-
VIDEO
Tritoli në servisin e Alfred Gurrës në Fushë-Krujë, policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin (EMRI)
Alfred Gurra pasi ka konstatuar dëmtimin në qepenin e servisit, ka shkuar në polici ku ka depozituar dhe kallëzim penal. Jashtë kamerave, Gurra deklaroi se nuk ka konflikte me njeri.
-
VIDEO
Bilisht/ Tre persona dhunojnë 39-vjeçarin me sende të forta, ai plagos me thikë njërin nga autorët
Të gjithë personat e përfshirë janë dërguar për mjekim në spital dhe më pas janë shoqëruar në Komisariatin e Devollit, ku do të merren në pyetje për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes.
-
VIDEO
Liderët e BE-së në Kopenhagen, Rama në darkën solemne në Pallatin Amalienborg
Në samitin e Komunitetit Politik Europian, i pranishëm do të jetë edhe kryemimistri Edi Rama i cili tashmë ka mbërritur në Danimarkë dhe është pritur në takim në pallatin mbretëror Amalienborg nga mbreti Frederiku X.
-
VIDEO
Vizita në Danimarkë, Rama pritet në takim nga mbreti Frederiku X
Kryeministri Edi Rama, ka ndarë pamjet nga vizita e tij zyrtare në Danimarkë, ku është pritur në pallatin mberëtor Amalienborg nga mbreti Frederiku X, dhe mbretëresha Margrethe II.
Më tej Rama shkruan se pas mikëpritjes që Shqipëria i bëri bëri Samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë, tashmë do të jetë Danimarka ajo që do të mbaj organizimin e radhës.
“Kopenhagen, Danimarkë- Mikpritja nga Madhëria e Tij, Mbreti Frederiku X, dhe Madhëria e Saj, Mbretëresha Margrethe II, në Pallatin Amalienborg
Pas mikpritjes që Shqipëria i bëri Samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë, sot rrugëtimi vijon në Kopenhagen, ku Danimarka ka marrë stafetën e organizimit të takimit të radhës”, shkruan Rama.
-
VIDEO
Ndërtimet pa leje në Parkun Kombëtar të Valbonës, Rama: Ndaluni, është e kotë! Do të përballeni me pasoja të rënda
Kryeministri Edi Rama teksa ka ndarë pamje nga shembja e ndërtesave pa leje, shkruan se ndërtimet pa leje në hapësira publike duhet që të ndalen.
-
VIDEO
Projekti TID në Durrës/ 74 familje kundërshtojnë shpronësimet e banesave, ngrihen në protestë: Të pezullohet
Banorët vazhdojnë të kërkojnë nga institucionet shtetërore pezullimin e projektit si dhe kompensim të drejtë, në përputhje me vlerën reale të tregut për pronat që zotërojnë.
-
VIDEO
Muzeu i Lundrimit në Shkodër, Beci inspekton punimet: Kthen hyrjen e qytetit në një zonë moderne dhe të zhvilluar
Punimet pritet të përfundojnë në qershor të vitit të ardhshëm, kur muzeu do të plotësohet edhe me sheshin e ri të eventeve, një hapësirë bashkëkohore e konceptuar për aktivitete kulturore dhe artistike.
-
VIDEO
Gjyqi për ish-krerët e UÇK/ Fatos Klosi: Akuzat ndaj tyre absurde, s'ishte ushtri e rregullt! Do dëshmojë në Hagë, dëshmitarët shqiptarë po thonë të pavërteta
Klosi tha se marrëdheniet që ka sot Kosova me aleatët ndërkombëtar nuk janë më si më parë. Një koment e pati edhe në lidhje me protestën që do të mbahet më 17 tetor në Tiranë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.
-
VIDEO
Rama: Oficerët e sigurisë në shkolla, garantojnë mbrojtjen e nxënësve nga çdo fenomen negativ
Rama shkruan në rrjetet sociale se Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake do të bëjnë edhe monitorimin e hapësirave brenda perimetrit të shkollave.
-
VIDEO
Zbuloi se shefi i Krimeve në Përmet u pezullua nga detyra, familjarët e efektivit kërcënojnë gazetarin e Report TV, Piro Nase! Reagon Asociacioni i Gazetarëve
Gazetari është kërcënuar nga familjarët e shefit të pezulluar të Krimeve në Përmet, pas raportimit se ai ishte në dijeni të abuzimit të 16-vjeçares nga njerku polic dhe kolegu i tij. Asociacioni i Gazetarëve kërkoi reagim të menjëhershëm të autoriteteve dhe vënien para përgjegjësisë së autorëve.
-
VIDEO
Konstituohen 3 komisione të tjera parlamentare. Zhupa e Boçi bëjnë opozitë, i ‘frenon’ Topalli: Pimë një kafe të njihemi me të gjithë
Sot nisën nga puna edhe 3 komisione të tjera parlamentare, dy prej të cilëve drejtohen nga opozita. Hovin e Ina Zhupës dhe Luçiano Boçit për të mos humbur asnjë sekondë për të bërë opozitë, e preu Jozefina Topalli, e cila kërkoi të relaksohen dhe të konsumojnë si fillim një kafe njohëse me kolegët socialistë.
-
VIDEO
Zbulohet ‘shtëpi bari’ në Laç, në pranga dy persona! Sekuestrohen 12 kg kanabis, granata, tritol e fitila detonatorësh (EMRAT)
Nga operacioni i zhvilluar policia ka sekuestruar 12 kg kanabis, municione luftarake, granata, ndezës minash, fitila detonatorë, tritol, armë të ftohta dhe peshore elektronike.