-
VIDEO
Lezhë/ Peshkatari mbytet në lumin Mat, u fut për të hedhur rrjetat! Palombarët pritet të nisin kërkimet për trupin
LEZHË- Një peshkatar është mbytur në ujërat e lumit Mat në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:40. Ka qenë shoku i tij i cili ka njoftuar Policinë se peshkatari ishte futur për të hedhur rrjetat e peshkimit në ujë dhe nuk ka dalë më një sipërfaqe.
-
VIDEO
Tiranë/ Shpërndanin kokainë dhe hashash në kryeqytet, 5 të arrestuar në pak orë!
Policia e Tiranës ka finalizuar sot operacionin e koduar “Bashkëpunimi”, duke goditur katër raste të shitjes së drogës. Si prova materiale u sekuestruan doza të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis, 3 celularë dhe 1 automjet
-
VIDEO
Zaptimi i hapësirave publike/ Rama: S’ka për tu lejuar asgjë selektive! Ndëshkime të ashpra, mos t’i shkojë mendja njeriu të nisë lojën nga e para
Kryeministri Edi Rama në një komunikim në rrjetet sociale flet për zaptimin e hapësirave publike.
-
VIDEO
Elbasan/ Morën apartamentin me qira për të ushtruar prostitucion, arrestohen 2 gratë nga Kazakistani! Nën akuzë edhe pronarja
Elbasan- Ushtronin prostitucion në një apartament të marrë me qira në lagjen “5 Maji”, arrestohen 2 gra nga Kazakistani.
Policia finalizon operacionin policor të koduar "Booking", procedohet penalisht edhe pronarja e apartamentit. Sekuestrohen shuma parash në valuta të ndryshme, 3 celularë dhe dokumentet e 2 të arrestuarave.
Të ndaluarat janë A. A., 34 vjeç dhe A. A., 27 vjeç, kurse në gjendje të lirë u procedua R. Ç., 42 vjeçe, banuese në Elbasan
-
VIDEO
Ankorohet në Portin e Durrësit anija luftarake turke e klasit ‘Bajraktar’, pjesë e misioneve të NATO-s! Largohet nesër
Anija “TCG Sancaktar” është ndërtuar në vitin 2016 në kantierin Anadolu, ka një gjatësi rreth 139 m dhe kapacitet mbajtës deri në 1,180–1,200 tonë ngarkesë, ku mund të akomodohen deri 18–20 tanke apo 24 automjete të blinduara dhe deri në rreth 350 forca mbi bord
-
VIDEO
Prona, mjete, motorë, monedha ari, 53 orë e 32 bizhuteri luksoze, SPAK sekuestron pasuritë e grupit kriminal të dënuar për vjedhje në Belgjikë (LISTA)
SPAK ka sekuestruar pasuri me vlerë ndaj një grupi kriminal shqiptar të dënuar për vjedhje në Belgjikë. 9 prona, automjete, 10 mijë euro, orë dhe bizhuteri luksoze rezultojnë të jenë përfituar nga aktiviteti kriminal jashtë vendit.
-
VIDEO
2,7 mln euro dëm buxhetit, GJKKO liron nga arresti shtëpiak kryebashkiakun e Tropojës, Rexhë Byberi dhe nënkryetarin! Cakton detyrim paraqitjeje
GJKKO liron nga qelia Rexhë Byberin dhe Abedin Kërrnajan. Atyre iu caktua masa detyrim paraqitjeje 1 herë në muaj. Kryetarit të Bashkisë Tropojë dhe nënkryetarit u mbaroi afati 6 mujor i masës së sigurisë. Akuzohen për prerje të paligjshme pyjesh dhe shpërdorim detyre. GJKKO nuk e kaloi dosjen për gjykim më 24 korrik, i la detyra SPAK-ut.
-
VIDEO
Lushnjë/ Njëri tentoi të përdhunonte 35-vjeçaren, tjetri kryente plaçkitje në bashkëpunim, 2 të kërkuar në pranga
Lushnjë- Dy persona të kërkuar për tentativë përdhunimi dhe vjedhje janë arrestuar gjatë orëve të fundit nga Policia e Lushnjës, në dy aksione të ndara.
Pas informacioneve të mbledhura në rrugë operative dhe lokalizimit të tyre, uniformat blu realizuan edhe operacionin, në një rast edhe me kolegët e Sarandës.
Të arrestuarit janë Robert Cerria dhe Olsi Duka, i pari për tentativën e abuzimit seksual dhe i dyti për plaçkitjet në bashkëpunim.
-
VIDEO
Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e PD për shfuqizimin e ligjit për zonat e mbrojtura: Vetëm aktet nënligjore mund të ankimohen nëse shkaktojnë degradim mjedisor
Kërkesa e Partisë Demokratike, e firmosur nga 37 deputetë, për të shfuqizuar ligjin për zonat e mbrojtura është rrëzuar këtë të enjte nga Gjykata Kushtetuese.
Ligji për zonat e mbrojtura u dërgua në Kushtetuese nga ligjvënësit demokratë më 1 nëntor të vitit të kaluar. Ai parashikon që në disa prej territoreve të klasifikuara si zona të Mbrojtura, do të mund të ndërtohen struktura akomoduese me qëllim zhvillimin e turizmit apo agroturizmit, por që opozita thotë se rrezikon betonizimin e këtyre zonave.
Në padi thuhej edhe se ligji i heq ‘mburojën’ e deritanishme “zonave të mbrojtura”, duke i hapur rrugën ndërtuesve apo oligarkëve dhe njerëzve me pushtet që të ndërtojnë vilat personale, resortet dhe investimet e tjera.
-
VIDEO
Shkodër/ Plagosje me thikë, një person dërgohet në spital, policia arreston autorin
Një konflikt mes dy personave ka ndodhur pranë ish-Degës në Shkodër. Si pasojë, një person mbeti i plagosur me thikë dhe u transportua në spitalin e Shkodrës. Policia ka arrestuar autorin.
-
VIDEO
Selenicë/ Zjarr në fshatin Brataj, era e fortë përhap flakët
Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në zonën e Bratajt, në territorin e Bashkisë Selenicë. Sipas informacioneve paraprake, flakët janë konstatuar rreth orës 18:00 dhe kanë përfshirë sipërfaqe me kullota.
-
VIDEO
Spahiu: Dhunimi i flamurit dhe monumentit të Skënderbeut në Kosovë, fillimi i një skenari anti-shqiptar
Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar edhe përdhosjen e flamurit dhe monumentit të Skënderbeut në Kosovë.
Ai tha se ky është një skenar antishqiptar nga ata që duan që të nxisin konflikt dhe urrejtje mes vendeve.
‘Ky është fillimi i një skenari antishqiptar, skandale dhe incidente të tjera kundër simboleve shqiptare do të vijojnë dhe kjo është nga shërbime të segmenteve antishqiptare. Ata po gatuajnë prishjen e marrëdhënieve të Kosovës me Shqipërinë. Sot Kosova e çliruar është më e rrënuar dhe pa integritet. Është e paimagjinueshme që të mblidhet shumë herë kuvendi dhe të dështojë konstituimi i tij. Kosova po tregon dobësi dhe po ekspozon veten kur planeti është në 3 ose 4 vatra lufte dhe partnerët tanë nuk mund të shpenzojnë për tekat e drejtuesve shqiptarë. Ata që premtuan bashkim kombëtar nuk kanë bërë gjë tjetër veçse i kanë vënë shkrepsen. Incidente dhe skandale të tjera do të provokohen për të nxitur urrejtje edhe konflikt kundër Shqipërisë dhe Kosovës’, tha ai.