-
VIDEO
Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama: Çarja e bllokadave vazhdon, ecim
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një tjetër video nga aksioni për lirimin e hapësirave publike, që vijon pa pushim në Tiranë dhe rrethe.
“Çarja e bllokadave vazhdon! Ecim”, shkroi Rama krah videos së publikuar në rrjetet sociale.
Prej gati 1 muaji në të gjithë vendin vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike të zaptuara pa leje nga bizneset, që kanë ngritur struktrura metalike nëpër trotuare apo kanë zaptuar hapësirat publike në zonat bregetare duke vendosur çadra dhe shezlongë në kundërshtim me ligjin.
-
VIDEO
Dyshohet se ka rënë nga trageti i linjës Greqi-Itali, vijojnë patrullimet në det nga autoritetet shqiptare për të gjetur pasagjerin
Roja Bregdetare dhe Policia Kufitare po vijojnë patrullimet intensive në det në përpjekje për të gjetur personin që dyshohet se është zhdukur disa ditë më parë pas rrëzimit nga një traget i linjës Greqi-Itali.
Sipas informacioneve të deritanishme, ende nuk është gjetur asnjë gjurmë e tij.
Pamjet tregojnë kërkimet e rojës bregdetare shqiptare në ujërat përreth territorit të Vlorës.
-
VIDEO
Vijon zjarri në Dhivër të Finiqit, banori i fshatit: Djemtë po punojnë me shpirt për shuarjen e flakëve
Vijon të mbetet kritike situata me zjarret që kanë përfshirë fshatin Dhivër në Bashkinë Finiq. Banorët e zonës u janë mirënjohës forcave zjarrfikëse dhe jo vetëm, që po punojnë me vetëmohim për shuarjen e flakëve masive, që po zgjerohen për shkak të temperaturave të larta dhe erës së fortë.
“Nëpër ullinj, nëpër fruta. Në shtëpi nuk ka tani për tani. Të shohim se çdo bëhet. Kanë punuar me shpirt, kanë punuar djemtë, janë futur në zjarr, edhe ditën edhe natën”,- thotë një qytetar.
-
VIDEO
Aktivitetet kulturore/ ‘Çeço Fest’, koncert në kalanë e Gjirokastrës! ‘Nona’ sjell gatimet tradicionale të gjysheve në Përmet
“Porto Palermo Festival” vijon të mbahet në kalanë e Porto Palermos. I organizuar dhe drejtuar nga Olen Cesari, mbrëmjen e kësaj të enjteje, për të pranishmit do të interpretojë këngëtarja Aurela Gaçe, ndërsa të premten interpretojnë Ardian Trebicka e Kastriot Tusha.
-
VIDEO
Zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 21 vatra, 3 ende aktive
Ministria e Mbrojtjes njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 21 vatra zjarri, nga të cilat 18 janë shuar dhe 3 janë ende aktive.
-
VIDEO
“Kjo botë shpirtnore vajzash e grashë…”, botohet antologjia! Jozef Radi: Bën përshtypje zgjedhja e gegnishtes në poezi!
Janë 29 autore gra e vajza shqiptare, poezi të të cilave botohen së bashku në një antologji të përbashkët! “Kjo botë shpirtnore vajzash e grashë…” vjen e kuruar nga Jozef Radi dhe Desantila Rranxa.
-
VIDEO
Zjarret/ Kritike situata në Patos, terreni i vështirë pengon zjarrfikësit! Vatra aktive edhe në Poliçan, por në pyll dhe larg Uzinës. U ndez nga 63-vjeçari me probleme të shëndetit mendor
Vijon aktiv këtë të enjte zjarri në pyllin e Poliçanit. Mësohet se reparti i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit i Bashkisë Poliçan ka rinisur punën për shuarjen e flakëve që në orët e para të mëngjesit të sotëm. Aktualisht vatrat aktive ndodhen në pjesën e pyllit, larg zonës së Uzinës së armëve. Policia zbuloi edhe autorin e zjarrvënies, një 63-vjeçar me probleme të shëndetit mendor.
-
VIDEO
Bulqizë/ Vdekja e minatorit nga shembja e kromit, arrestohen 5 punonjës të stafit teknik të kompanisë minerare: S'morën masa për sigurimin e kushteve të mbrojtjes
Policia njoftoi këtë të enjte se janë arrestuar 5 punonjës të kompanisë minerare, ku ishte i punësuar 66-vjeçari Fari Veliu, i cili humbi jetën ditën e djeshme në një minierë kromi në Bulqizë, si pasojë e rënies së një masivi shkëmbor.
-
VIDEO
1.4 kg kanabis në banesë dhe parcela narkotike të kultivuara në oborr, droni i policisë ‘djeg’ një tjetër banor të Lazaratit
Kujtojmë se dy ditë më parë, po në Lazarat droni i policisë zbuloi të tjera bimë narkotike në oborrin e një banese.
-
VIDEO
40-vjeçari nuk e harron zakonin! I kërkuar për vjedhje, por grabiste paratë dhe sendet e turistëve në Durrës
Sipas policisë që e ka dokumentuar me pamje aktivitetin kriminal të 40-vjeçarit, ky i fundit ka vjedhur në automjete shuma parash në euro dhe aksesorë e sende me vlerë, ka vjedhur motoçikleta, si dhe sende me vlerë nëpër banesa.
-
VIDEO
Zjarr në fshatrat Dhivër dhe Shën Ndre, evakuohen banorët, ndërhyrje intensive gjatë natës
Është dashur një ndërhyrje intensive gjatë gjithë natës nga forcat zjarrfikëse dhe efektivët e Forcave të Armatosura për të përballuar flakët që rrezikuan fshatrat Dhivër dhe Shën Ndre. Qëllimi kryesor i operacionit ishte parandalimi i përhapjes së zjarrit në zonat e banuara.
Për shkak të përkeqësimit të situatës, gjatë mbrëmjes u mor vendimi për evakuimin e banorëve nga fshati Dhivër, si masë sigurie. Fatmirësisht, deri më tani nuk raportohen dëme në njerëz.
Aktualisht, intensiteti i flakëve ka rënë ndjeshëm, ndërsa në orët e para të mëngjesit ka mbërritur sërish një helikopter për të ndihmuar në operacionet ajrore të shuarjes së zjarrit.
-
VIDEO
Sezoni turistik, Rama ndan pamje nga plazhi publik në Ksamil
Ksamili mbetet një destinacion i preferuar për shqiptarët por edhe për turistët e huaj. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga Ksamili, ndërsa shprehet se tashmë pushuesit kanë hapësirën e tyre publike për të shijuar këtë bukuri që ofron Ksamili.