-
VIDEO
Blushi i PL sulmon qeverinë dhe mbron kryetarin: 18 aferat e Ramës që SPAK nuk i heton, gjyq publik në Kuvend! Metën e arrestuan pa prova
Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi, doli sot me një deklaratë për mediat, ku tha se qeveria është e lidhur me organizatat kriminale dhe kartelet e drogës. Ai u shpreh se me nisjen e sesionit të ri, Kuvendi do të shndërrohet në sallën e gjyqit publik kundër Edi Ramës dhe ministrave të tij
-
VIDEO
Finiq/ Vatër e re zjarri mes fshatrave Dërmish dhe Rumanxa, rrezikohen edhe banesat! Helikopteri në aksion për shuarjen nga ajri
Një vatër e re zjarri është shfaqur sot (22 gusht) ndërmjet fshatrave Dërmish dhe Rumanxa, në Bashkinë Finiq.
Në vendgjarje kanë shkuar shumë zjarrfikës. Gazetari i Report Tv, Limos Didani, teksa ka siguruar edhe pamjet e zjarrit dhe operacionit, informon se era e favorizon flakët në përhapjen e tyre.
Gjithashtu vatra e zjarrit përbën rrezik për banorët, sepse flakët kanë drejtim nga fshati Rumanxa.
Më herët Ministria e Mbrojtjes kishte njoftuar nisjen e y helikopterëve në Selenicë dhe Finiq, që janë parë edhe në aksion pasditen e sotme, për shuarjen e flakëve nga ajri.
-
VIDEO
Potam/ Gomonia digjet në mes të detit, tymi mbulon zonën! Shpëtojnë 3 pushuesit
Gomonia është përfshirë nga flakët, ndërkohë që tre personat që ndodheshin në bord janë ndihmuar nga policia kufitare.
-
VIDEO
Jo vetëm për turizëm, turistet italiane vjedhin tezgat në Ksamil! Në pranga 21-vjeçarja, 2 në hetim
21-vjeçarja ka vjedhur nga tezgat që sheshin në qendër, sende të ndryshme, bizhuteri, parfume dhe suvenire me vlerë rreth 150 000 lekë.
-
VIDEO
Aksioni në Korçë/ Momenti kur Operacionalja nxjerr nga makina, shtrin në asfalt dhe prangos me duar pas shpine të dyshuarit!
Ky është momenti kur forcat e Operacionales së Policisë së Shtetit, të ndihmuar nga kolegët e Korëës dhe të Vlorës, rrethojnë, u zënë rrugën, i nxjerrin nga makina dhe i shtrijnë në asfalt duke i prangosur personat e dyshuar në qytetin verilindor.
-
VIDEO
Korçë/ Operacionalja aksion policor në mes të qytetit, efektivët nxjerrin nga ‘Audi’ një person, shoqërohen disa të tjerë!
Nga pamjet e siguruara nga Report Tv, duket se forcat e policisë kanë bllokuar një mjet tip “Audi”, duke nxjerrë një nga personat në mjet. Mësohet se ka edhe të tjerë të shoqëruar
-
VIDEO
Fadromat e IKMT-së shembin një tjetër objekt pa leje në afërsi të Jonufrës, ishte përjashtuar nga procesi i legalizimit!
Objekti që shërbente si njësi akomoduese, është skualifikuar nga procesi i legalizimit
-
VIDEO
Aksident në aksin Lin-Pogradec, automjeti përplas një grua dhe një vajzë të vogël! E moshuara dërgohet në gjendje të rëndë në spital
Në momentin e aksidentit, e moshuara dhe vajza e vogël po kalonin në krahun tjetër të rrugës. E moshuara u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin e Pogradecit.
-
VIDEO
Ndezën zjarr dhe rrezikuan banesat, arrestohet 26-vjeçari në Gramsh, në hetim babai i tij
Një 26-vjeçar është arrestuar në Gramsh, ndërsa babai i tij është vënë në hetim pasi janë kapur nga policia duke ndezur zjarr në pyllin e fshatit Bersnik i Poshtëm. Nga përhapja e flakëve u dogj një sipërfaqe pyjore dhe u rrezikuan banesat përreth.
-
VIDEO
Reshjet e dendura të shiut përmbytën rrugët e Durrësit
Në Durrës, shiu shkaktoi përmbytje të përkohshme në disa rrugë, por uji u tërhoq gradualisht.
-
VIDEO
Italia e kërkon për vjedhje, arrestohet 22-vjeçari në Bulqizë
Klevis Hoxha rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi është dënuar nga Italia për vjedhje me 9 vite e 3 muaj burg në prill të këtij viti.
-
VIDEO
U konfliktua me bashkëfshatarin dhe ndezi zjarr, digjet një sipërfaqe me ulllinj! Arrestohet 43-vjeçari në Selenicë
Një 43-vjeçar është arrestuar në Selencië për zjarrvënie. Policia thotë se Elvis Bylyshi ka ndezur zjarr qëllimisht ditën e djeshme në vendin e quajtur “Fshati i Vjetër”, Drashovicë pas një konflikti me bashkëfshatarin e tij, dhe për pasojë është djegur një sipërfae toke me ullinj.