-
VIDEO
Zjarret e mbrëmjes në fshatrat e Vlorës, Ministria e Mbrojtjes: Pas tyre një grup kriminal që vepron natën! 3 vatra në Fushë-Arrëz
5 vatra zjarri aktive në Vlorë. Ministria thotë se një grup i strukturuar kriminal vepron natën kur është e pamundur ndërhyrja nga ajri.
-
VIDEO
Vijon zjarri në fshatin Kryezi, forcat zjarrikëse 'në luftë' me flakët
Vijon që të jetë aktiv zjarri në fshatin Kryezi.
Në pamjet e siguruara nga Report Tv shihet se pisha dhe pemë vijonë që të jenë nën flakë.
Ndërkohë, forcat zjarrfikëse vijojnë 'luftën' me flakët për të bërë të mundur shuarjen e tyre.
-
VIDEO
Shqipëria pajiset me automjete të blinduara LMV2 nga Italia, financim i plotë nga Bashkimi Evropian
Ushtria shqiptare do të pajiset për herë të parë me automjete të lehta shumëfunksionale LMV2, të prodhuara nga Iveco Defence Vehicles, divizioni ushtarak i kompanisë italiane Iveco. Njoftimi është bërë nga vetë kompania italiane.
-
VIDEO
Zjarri në fshatin Drashovicë, era favorizon përhapjen e flakëve! Një vatër edhe në Dukat
Një zjarr ka rënë në një kodër pranë fshatit Drashovicë të Bashkisë Selencë. Vatra e zjarrit është në një terren të vështirë, ndërsa era që fryn ndihmon në përhapjen e flakëve.
Nga zjarri në Drashovicë rrezikohet një stan që ndodhet afër vatrës së zjarrit.
Ndërkohë, po tani në mbrëmje një vatër zjarri është rregjistruar edhe në afërsi të fshatit Dukat.
-
VIDEO
Selenicë/ Zjarr në Drashovicë, rrezikohet stalla me bagëti
Një vatër zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Drashovicë, bashkia Selenicë.
Flakët janë shfaqur rreth 100 metra poshtë një stalle, duke rrezikuar bagëtitë që ndodhen aty pranë.
-
VIDEO
Fier/ Zjarr në oborrin e një banese në Libofshë, flakët rrezikuan shtëpinë
Një zjarr ka përfshirë oborrin e një banese në fshatin Rreth Libofshë të Fierit. Flakët të favorizuara nga era e fortë këtë pasdite, i janë afruar edhe banesës në oborrin e së cilës ra zjarri.
-
VIDEO
Aksident i rëndë në Fier, makina del nga rruga dhe përplaset me murin e banesës! 2 persona të plagosur, njëri me plagë kritike
Një automjet tip “Citroen”, pasi drejtuesi ka humbur kontrollin, është përplasur me murin rrethues të një banese. Si pasojë e përplasjes së fortë kanë mbetur dy persona të plagosur, të cilët janë transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal Fier
-
VIDEO
Zjarret në Fushë-Arrëz, kreu i Pyjores Doda: 3 vatra aktive, njëra e rrezikshme për banorët! Dyshohen të qëllimshme, Ushtria të ndihmojë
Zjarret në zonën e Fushë-Arrëzit kanë marrë përmasa të rrezikshme teksa po djegin prej orësh sipërfaqe me pyll e bimësi, madje në një prej vatrave duke iu afruar edhe zonës së banuar.
-
VIDEO
Zjarr në Fushë-Arrëz, flakët përhapen në pyjet e fshatit Kryezi, kërkohet ndërhyrje nga ajri
Në Fushë-Arrëz është shfaqur një tjetër vatër zjarri në pyjet pranë fshatit Kryezi në Podinat. Zjarri i ndihmuar nga erat e forta po përhapet me shpejtësi në pyjet e pishës së zezë.
-
VIDEO
Makinat përplasen ‘kokë më kokë’ pas parakalimit të gabuar në rrugën Vlorë-Orikum, një person i plagosur!
Ngjarja u shënua rreth orës 15:45, teksa dy automjete u përplasën. Shkak dyshohet se është bërë një parakalimi i gabuar. Një person u transportua i plagosur menjëherë drejt Spitalit të Vlorës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën
-
VIDEO
Cenoi figurën me sjelljen e tij, Policia e Korçës pezullon efektivin e Pikës së Qafë-Thanës pas videos! Nis dhe hetimi disiplinor
Një video e publikuar në media dhe rrjete sociale shfaqte efektivin R.S., në veprime që i denoncoi një qytetar pas filmimit. Policia e Korçës reagoi me verifikim dhe marrje të masës së dyfishtë të policit të Migracionit dhe Kufirit. Në pamje u pa që efektivi lejonte drejtuesin e një mjeti që të kryente shkelje, duke kaluar në krahun tjetër pranë pikës kufitare
-
VIDEO
Zjarr në Cërrik, forcat zjarrfikëse në terren! Dy vatra pranë 'Kurorës së Dardhës' në Shkodër, në ndihmë helikopteri
Një zjarr ka rënë në Cërrik duke përfshirë shkurre dhe duke krijuar tym të dendur në zonë. Vatrat janë riaktivizuar pranë “Kurorës së Dardhës” në Shkodër dhe disa prej tyre kanë dalë jashtë kontrollit, ku po ndërhyjnë zjarrfikësit dhe një helikopter.