-
VIDEO
Dy vatra zjarri në Vlorë dhe Selenicë, rrezikohen banesat, pritet ndërhyrja e helikopterit të FA
Në qytetin e Vlorës, flakët përfshinë sërish fushën e mbetjeve urbane. Për shkak të erës së fortë, zjarri po përhapet me shpejtësi, duke krijuar re të dendur tymi në qytet. Forcat zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
-
VIDEO
Fier/ Makinat përplasen ‘kokë më kokë’ në semafor, një e plagosur! Shoferët përleshen mes tyre në mes të rrugës, tensione dhe trafik
Ngjarja u shënua rreth orës 14:20, në qendër të qytetit, pranë semaforit kryesor. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, duke shkaktuar panik dhe trafik në zonë. Ngjarja është shoqëruar edhe me tensione, pasi drejtuesit e mjeteve janë konfliktuar fizikisht pas aksidentit. Njëri prej tyre dyshohet se ishte i dehur
-
VIDEO
Zjarret gjunjëzuan edhe Vlorën këtë verë, Kapaj: Të qëllimshme, shumica për hapje kullotash!
Temperaturat e larta dhe erërat e forta kanë favorizuar përhapjen e disa vatrave zjarri në territorin e bashkisë. Zjarret kanë përfshirë sipërfaqe të gjera pyjore dhe toka me bimësi të dendur, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në mjedis dhe në disa raste edhe në pronat private të banorëve. Kreu i Zjarrfikësve flet për Report Tv
-
VIDEO
Makina përplaset me motorin në rrugën Fier-Patos, plagosen dy drejtuesit dhe pasagjerja! Aksidenti krijon trafik, aksi i mbipopulluar gjatë verës
Një automjet është përplasur me një motor, dhe si pasojë e përplasjes së fortë kanë mbetur 3 të plagosur; drejtuesi i motorit, drejtuesi i automjetit dhe pasagjerja që udhëtonte me të
-
VIDEO
Zgjedhjet/ Beteja e Andia Ullirit për mandatin e deputetes, Kolegji vendos pushimin e çështjes dhe nuk e legjitimon si palë paditëse!
Kolegji Zgjedhor rrëzoi kërkesën e deputetes demokrate të kësaj legjislature për qarkun e Durrësit, Andia Ulliri dhe nuk e legjitimon si palë paditëse, pas ankimimit të saj ku kërkon mandatin e deputetes si kandidate për zgjedhjet e 11 majit, nga kuotat gjinore për atë qark, mandat që e ka fituar ish-prokurori i shkarkuar nga vettingu, Arjan Ndoja, në listën e hapur
-
VIDEO
Pagoi me kartëmonedhë false në karburant, pranga të riut në Korçë
I riu kishte ndaluar për të furnizuar mjetin me karburant, por në përfundim ka paguar me një kartëmonedhë false. Në banesë iu gjetën disa kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara, si dhe 4 pasaporta të tij që i kishte deklaruar të humbura.
-
VIDEO
Pamjet e pallatit ku u zbulua apartamenti që shërbente si ‘laborator’ droge
Në këtë pallat në zonën e Yzberishtit, në një apartament në katin më të lartë, u gjet sasia e drogës prej 17 kilogramësh që përpunohej dhe më pas shitej në zonë.
61-vjeçari Shkëlqim Krrashi e siguronte drogën nga Maqedonia e Veriut. Kokainën e shiste me pakicë ndërsa kanabisin dhe vajin me shumicë.
-
VIDEO
Anija 'Lissus' me 22 efektivë niset drejt misionit të NATO-s në Egje, Vengu: Ekuipazhet shqiptare shpëtuan 120 jetë këtë vit
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka bërë të ditur se anija “Lissus” me 22 efektivë në bord është nisur nga baza e Sarandës drejt operacionit të NATO-s “Sea Guardian” në detin Egje, ku do të shërbejë për 6 muaj në kuadër të sigurisë detare të Mesdheut.
"Në tokë e në det, Forcat e Armatosura në misionet ndërkombëtare mbajnë mbi shpatulla peshën e krenarisë dhe përgjegjësisë në Aleancë, ku shpesh kanë qenë vendimtare në aksionet për shpëtimin e jetës. Pata kënaqësinë të vizitoj anijen tonë dhe të përcjell urimet e mia për një mision të suksesshëm, si edhe mirënjohjen për profesionalizmin dhe përkushtimin e trupës sonë detare të udhëhequr nga kapiteni Jetnor Balla", shkruan Vengu.
Vetëm gjatë këtij viti, ekuipazhet shqiptare kanë kryer 5 operacione të suksesshme në Egje, duke shpëtuar mbi 120 jetë. Në total, misionet e Forcave të Armatosura në Egje kanë realizuar 29 operacione, duke shpëtuar mbi 700 persona.
-
VIDEO
Çfarë u sekuestrua nga 'laboratori' i drogës në Yzberisht? Momenti ku policia gjen lendë narkotike në vlerën 500 mijë euro
Policia e Tiranës ka zbuluar një banesë të përshtatur për përgatitjen e lëndëve narkotike në Yzberisht, ku janë sekuestruar rreth 17 kg drogë si dhe 22.5 litra vaj kanabisi me vlerë 500 mijë euro.
-
VIDEO
Aksident në aksin Berat-Dimal, përplasen 3 mjete, plagosen drejtuesit e tyre
Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Berat-Dimal, në fshatin Moravë. Tre mjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërkohë që janë lënduar lehtë tre drejtuesit e tyre. Në aksident janë përfshirë: një mjet tip Opel, mjeti tip Fiat, dhe mjeti tip furgon.
-
VIDEO
Hapet tenderi për t’i bërë “pritë” dronëve që “thyejnë” rrethimin. Sistem për të mbrojtur burgjet
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka hapur një tender 2.13 milionë euro për kontraktimin e një kompanie që do të ndërtojë sistemin për mbrojtjen e burgjeve nga përdorimi i dronëve për qëllime të paligjshme
-
VIDEO
Korçë/ U konfliktuan fizikisht me 2 persona dhe kundërshtuan punonjësit e policisë, 3 në pranga
3 persona janë vënë në pranga, nga policia në Korçë, pasi u konfliktuan fizikisht me 2 të tjerë dhe kundërshtuan me forcë punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit në Komisariat.