-
VIDEO
Kurbin/ Mbushi oborrin e shtëpisë më kanabis, 32-vjeçari prangoset duke i vaditur! Parcelën e zbuloi droni i Policisë
Policia vendore bëri me dije ditën e sotme se ka finalizuar aksionin e koduar “Koordinata” në Kodër-Shullaz, ku kapën në flagrancë teksa kujdesej për lëndën narkotike, të dyshuarin 32-vjeçar, që ishte duke u kujdesir për bimët në parcelën para shtëpisë
-
VIDEO
Vau i Dejës/ Po kujdeseshin për parcelën me 351 bimë kanabisi në pyll, kapen ‘mat’ 2 autorët e dyshuar! (EMRAT)
Ata akuzohen se kishin kultivuar 351 bimë narkotike, në fshatin Fshati i Ri dhe kapja u bë në flagrancë, brenda në parcelë. Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies, kurse hetimet e mëtejshme i kaluan Prokurorisë së Shkodrës
-
VIDEO
'Prindërit duhet të kishin ndërhyrë me kohë' Komshiu i viktimës: Kishin konflikte prej vitesh...
Kasem Taragjini, banor i fshatit Kryekuq në Divjakë, thotë se dy familjet Kumria dhe Toromeni kanë pasur konflikte për tokën, të cilat nuk i kanë zgjidhur dot. Sipas këtij banorit, situata është konflikt i hershëm për tokat.
Ai shprehet se janë familjarët që duhet të ishin parandalues dhe baballarët duhet të mos i lenë konfliktet të përcillen tek fëmijët.
“Kanë patur për punë toke, nuk e zgjidhën. Ky ka qenë shkaku, pastaj nuk di gjë. Kanë qenë familje të mira, të rregullta, në punë të tyre. Shkaku i konfliktit është vetëm për tokën, asgjë tjetër nuk kanë. Janë të ardhur nga Gramshi. Njëri është nga Poliçani, tjetri është nga fshati Gramsh. Kanë vite këtu, kanë shtëpi të rregullta. Ngjarje e rëndë.”, tha Kasëm Taragjini.
-
VIDEO
Durrës/ Plagosi rëndë me gur në kokë pas sherrit 20-vjeçarin, arrestohet autori i dyshuar! I riu me plagë serioze, dërgohet te Trauma
Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnatës së djeshme në lagjen nr. 15, teksa i dëmtuari po mjekohet te Trauma në Tiranë, pasi ka plagë kritike
-
VIDEO
Plagoset me thikë 50-vjeçari në Laç, dërgohet te spitali i Traumës! Arrestohet autori 33-vjeçar
50-vjeçari është plagosur në krah, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën te spitali i Traumës në Tiranë.
-
VIDEO
Divjakë/ Vritet me thikë 32-vjeçari në një lokal në Kryekuq, kapet pas disa orësh autori! Shkak dyshohet një konflikt për kanalin vaditës në fshat (EMRAT)
32-vjeçari ndodhej me miqtë e tij në lokal, kur autori është afruar dhe e ka qëlluar me thikë. Sipas policisë, shkak dyshohet një konflikt i vazhdueshëm për një kanal vaditës. Autori u kap pas disa orësh.
-
VIDEO
Dy vatra zjarri në Vlorë/ Në flakë fusha e mbetjeve, rrezikohen banesat në Selenicë! 4 helikopterë po punojnë për shuarjen (VIDEO)
Në Vlorë dhe Selenicë, u regjistruan 2 vatra zjarri ku për shuarjen kanë ndërhyrë edhe 4 helikopterë. Tymi i dendur ka mbuluar zonën, ndërsa banorët së bashku me zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë flakët por terreni është i vështirë. Ndërkohë, dy vatra zjarri janë konstatuar në Krujë në afërsi të fshatit Borizanë mbi fabrikën e çimentos në afërsi të guroreve.
-
VIDEO
Korçë/ Lëvizte në sens të kundërt me makinën e Policisë, efektivi gjobitet 100 mijë lekë, i pezullohet 3 muaj patenta dhe i hiqen 6 pikë!
Menjëherë pasi pamjet u bënë virale në rrjet dhe u denoncua, nisën hetimet dhe veprimet administrative dhe u vendosën 3 masa. Polici Th.K., ka lëvizur në sensin e kundërt me makinën e Policisë, një “Range Rover| me ngjyrë të bardhë
-
VIDEO
Nis ndëryrja nga ajri me helikopter në Lapardha, flakët përhapen drejt Shashicës
Ka nisur edhe ndërhyrja nga ajri për shuarjen e zjarreve. Dy helikoptërë kanë shkuar në Lapardha, Bashkia Selenicë, ndërkohë pritet edhe ndërhyrja e një tjetër helikopteri.
Zjarri po përhapet në drejtim të Shashicës, si pasojë e erës, ndërsa janë lajmëruar edhe forcat zjarrëfikse që të jenë në gadishmëri.
-
VIDEO
Vijon zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë, flakët përhapen me shpejtësi
Vazhdon zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë.
Në pamjet e siguruara nga Report Tv, shihet se flakët janë duke u përhapur duke djegur mbeturinat që janë në këtë fushë.
-
VIDEO
Krujë/ Zjarr në Krastë, vatra në afërsi të guroreve
Dy vatra zjarri në distancë të shkurtër me njëra- tjetrën janë konstatuar këtë pasdite në afërsi të fshatit Borizanë mbi fabrikën e çimentos në afërsi të guroreve.
Sipas burimeve zjarret janë të qëllimshëm dhe mendohet që vihen për ti hapur terren guroreve ose ndonje guroreje të re.
-
VIDEO
Aksident në autostradën Fier-Lushnjë, ‘Benz’-i përplaset me motorin, plagoset një nga drejtuesit!
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në afërsi të kryqëzimit të Savrës, në autostradën Fier-Lushnjë. Një mjet tip ‘Benz’ dhe një motoçikletë, janë përplasur me njëri-tjetrin në rrethana dhe dinamikë që po hetohet