• VIDEO

    Elbasan/ Dy makina përplasen te kryqëzimi i Jagodinës, njëra përfundon në kanal, 2 persona të plagosur

    Dy automjete janë përplasur mes tyre, ndërsa njëra prej tyre ka përfunduar në kanalin me ujë anës rrugës në aksin Elbasan-Çerrik, në afërsi të kryqëzimit të Jagodinës. Si pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital.

  • VIDEO

    Konflikt mes 5 personave në Laç, një në pranga dhe 4 në kërkim! Dyshohet se është qëlluar edhe me armë

    Një konflikt mes pesë personave është regjistruar sot në Laç. Në pranga ka rënë një 37-vjeçar, ndërsa 4 të tjerë janë shpallur në kërkim

  • VIDEO

    Vlorë/ Rrezikoheshin të mbyteshin në det Policia Kufitare i vjen në ndihmë tre pushuesve

    Policia Kufitare Vlorë i erdhi në ndihmë 3 pushues që rrezikuan të mbyteshin, në afërsi të plazhit të Ujit të Ftohtë.

  • VIDEO

    Bie zjarr pranë varrezave të fshatit Lin në Pogradec

    Një vatër zjarri është regjistruar në fshatin Lin të Pogradecit. Zjarri ka rënë në afërsi të varrezave të fshatit, ndërsa flakët po përhapen.

    Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikësit e Pogradecit, ndërsa në afërsi të vatrës ka dhe banesa.

  • VIDEO

    Detaje të reja nga vrasja e 14-vjeçarit në Maliq/ Krimi është filmuar nga kamerat e sigurisë! Viktima vendosi karrige para për t'u mbrojtur nga moshatari me thikë

    Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 14 vjeçarit në fshatin Pirg, Maliq. Nga dosja hetimore mësohet se disa ditë para se të ndodhte krimi autori ka shkuar me një mjet në fshatin Zvirinë dhe para lokalit të xhaxhait të viktimës ka xhiruar gomat dhe është larguar.  

  • VIDEO

    Skrapar/ Kultivonin dhe shisnin kanabis, 5 të arrestuar, nën hetim kryeplaku i fshatit Jaupas (EMRAT)

    Pesë persona kanë rënë në prangat e policsisë pasi kultivonin dhe shisnin kanabis. Në gjendje të lirë do të hetohet kryetari i fshatit për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”

  • VIDEO

    Shtëpia e Bardhë fshin pamjet e duartrokitjeve të Trump për Putinin mbi tapetin e kuq

    Shtëpia e Bardhë ka fshirë duartrokitjet e Donald Trump për Vladimir Putinin në videon e mbërritjes së presidentit rus në Alaska, mbi tapetin e kuq.

    Pamjet e transmetuara drejtpërdrejt në të gjitha rrjetet televizive amerikane treguan manjatin duke duartrokitur, ndërsa udhëheqësi i Kremlinit i afrohej në tapetin e kuq, dhe Moska menjëherë shpërndau një pamje të skenës në agjencitë ruse të lajmeve, raporton “Corriere”.

    Klipi i postuar në X, Instagram dhe llogaritë e tjera zyrtare të mediave sociale të Shtëpisë së Bardhë, si dhe në faqen e internetit, fillon disa sekonda më vonë, me shtrëngimin e duarve.

  • VIDEO

    Më shumë se një orë që kur ka nisur takimi mes Trump dhe Putin

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, janë duke zhvilluar një takim së bashku me delegacionet e tyre për më shumë se një orë tani.

    Ky takim ka rëndësi të veçantë pasi, më herët gjatë javës, Trump deklaroi se do të mund të kuptonte brenda pak minutash nëse Putin është i interesuar vërtet për të ndjekur një marrëveshje paqeje.

    Ai gjithashtu shtoi se nëse samiti do të shkojë keq, ai "do të largohej".

    “Unë mund të largohesha dhe të thoja, ‘suksese’, dhe kjo do të ishte fundi. Mund të them se kjo nuk do të zgjidhet,” tha Trump para fillimit të samitit.

  • VIDEO

    Banorët të tronditur: I plagosuri djalë i edukuar dhe me familje të mirë! Autori sa kishte dalë nga burgu, jetonin të dy në Greqi

    Pak momente pas krimit të rëndë të ndodhur mbrëmjen e sotme në Mollaj të Korçës, kanë reaguar edhe banorët e fshatit.

    Ata shprehen se i plagosuri Kodra ishte i edukuar dhe jo problematik.

    “Familje shumë e mirë, të edukuar. Sot nuk e di çfarë ndodhi, tani e mora vesh sa dola. Unë tani e mora vesh, por djali vjen nga një familje e shkëlqyer. Ata kanë jetuar këtu, tani kanë ikur jashtë, ishin jashtë erdhën këtu, nuk dolën mirë me punën dhe ikën prap jashtë. Po kam kohë që s’e kam parë këtë djalin se dija se paska ardhur, por janë familje shumë e mirë”, shprehet një prej banorëve.

     

    “E njihja këtë djalin, ka qenë në burg në Greqi edhe këtu. S’e di mire sa kohë ka që ka dalë nga burgu, po ka nja 1 muaj, nuk jam i sigurt. Djalin tjetër të plagosur e njihja, në Greqi është edhe ai, po kishte një vdekje këtu dhe ka ardhur. Vetëm kur dola unë dhe mora vesh që ja kishte futur me thikë ai. Nuk e di të jenë zënë, s’jam i sigurt. Nuk i njoh mirë as autorin, se ai më shumë në Greqi ka qenë sesa këtu”, shprehet një banor tjetër i zonës për dinamikën e ngjarjes dhe rrethanat.

  • VIDEO

    Spahiu: Ndarja e Ukrainës, rrezik i precedentit për shkëmbim territoresh në Ballkan dhe Kosovë!

    Juristi Kreshnik Spahiu e sheh si precedent të rrezikshëm zgjedhjen e Vladimir Putinit për takim nga presidenti amerikan Donald Trump dhe jo të atij ukrainas, Volodymyr Zelensky.

    Për analogji ai merr sikur Trump të takonte në Groenlandë presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe jo zyrtarët e Kosovës. Ai shpjegoi se kjo ka favoret dhe disfavoret e saj në lidhje me Ballkanin dhe Kosovën. Nëse Putin merr Krimene, Kosova ndihet e favorizuar për pavarësinë e saj sepse detyrohet Rusia ta njohë Kosovën.

  • VIDEO

    Putin nuk përgjigjet nëse do të pranojë armëpushim në Ukrainë

    Presidenti rus Vladimir Putin nuk u përgjigj nëse do të pranonte armëpushim kur gazetarët e pyetën atë dhe Presidentin amerikan Donald Trump në aeroport.

    I pyetur nëse do të "ndalonte së vrari civilët", Putini u duk sikur bëri një gjest që nuk mund ta dëgjonte pyetjen.

  • VIDEO

    Plagosja në Korçë, kjo është thika me të cilën u krye krimi! Policia e gjen në rrugë dhe e sekuestron si provë

    Policia e Korçës po heton plagosjen me thikë të ndodhur sot në mbrëmje, në fshatin Dvoran.

    Forca të shumta rrethuan vendngjarjen, bënë shoqërime, dërguan autorin e dyshuar të krimit fillimisht për mjekim në spital dhe më pas e shoqëruan në Komisariat për hetime.

    Motivet mbeten ende të panjohura, por mes Ari Kodrës dhe Aleks Qiqit, ky me precedentë të shumtë, ka pasur një konflikt.

    Krimi është kryer me thikë. Policia tha se arma e ftohtë u sekuestrua si provë materiale. Është kjo që shihni në pamje, e hedhur në rrugën ku ndodhi edhe ngjarja.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv