdes dy vëllezër dhe plagosi të tretin ka rrëfyer në polici variantin e tij lidhur me ngjarjen, duke deklaruar se pas një debati për betonieren që po kalonte para shtëpisë së tij, vëllezërit Islamaj i kishin shtyrë prindërit. Në ato momente, siç ka rrëfyer ai, ka nxjerrë armën e shërbimit duke qëlluar në drejtim të fqinjëve të tyre.
-
VIDEO
7 ditë protesta të dhunshme, 300 të arrestuar, 51 me precedentë penalë për vrasje, plagosje e trafik droge! Vetëm 4 arrestime të paligjshme (EMRAT+AKUZAT)
TIRANË- Në 7 ditët e para të protestës së dhunshme, me diegie e shkatërrim të pronës publike e private dhe goditje efektivëve të policisë me gurë, molotovë e sende të tjera të forta, u arrestuan në total plotë 300 persona, nga të mitur deri te mbi 50-vjeçarë.
Pjesa më e madhe e tyre, 271, janë në Tiranë, aty ku dhuna u përqendrua në mënyrë të frikshme. Zyrtarisht, Policia e Tiranës bënë me dije se në mesin e tyre, 51 janë me precedent penal. Mes tyre ka të hetuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje, prodhim e shitje droge, prostitucion, gjobëvënie, vjedhje, mashtrim, falsifikim dokumentesh si dhe pjesëmarrjes në grumbullime të paligjshme, goditje dhe mosbindje ndaj policisë. Policia thotë se mes tyre ka edhe me precedent në fushën e mjedisit dhe qarkullimit rrugor.
-
VIDEO
Protestuesit ia marrin valles në bulevard
Për herë të dytë gjatë ditës së sotme, protestuesit janë vendosur në bulevard, përpara kryeministrisë.
Deri më tani nuk regjistrohet ndonjë situatë, ndërsa protestuesit ia kanë marrë valles. Policia ka vendosur një kordon sigurie.
-
VIDEO
Pamje me dron/ Ja pjesëmarrja e protestuesve deri në orën 16:30...
-
VIDEO
Degjeneron protesta/ Mes turmës ku ka edhe të mitur, protestuesit shfaqin një organ gjenital dhe ironizojnë shpërblimin e policëve
Protestuesit janë përpjekur të ironizojnë vendimin e qeverisë Rama për të shpërblyer policët që janë në vijën e parë të përballjes me protestat e dhunshme. Pasi kartëmonedhave false prej 2500 eurosh, ironia degjeneroi, duke shfaqur në mes të turmës ku ka edhe të mitur, një lodër seksi në formën e organit gjenital mashkullor.