-
VIDEO
Shembet masivi i kromit, humb jetën minatori në Bulqizë
Aksidenti me vdekje në punë ka ndodhur në subjektin minerar "Gerti shpk", me aksioner të vetëm Jeton Danin.
-
VIDEO
Prej 1 gushtit receta e re mjekësore, Rama: Më shumë siguri
Receta e re që do të përdoret nga mjekët dhe farmacistët ka hyrë tashmë në fuqi dhe ka nisur zbatimi i saj. Ky format i ri synon të lehtësojë burokracitë dhe të ofrojë më shumë siguri për pacientët.
-
VIDEO
Dhunohet personazhi i njohur i rrjeteve sociale Genard Hajdini dhe babai i tij: Na rrahu njëri na bëri peshk
Personazhi i njohur i rrjeteve sociale Genard Hajdini dhe babai i tij janë dhunuar nga një person i paidentifikuar.
Ngjarja ka ndodhur në orën 01:00 të mëngjesit të datës 3 Gusht, në një lokal në rrugën “Bardhyl” në Tiranë.
Genard Hajdini ka qenë së bashku me babain në lokal kur u goditën me grusht në fytyrë nga një person i paidentifikuar.
-
VIDEO
Nis transformimi i Banjave të Bënjës, Rama: Përmirësohet infrastruktura turistike
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot nisjen e transformimit të plotë të Banjave të Bënjës, një prej destinacioneve kryesore turistike në zonën e Përmetit dhe Këlcyrës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ka ndarë pamjet e projektit që po realizohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, me synimin për të përmirësuar shërbimet bazë dhe përvojën turistike në këtë zonë termale.
Rikualifikimi përfshin përmirësimin e infrastrukturës si parkimi, furnizimi me ujë dhe krijimin e ambienteve rekreative, ndërsa po punohet edhe për një model të qëndrueshëm menaxhimi bashkë me institucionet lokale dhe agjencitë përkatëse.
-
VIDEO
“Fatalità”, baleti i krijuar në Shqipëri shfaqet në Palermo! Pas skenës së TKOB-it, në Teatro Massimo, Hoxha: Historike!
Nga skena e Teatrit të Operas dhe Baletit ku debutoi, “Fataliteti”, ka prekur dhe skenën e Teatro Massimo në Palermo. E ideuar nga Enada Hoxha dhe me bashkëpunimin e koreografit të njohur italian, Toni Candeloro, për veprën shqiptare të baletit, shfaqja në një nga skenat më me emër, shënon një moment të veçantë.
-
VIDEO
Flakët në malin mbi fshatin Dhivër të Finiqit vihen nën kontroll pas disa orësh aksioni nga 2 helikopterë të FA-ve e zjarrfikësit
Një vatër zjarri është shfaqur në zonën pyjore të fshatit Dhivër të Finiqit. Zjarri ka rënë në një zonë malore që është ndezur si pasojë e një shkarkese nga rrufeja.
-
VIDEO
Aksident i rëndë në Levan të Fierit, 1 i vdekur dhe 4 të plagosur
Një aksident i rëndë me 1 të vdekur 4 të plagosur ka ndodhur disa minuta më parë në Levan të Fierit.
-
VIDEO
Shkatërrohet rrjeti i prostitucionit në Durrës! Arrestohen 2 kineze dhe pronari i 2 apartamenteve, vihen nën hetim 7 të tjerë
Hetimet kanë zbuluar se rrjeti dyshohet se ka lidhje me një qendër jashtë Shqipërisë, pasi komunikimet kryheshin nëpërmjet një call center-i. Policia, në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijon punën për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.
-
VIDEO
Merrte para për t'u futur ‘mik’ te gjykatësit, SPAK dërgon për gjykim avokatin Bardhi Koçi
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim avokatin Bardhi Koçi, i cili merrte para nga klientët me qëllim që të ndërhynte përmes ndikimit në zyrtarë të drejtësisë.
Bashkë me të është dërguar për gjykim edhe qytetarja Pranvera Meshi, e cila kishte paguar avokatin që ai të ndikonte te një gjyqtar i Tiranës për një çështje ndaj saj.
SPAK ka evidentuar 3 raste të avokatit Bardhi Koçi që tentonte të ndërhynte te gjyqtarët. Në kohën e kryerjes së veprës penale, Koçi ka qenë zyrtar i KLSH.
-
VIDEO
Lëzhë/ Qarkulloi me ‘G-Class’ në breg të detit dhe cenoi sigurinë e pushuesve, gjobitet me 50 mijë lekë 23-vjeçari
Një 23-vjeçar është gjobitur me 50 mijë lekë nga policia pasi qarkulloi me automjet tip “G-Class” në breg të detit dhe cenoi sigurinë e pushuesve.
-
VIDEO
5 minuta shi mjaftuan për të përmbytur lagjen Muradie në Vlorë — pamjet nga kamerat e sigurisë!
Vetëm 5 minuta reshje shiu kanë mjaftuar për të përmbytur rrugët e lagjes Muradie në Vlorë. Pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë tregojnë sesi uji mbulon shpejt zonën, duke vështirësuar qarkullimin e qytetarëve
-
VIDEO
Tiranë/ Udhëtonte me pushkë në makinë, arrestohet në Valias 21-vjeçari! Policia i gjeti edhe 1 thikë
Tiranë/Operacione të njëpasnjëshme, si rezultat i kontrolleve dhe punës informative, kundër armëmbajtjes pa leje. Finalizohet operacioni policor i koduar “Kryqëzimi”. Arrestohet te kryqëzimi i Valiasit, një 21-vjeçar që posedonte armë zjarri me municion, armë të ftohtë, pranga si të Policisë dhe 1 kapuç për maskim. Sekuestrohen sendet e kundërligjshme. Në vijim të punës intensive, për identifikimin e shtetasve që posedojnë armë dhe cenojnë rendin dhe sigurinë e qytetarëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 finalizuan operacionin “Kryqëzimi”, gjatë të cilit u vu në pranga shtetasi G. Q., 21 vjeç, banues në Babrru. Ai u ndalua nga shërbimet e Policisë, teksa lëvizte me një automjet tip “Audi”, te kryqëzimi i Valiasit.