-
VIDEO
Pas sulmit te Ministria e Arsimit, protestuesit rikthehen te bluevardi te Kryeministria! Sulm me gurë e fishekzjarrë efektivëve
Protestuesit kanë shkatërruar një stacion urbani në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, të cilin e kanë tërhequr zvarrë dhe e kanë vendosur në mes të rrugës, së bashku me një kosh basketbolli që ndodhej përballë Piramidës.
-
VIDEO
Me daulle e qeleshe, protestuesi shoqëron turmën
Një protestues me qeleshe në kokë e daulle në duar, i është bashkuar turmës, të cilën e shoqëron gjithë kohës me ritmin e instrumentit muzikor.
-
VIDEO
Protestuesit sulm me gurë e fishekzjarrë drejt efektivëve, policia i shpërndan me ujë e gaz lotsjellës
Protestuesit kanë nisur sulmet me gurë e fishekzjarrë në drejtim të forcave të policisë. Këta të fundit po reagojnë me ujë e gaz lotsjellës për shpërndarjen e tyre.
-
VIDEO
Protestat/ Sindikata e Pedagogëve: Bojkot mësimi në universitete! Vetëm 10% e personelit akademik firmosi peticionin për dorëheqjen e Ramës (VIDEO)
Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Arsimit të Lartë, Aleksandër Kovaçi, nga protesta para Kryeministrisë, deklaroi se Kryesia e Sindikatës ka vendosur të bojkotojë dhënien e mësimit në universitete, në shenjë mbështetjeje për studentët.
Ende nuk dihet nëse një vendimi të tillë do t'i bashkohen të gjithë pedagogët, pasi deri më tani vetëm rreth 10% e personelit akademik në vend ka nënshkruar peticionin përmes të cilit kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe krijimi i një qeverie kujdestare.
-
VIDEO
Protestuesit vendosin pankarta kundër qeverisë pranë Ministrisë së Arsimit: Drejtësia të veprojë!
Protestuesit e mbledhur pranë Ministrisë së Arsimit kanë vendosur pankarta me mesazhe kundër qeverisë.
Në shkrimet e tyre, ata akuzojnë qeverinë për dhunë, korrupsion dhe kërcënim ndaj qytetarëve, duke përmendur edhe emërimet në Policinë e Shtetit.
Në njëren prej tyre shkruhet: Si mund të kemi drejtësi kur Belinda Balluku emëron Skënder Hitaj si drejtor policie dhe partia shtet dhunon, vjedh e kërcënon qytetarët?! Drejtësia të veprojë!!!
-
VIDEO
SANDER KOVACI fjala e plote
Një grup pedagogësh, mes tyre Argita Berisha dhe Jamarbër Malltezi, të mbledhur nga ish këshilltari i Berishës Ermal Hasimja, marshuan nga Universiteti Politeknik drejt Kryeministrisë. Grisën pankartat e dialogut të vendosura nga Rama. Qëndrimin e pedagogëve e përcolli ish-zyrtari i SHIK-ut të Berishës, Aleksandër Kovaçi, i cili refuzoi dialogun me kryeministrin.
-
VIDEO
Qeveria shpërblen forcat e rendit me 2500 euro, protestuesit iu hedhin policëve kroasantë të paketuar! Pamje nga protesta tek Ministria e Arsimit
Një ditë pasi qeveria vendosi të shpërblejë me 2500 euro policët që janë përballur me protesta të dhunshme, një grup protestuesish kanë ironizuar vendimin duke u hedhur policëve të angazhuar për ruajtjen e rendit në zonën e Ministrisë së Arsimit me dhjetëra kroasantë Molto.
-
VIDEO
Protestuesit marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit, blindohen dritaret e Ministrisë së Financave
Protestuesit kanë vijuar marshimin në rrugët e kryeqytetit, duke u nisur nga Rruga e Durrësit në drejtim të Ministrisë së Arsimit.
-
VIDEO
Protestuesit zhvendosen nga Kryeministria, pedagogët nuk marshojnë, largohen nga protesta
Protestuesit janë zhvendosur nga Kryeministria për të vijuar marshimin në rrugët e Tiranës, ndërsa grupi i pedagogëve nuk u është bashkuar, por është larguar nga protesta.
-
VIDEO
Protestat/ Sindikata e Pedagogëve: Bojkot mësimi në universitete! Vetëm 10% e personelit akademik firmosi peticionin për dorëheqjen e Ramës
Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Arsimit të Lartë, Aleksandër Kovaçi, nga protesta para Kryeministrisë, deklaroi se Kryesia e Sindikatës ka vendosur të bojkotojë dhënien e mësimit në universitete, në shenjë mbështetjeje për studentët.
-
VIDEO
Protestat e dhunshme/ Avokati i Popullit publikon raportin për 24 orët e fundit: Pretendime për dhunë ndaj të miturve në disa raste, mbingarkesë në ambientet e Bllokut të Sigurisë
Sipas raportit të Avokatit të Popullit, disa persona kanë pretenduar përdorim të tepruar të forcës nga policia, ndërsa të tjerë kanë ngritur shqetësime për kontrolle të telefonave celularë pa bazë ligjore dhe shoqërime pa shkak individual.
-
VIDEO
‘Dialog???’, studentët i përgjigjen thirrjes së Ramës me foton e prangosjes së të riut Klevi Metaj
Një grup studentësh iu bashkuan protestës së një grupi pedagogëve para Kryeministrisë. Ata iu përgjigjen me të njëjtën mënyrë karrigeve me mesazhin dialog që kishte vendosur kryeministri Edi Rama para godinës së qeverisë. Pranë kryeministrisë vendosën pankarat me arrestimin e të riut Klevi Metaj, i cili u prangos te dera e Ministrisë së Arsimit që është përdorur jo pak herë si simbol i kësaj proteste. Një tjetër pankartë ishte s’bëjmë dialog me kriminelë, apo foto nga momenti kur një polic shty të riun që qëndronte në këmbë te Ministria e Arsimit. Episod që ka sjellë pezullimin e dy policëve nga detyra.