-
VIDEO
Berat/ Përkujtohet 25-vjetori i kryepolicit dëshmor Arben Zylyftari! Vathi: Dha jetën për rend e ligj! Bashkëshortja: Sakrifikoi për të mirën e të gjithëve!
Ceremoni me rastin e nëçerekshekulli nga rënia në krye të detyrës, gjatë aksionit në Shkodër, të ish-drejtorit Arben Zylyftari, i shpallur “Dëshmor i Atdheut”. Kurora me lule të busti i tij në qendër të qytetit
-
VIDEO
Drafti i Kodit Penal/ Burg përjetë kujt shkakton epidemi me dashje, deri në 20 vite për të ‘pakujdesshmit’! Shitja e ilaçeve të skaduara, 8 vite në qeli
Drafti i Kodit të ri Penal parashikon masa të rrepta për mbrojtjen e shëndetit publik, duke përfshirë dënime për shkaktimin e epidemive, përhapjen e sëmundjeve infektive dhe prodhimin e barnave të rrezikshme. Burg edhe për reklamat mashtruese për produkte që dëmtojnë
-
VIDEO
Drafti i Kodit të Ri penal/ Braktisja e kafshëve vepër penale, dënohet deri në 3 vite burg! 3 vite edhe për keqtrajtimin, ndëshkim për organizatorët e ndeshjeve
Drafti i Kodit të ri Penal parashikon burg deri në 3 vite për braktisjen apo keqtrajtimin e kafshëve. Dënime parashikohen edhe për organizimin e ndeshjeve ndërmjet kafshëve, si dhe për pronarët që nuk i mbajnë nën kontroll në hapësira publike. Në rastet kur veprat penale kryera me mizori, për fitim apo në prani të fëmijëve, dënimet ashpërsohen dhe shtohen deri në 50%.
-
VIDEO
Goditet grupit kriminal që kultivonte kanabis në Maliq! Arrestohen 2 financuesit, në kërkim 2 organizatorët e trafikimit! 6 anëtarë u arrestuan më herët me 91 kg kanabis e 6 kg heroinë
KORÇË – Drejtuesit e një grupi që merrej me kultivimin dhe trafikimin e lendës narkotike kanabis janë "goditur" nga policia përmes operacionit të koduar “Grupi”, ndërkohë që 6 anëtarë të tjerë janë arrestuar më herët
Në pranga raportohet të kenë rënë Leonard Xhemollari dhe Gentian Muço, të cilët dyshohet se ishin financuesit e kultivimit të kanabisit, si dhe janë shpallur në kërkim Rexhildo Berberi dhe Abidin Guraj, që sipas policisë ishin organizatorë të trafikimit të kanabisit në 4 raste të goditura më parë nga policia.
91.1 kilogramë kanabis dhe 6 kilogramë heroinë është sasia e lëndëve narkotike të cilat janë kapur nga policia në 4 raste të ndryshme, që sollën arrestimin në flagrancë të 6 personave që po i trafikonin, të gjithë anëtarë të nje grupi, i drejtuar nga 4 personat e mësipërm.
-
VIDEO
Ekskluzive/ ‘Fshati turistik’ pa leje në Theth, i vetmi për të cilin prokuroria s’nisi hetimin! Për 6 muaj policia referoi 34 raste, akuza regjistroi 33
Pavarësisht se skandali për ndërtimet pa leje në Theth “hëngri” koka drejtuesish të Policisë së Shkodrës, në 6 muajt e parë të vitit blutë atje identifikuan dhe referuan në prokurori 34 raste, për të cilat prokuroria thotë për Report Tv se nisi hetim për 33 raste. Në sy bie totali i referimeve dhe hetimeve për ndërtim pa leje, të cilat zënë pjesën më të madhe në Theth, krahasuar me të gjithë territorin e bashkisë Shkodër.
-
VIDEO
Arrestohet hajduti ‘serial’ në Durrës, vidhte vila, hotele e biznese! Kundërshtoi efektivët
Një 21-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Durrësit për vjedhje. Orgito Hajrullaj akuzohet si autori i disa vjedhjeve jo vetëm në qytetin bregdetar të Durrësit, por edhe në Tiranë. Blutë informuan se vetëm për muajin korrik, ai dyshohet se ka kryer 11 vjedhje në qytetin e Durrësit në vila, hotele, biznese, tabakino dhe parkingje, ku merrte shuma parash, sende me vlerë, motomjete, biçikleta dhe monopatina.
Orgito Hajrullaj rezultonte në kërkim po për vjedhje, ndërsa në momentin e arrestimit ka kundërshtuar punonjësit e policisë. Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Vjedhja” (në më shumë se një rast), “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, “Shkatërrimi i pronës”, dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
-
VIDEO
Pas sherrit, 18-vjeçari qëllon me pushkë drejt banesës së komshiut në Krujë, vihet në pranga
KRUJË- Një 18-vjeçar është vënë në pranga pasi ka qëlluar me pushkë në drejtim të banesës së fqinjit pas një sherri.
Njoftimi i Policisë
Qëlloi me armë zjarri pushkë, në drejtim të banesës së komshiut të tij, pas një konflikti për motive të dobëta, ndërhyrja në kohë e Policisë, parandon ngjarje të mundshme kriminale.
-
VIDEO
Kapi me forcë dhe e tërhoqi nga flokët vajzën e tij të mitur në rrugët e Korçës, nis hetimi për 33-vjeçarin holandez
Policia k anisur hetimet për një 33-vjeçar holandez pasi u filmua në zonën e Pazarit të Ri në Korçë duke dhunuar vajzën e tij. Ai shihet teksa kap të miturën dhe e tërheq për flokësh, teksa vogëlushja qante.
Vajza mbahej për dore nga nëna e saj, e cila nuk reagoi në asnjë moment të dhunës së ushtruar nga i shoqi ndaj të miturës, ndërsa vazhdojnë rrugën.
Nga deklarimet e para dhënë para oficerëve të policisë gjyqësore, u konstatua se burri që ushtroi dhunë ndaj vajzës së mitur është babai i saj. Ai është identifikuar si M. U., 33 vjeç, shtetas holandez.
-
VIDEO
Qarkullonte me armë e municion luftarak, në pranga 20-vjeçari në Bulqizë
20-vjeçari është ndaluar nga uniformat blu në aksin rrugor Krastë -Bulqizë dhe gjatë kontrollit që i është ushtruar në mjet, i është gjetur e fshehur 1 pistoletë dhe një krehër me 10 fishekë.
-
VIDEO
Durrës/ Arrestohet 35-vjeçari që vidhte kabujt elektrikë të ndriçimit rrugor (EMRI)
Policia e Durrësit ka arrestuar një 35-vjeçar, i dyshuar si autor të disa vjedhjeve të kabujve elektrikë të ndriçimit publik.
Nga hetimet dyshohet se 35-vjeçari Amaraldo Vezi ka kryer disa vjedhje të kabujve elektrikë në zona të ndryshme të qytetit, duke lënë segmente rrugore pa ndriçim.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 2 gusht 2025
Titujt e gazetave për sot, nga BE alarm për pasoja te qytetarët nga Kodi i ri Penal te publikohet "Dosja e Zezë" e Sali Berishës e deri tek Arbana Osmani rikthehet në ekran!
-
VIDEO
Fluks turistësh në Vlorë: 1,400 pasagjerë dhe 376 automjete mbërrijnë nga Brindisi
Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, dy tragetet e linjës Vlorë–Brindisi–Vlorë kanë transportuar gjithsej 1,400 pasagjerë dhe 376 automjete drejt bregdetit shqiptar.