-
VIDEO
Zjarret/ Kritike situata në Patos, terreni i vështirë pengon forcat zjarrfikëse! Vatra aktive edhe në Poliçan, por në pyll dhe larg Uzinës
Vijon aktiv këtë të enjte zjarri në pyllin e Poliçanit. Mësohet se reparti i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit i Bashkisë Poliçan ka rinisur punën për shuarjen e flakëve që në orët e para të mëngjesit të sotëm. Aktualisht vatrat aktive ndodhen në pjesën e pyllit, larg zonës së Uzinës së armëve.
-
VIDEO
Rikthehen zjarret në vend/ 3 vatra aktive, situatë kritike në zonën e magazinave me lëndë plasëse në Berat
Zjarre të shumta kanë përfshirë disa zona të vendit, duke krijuar situata alarmante. Vatra më kritike ndodhet pranë uzinës së Poliçanit, ku rrezikohen magazina me lëndë plasëse, ndërsa autoritetet kërkojnë ndërhyrje urgjente nga ajri. Flakë të mëdha janë regjistruar edhe në Dhërmi, pranë varrezave dhe banesave, si dhe në Patos, ku një pyll me pisha dhjetëravjeçare po shkrumbohet. Terreni i vështirë pengon operacionet zjarrfikëse.
-
VIDEO
Himarë/ Vatër e madhe zjarri edhe pranë varrezave të fshatit Dhërmi, rrezikohen edhe banesat
Himarë- Një vatër zjarri është shfaqur mbrëmjen e sotme edhe në fshatin turistik të Dhërmiut, në Himarës.
-
VIDEO
Vihet nën kontroll zjarri pranë uzinës së Poliçanit, u rrezikua zona ku ndodhen magazinat me lëndë plasëse! Vatra po mbahet nën monitorim
Kritike ishte situata pranë “Zonës C” të uzinës, ku ndodhen magazinat me lëndë plasëse. Në vendngjarje shkuan zjarfikëset, forca të ushtrisë, si dhe një helikopter i Bazës Kuçovës. Pas disa orësh zjarri u vu nën kontroll dhe u shmang rreziku për uzinën dhe banorët. Në terren kryebashkiaku Zotka dhe drejtori i Uzinave Ushtarake, Veliu
-
VIDEO
Zjarri në Dhivër të Finiqit/ Helikopteri në ‘luftë’ me flakët, policia evakuon banorët e fshatit Cerkovicë
Prej disa orësh shërbimi zjarrfikës ka qenë në ‘luftë’ me flakët në Dhivër të Finiqit.
Nga pamjet e siguruara nga Report Tv teksa helikopteri ndodhej në terren për të neutralizuar zjarrin, shërbimet e policisë nga ana tjetër filluan të evakuonin banorët fshatit Cerkovicë.
-
VIDEO
Patos/ Zjarri përpin pyllin me pisha dhjetëravjeçare, era favorizon flakët, terreni vështirëson ndërhyrjen e forcave!
Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë pasditen e sotme në pyllin me pisha dhjetravjeçare në fshatin Gjinoqarë, bashkia Patos.
-
VIDEO
Evazioni fiskal i 'Bankers'/ Apeli i Tiranës lë në burg CEO-n kinez dhe Çobon! Zbutet masa për Doina Gogën, tashmë 4 me 'detyrim paraqitje' dhe 4 në 'arrest shtëpie'! 4 të tjerë ende në kërkim
Gjykata e Apelit në Tiranë vendosi sot konfirmimin e arrest me burg për CEO-n e “Bankers Petroleum dhe ish-drejtorin, të akuzuar për skema mashtruese dhe evazion. Togat e zeza lanë në fuqi edhe masa për 8 të akuzuarit e tjerë, me ndryshime të vogla.
-
VIDEO
Shembet masivi i kromit, humb jetën minatori në Bulqizë
Një minator në Bulqizë ka humbur jetën gjatë një aksidenti në punë mesditën e sotme. Mësohet se viktima është Fari Veliu 60 vjeç. Sipas të dhënave të para nga vendngjarja, 60-vjeçarin e zuri poshtë masivi i kromit që u shemb gjatë punës në galeri. Ngjarja ka ndodhur në subjektin minerar "Gerti shpk", me aksioner të vetëm Jeton Danin, ku edhe më herët kanë ndodhur aksidente në punë.
-
VIDEO
Apartamenti në Vlorë përfshihet nga flakët, zjarrfikësit në vendngjarje për shuarjen e zjarrit
Një apartament në një pallat është përfshirë sot nga flakët në zonën pranë rrugës Transballkanike, Vlorë.
-
VIDEO
Një në pesë të aksidentuar në vendin e punës humb jetën. 6 viktima në ndërtim, nga 3 humbje jete në miniera e tregti
Vdekja e sotme në një nga galeritë e minierave në Bulqizë, i shtohet 20 qytetarëve të tjerë të cilët humbën jetën në vendin e punës në gjashtë muajt e parë të këtij viti. Minierat së bashku me ndërtimin, janë sektorët më problematikë, me numrin më të lartë të fataliteteve.
-
VIDEO
Banesa në Pukë përfshihet nga flakët, shkak luhatjet e energjisë elektrike
Një banesë në fshatin Blinisht në Pukë është përfshirë ditën e sotme nga flakët.
Banesa e familjes Prendi është djegur plotësisht.
Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga luhatjet e energjsë elektrike.
-
VIDEO
Richard Grenell zgjedh rivierën shqiptare për të kaluar pushimet: Në Shqipëri me amerikanë
Ish i Dërguari i Posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, po shijon pushimet verore në Shqipëri.