-
VIDEO
10 orë protestë/ Policia strategji të re në ditën e shtatë, neutralizon sulmet që në nisje! Sulm Gjykatës së Apelit, 5 të arrestuar! Fishekzjarre e molotovë efektivëve
Sulme me gurë e kapsolla ndaj policisë dhe mësymje në Gjykatën e Apelit, ku protestuesit e maskuar thyen xhamat dhe hynë brenda godinës. Pesë protestues u arrestuan, mes tyre një 16-vjeçar, ndërsa 15 të tjerë janë në kërkim. Policia ndërhyri me gaz e ujë, duke i ndjekur këmba-këmbës dhe shpërndarë grupin e të maskuarve.
-
VIDEO
Përfundon protesta, nis pastrimi i bulevardit nga gurët
Gurët e hedhur gjatë ditës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kanë nisur të pastrohen me ekskavator, pas përfundimit të ditës së shtatë të protestës.
-
VIDEO
Efektivët në oborrin e Kishës Ortodokse, Mitropoliti i Korçës: Policia të heqë dorë nga çdo formë dhune e arbitrariteti
Mitropoliti i Korçës ka reaguar lidhur me hyrjen e policisë në oborrin e Kishës Ortodokse në Tiranë duke kërkuar heqjen dorë nga dhuna e arbitrariteti. Imzot Anastasi thotë se përgjegjësia e tyre për shpërdorimin e autoritetit të shtetit shtrihet përpara gjykimit të historisë dhe pasojave të përshkallëzimit të tensioneve.
-
VIDEO
Protesta e dhunshme/ Efektivi kërkon të shoqërojë të miturin te ‘Opera’, e ndalojnë disa gra
Pas sulmeve të vazhdueshme me gurë, molotovë e fishekzjarrë ndaj Policisë, efektivët në ambientet e jashtme të ‘Operas’ në Sheshin Skënderbej në Tiranë kanë tentuar të shoqërojnë një të mitur, por nuk ia kanë dalë.
Ishin disa qytetarë, kryesisht gra, që nuk lejuan efektivët që të shoqëronin të miturin.
-
VIDEO
U sulmua nga protestuesit, masa të shtuara sigurie pranë bankës së nivelit të dytë! Rrethim me veshje metalike dhe punonjës të policisë private
Dega e bankës së nivelit të dytë përballë ‘Ushtarit të Panjohur’, që u sulmua katër ditë më parë nga protestuesit, është rrethuar nga veshje metalike.
Veç rrethimit, janë marrë edhe masa të tjera për këtë filial bankar pasi ka edhe punonjës të sigurimit privat që ruajnë perimetrin.
Gjatë sulmit, protestuesit shkatërruan fasadën, bankomatin dhe hynë brenda e nxorrën dokumente nga banka, të cilat i hodhën në rrugë.
-
VIDEO
Protesta e dhunshme në Tiranë, një person humb ndjenjat te Tajvani! I vijnë në ndihmë mjekë e qytetarë
Një prej protestuesve nuk është ndjerë mirë dhe ka humbur ndjenjat në zonën e Tajvanit në Tiranë.
Disa persona të pranishëm aty, por edhe disa mjekë që kanë shkuar me auto-ambulancë, i kanë ardhur në ndihmë.
-
VIDEO
Aktet e dhunës/ Policia ndjek protestuesit nëpër rrugët e Tiranës, përdorin edhe shkopinj gome
Pas sulmeve të vazhdueshme me gurë, fishekzjarrë e molotovë, efektivët e Policisë janë vënë në ndjekje të disa protestuesve.
Nga pamjet e siguruara nga Report Tv, efektivët kanë arritur të kapin një prej protestuesve, të cilin e kanë qëlluar me shkopa gome.
-
VIDEO
Vijon marshimi, protestuesit u vënë flakën koshave
Gjatë marshimit të tyre në “Rrugën e Dibrës”, protestuesit po djegin disa kosha të tjerë mbeturinash.
-
VIDEO
Protesta e dhunshme në Tiranë, i moshuari në Rrugën e Barrikadave humb ndjenjat! Disa persona i vijnë në ndihmë
Një i moshuar ka rënë pa ndjenja gjatë protestës së sotme, në Rrugën e Barrikadave në Tiranë.
Nuk dihen ende shkaqet që kanë çuar në humbjen e ndjenjave të të moshuarit. Gjatë minutave të fundit janë shënuar përplasje të forta mes protestuesve dhe efektivëve të Policisë.
Protestuesit kanë sulmuar me gurë, fishekzjarrë dhe molotovë drejt efektivëve, ndërkohë që këta të fundit u janë kundërpërgjigjur me ujë dhe gaz lotsjellës.
-
VIDEO
Kaos te 9-Katëshet në Tiranë, turma protestuesish me maska drejt bulevardit! Kapsolla dhe tym në rrugë
Situatë kaosi dhe frike në kryqëzimin e 9 Katsheve ku turma të mëdha protestuesish janë drejtuar për në bulevard duke lëshuar kapsolla rrugës. Siç duket edhe nga pamjet ata po lëvizin në grup, janë të veshur me rroba të zeza me kapuçë të zinj e me maska dhe të armatosur me kapsolla e gurë.
Kryqëzimi është i mbuluar me tym dhe shpërthime të herë pas hershme dëgjohen në sfond
-
VIDEO
Deputeti demokrat Saimir Korreshi i bashkohet protestës në Tiranë
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, është filmuar mes protestuesve ditën e sotme, në bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë.
Nga pamjet e siguruara nga Report Tv, duket momenti kur Korreshi po marshon bashkë me turmën në drejtim të Kryeministrisë.
Kujtojmë se Korreshi ka marrë pjesë gjatë këtyre ditëve edhe në protestat e tjera që janë zhvilluar dhe nuk është përzënë nga protestuesit, siç ka ndodhur me deputetë të tjerë të PD-së.
-
VIDEO
Skenë lufte’ në Tiranë, protestuesit e dhunshëm zbrazin breshëri fishekzjarrësh dhe molotovësh në drejtim të efektivëve të Policisë pranë Ministrisë së Brendshme
Protestuesit e dhunshëm kanë nisur sulmin me breshëri fishekzjarrësh në drejtim të efektivëve të Policisë.
Ata janë pozicionuar pranë Ministrisë së Brendshme, ku zona është kthyer në një ‘skenë lufte’.
Nga ana tjetër, efektivët e Policisë, të ndodhur në një pozitë të vështirë u janë përgjigjur protestuesve duke hedhur ujë drejt tyre.