-
VIDEO
Fluks emigrantësh në Port, 1449 pasagjerë dhe 317 mjete zbritën sot nga dy tragetet e linjës Brindisi-Vlorë
Fluks pasagjerësh pati sot pasdite edhe në Portin e Vlorës, teksa shiu i rrëmbyeshëm krijoi probleme edhe në terminalin e sporteleve përpunuese, pasi rruga u tejmbush me ujë dhe pati vështirësi në qarkullim dhe operim nga oficerët
-
VIDEO
Tjetër aksident në Lushnjë-Fier, plagosen dy drejtues mjetesh! ‘Golf-i’ i preu rrugën veturës ‘Benz’
dy mjete janë përplasur në kryqëzimin e Savrës. Makina ‘Volkswagen’, me targa AA522VN, ka tentuar të kalojë në anën tjetër dhe është përplasur nga mjeti “Benz”, me targa AB861MT. Dy drejtuesit e mjeteve kanë përfunduar në spital, ku po marrin ndihmën mjekësore
-
VIDEO
Shiu i verës boshatis edhe Lungomaren, bregdeti i Vlorës mbetet i zbrazët
Reshjet e dendura që ranë gjatë pasdites së së martës në qytetin e Vlorës, sollën boshatisjen e menjëhershme të vijës bregdetare të Lungomares, në një prej ditëve që zakonisht shënon fluks të lartë pushuesish.
-
VIDEO
Reshjet e shiut në Vlorë, përmbytet rruga 'Albano dhe Romina'! Nën pushtetin e ujit edhe lagjja historike e Muradies
Reshjet e shiut që përfshin sot qytetin e Vlorës kanë sjellë edhe përmbytjen e disa rrugëve, mes tyre edhe 'Albano dhe Romina'.
-
VIDEO
Kapriçot e motit edhe në Shqipëri, stuhi të forta ere dhe shiu godasin Vlorën!
Në shumë qytete të vendit, përfshi edhe Tiranën, pati reshje shiu dhe rënie temperaturash, por në Vlorë edhe më tepër. Një stuhi shiu dhe ere përfshiu qytetin. Pamjet e filmuaratë fortunalit janë gati apokaliptike
-
VIDEO
Aksident i shumëfishtë te 'Pushimi i Shoferit' në Lushnjë! Autoboti që transporton çimento përfundon përmbys
Një aksident i shumëfishtë është regjistruar pasditen e sotme në vendin e quajtur ‘Pushimi i Shoferit’, në aksin rrugor Fier-Lushnje.
-
VIDEO
Kodi i ri Penal/ Nga kolaudimi te kritikat institucioneve, burg! Shpifja, komente gjyqësorit, fyerja...shqetësim fjala e lirë e media. Teknika legjislative ‘ngelëse’
Nga klonimi, kolaudimi i makinës, bigamia e deri te sharja e politikanëve, propozuesit e draftit të Kodit të ri Penal shikojnë vetëm burg. Në 950 nenet drafti krijon shqetësim, për gjuhën e përdorur dhe kakofoninë. Liria e shprehjes dhe e medias shikohet si e shtypur.
-
VIDEO
Vrasja e Frrok Lleshajt në Vaun e Dejës/ Autori e qëlloi nga afër me pistoletë, dyshohet se u arratis me motoçikletë
Hasmëria mes familjes Lleshaj dhe dy familjeve të tjera ka prodhuar që nga fillim vitet ’90 pesë viktima deri më tani. Frrok Lleshaj është i treti që vritet pas djalit dhe vëllait të tij në fillim të viteve ’90, ndërsa të vrarë janë edhe kushëriri i tij Dodë Lleshaj, me të cilin nisi konflikti, si dhe një shtetas tjetër nga Puka.
-
VIDEO
Dy vatra të mëdha zjarri në Fier, njëra afër qytetit! Digjen tokë bujqësore dhe kallamishte, tymi i zi mbulon zonat e banuara
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për vënien nën kontroll të zjarreve, megjithatë ndërhyrja e tyre po vështirësohet nga era e fortë që ndihmon përhapjen e flakëve
-
VIDEO
Tiranë/ Vodhi automjetin për ta shitur për pjesë këmbimi, arrestohet 38-vjeçari
Një 38-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi dyshohet se vodhi një automjet me qëllim për ta çmontuar dhe shitur për pjesë këmbimi.
-
VIDEO
Zjarr në fshatin Gryksh të Peqinit! Banorët dhe zjarrfikësit në ‘luftë’ me flakët
Një zjarr ka rënë sot në fshatin Gryksh të Peqinit. Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe ullinj.
-
VIDEO
Tiranë/ Mashtronte qytetarët dhe u merrte para, pranga 21-vjeçarit! Përdorte identitet të rremë
Një 21-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi duke përdorur identitet të rremë, dyshohet se ka mashtruar në mënyrë të përsëritur, disa qytetarë, për t’iu marrë para.