-
VIDEO
Kushtetuesja i vendos ‘kufi’ të ri SPAK: Jo më sekuestrim celularësh pa vendim gjykate! Ymerit iu cenua fshehtësia e komunikimit! Fshi materialet që s’kanë lidhje me hetimin
Gjykata Kushtetuese ka pranuar kërkesën e Onejda Ymerit, e cila ankimoi vendimet e GJKKO-së dhe Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë për sekuestrimin e celularit të saj në kuadër të hetimeve ndaj ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, duke pretenduar se i janë cenuar liria dhe fshehtësia e korrespondencës (komunikimi privat midis individëve) dhe të dhënat personale.
-
VIDEO
Elbasan/ Zjarri në landfill, Këshilli Bashkiak inteperlancë me drejtuesit e 'ECO ELB'! Kraja: Kapacitetet janë tejkaluar, mungesë bashkëpunimi nga pushteti vendor e qëndror
Pas situatës së shkaktuar nga zjarri në landfillin e Elbasanit në fillim të muajit korrik, këshilli bashkiak i Elbasanit ka thirrur në interpelancë drejtuesit e kompanisë ECO ELB mbi situatën e shkaktuar nga ndotja.
-
VIDEO
Lirimi i hapësirave, qytetarët: Mirë ka bërë, a keni parë rezultat? Shumë pak
Aksioni për lirimin e hapësirave publike vijon në të gjithë vendin, shihet nga shumë qytetarë si i duhur, ndërsa të tjerë thonë se po shohin pak rezultate.
-
VIDEO
Ekskluzive/ Hetimet për atentatin ndaj Ndojës ‘fundosën’ grupin që mbushi Europën me drogë! Si iu kap 1 ton kokainë bosit të ‘Cincos’ me Dervishajn në Belgjikë
Grupit kriminal që iu sekuestruan të paktën 6 ton kokainë u zbulua nga SPAK gjatë hetimeve për atentatin e organizuar ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja. SPAK, në dosjen e siguruar ekskluzivisht nga Report Tv, zbardh të gjitha episodet e trafikut të drogës dhe bisedat mes anëtarëve të grupit. Biznesmeni Ndreaj njihej me nofkën ‘Cinco’, Plaurent Dervishaj si 'matufi'.
-
VIDEO
‘Belind ku je?!’/ Berisha zbulon hapur sherrin me Këlliçin për drejtësinë: SPAK ia degdisi kallëzimin për krim elektoral tek Prokuroria e Tiranës (VIDEO)
Sali Berisha ka dalë sot publikisht kundër Belind Këlliçit dhe deklaratave të tij të fundit ku fliste për arrestime të SPAK. Berisha i kujtoi Këlliçit qëndrimet që duhet të mbajë për SPAK duke thënë se ky institucion i degdisi denoncimet për krime elektorale në prokurorinë e Tiranës.
-
VIDEO
Lirimi i hapësirave publike/ Në Elbasan bizneset nisin të çmontojnë vullnetarisht tendat metalike, IKMT u lë afat deri më 31 korrik
Në qytetin e Elbasanit ka nisur largimi vullnetar i tendave metalike nga bizneset, si pjesë e fushatës kombëtare të ndërmarrë nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), që synon lirimin e hapësirave publike nga ndërtimet pa leje.
-
VIDEO
Fundi i korrikut dhe java e parë e gushtit, temperatura deri 33°c! Anira Gjoni për Report Tv: Ulen ato minimalet, të enjten reshje, gjatë gushtit s'presim valë të nxehti
Meteorologia Anira Gjoni thotë për Report Tv se nuk pritet valë e të nxehtit si në korrik, ndërsa të enjten do të ketë reshje lokale shiu. Ajo bëri me dije edhe se sa pritet që të jenë bregdet, në zonat e ulëta dhe në ato malore.
-
VIDEO
Kukës/ Gruaja një javë e zhdukur, Gjykata lë në burg burrin agronom! Telefoni i 48-vjeçares u gjet në makinën e tij, mohon krimin në familje
“Arrest me burg” ishte masa e dhënë sot nga Gjykata e Kukësit për Imer Shpatën, deri në gjetjen e nënës së tre fëmijëve. Nadire Shpata u denoncua e zhdukur nga familjarët më 22 korrik. Kërkimet e deritanishme pa sukses. I dyshuari thotë se makinën e përdorte edhe gruaja, ndaj telefoni ndodhej aty. I proceduar më parë për dhunë në familje
-
VIDEO
Velipojë/ I moshuari zaptoi plazhin, Policia e merr nën akuzë dhe i sekuestron 80 çadra dhe 160 shezlongë
Në kuadër të aksionit të koduar “Plazhi i lirë”, janë hequr sot. Sekuestrohen 80 çadra dhe 160 shezlongë në zonën e Velipojës. Nën akuzë u mor një i moshuar, i dyshuar për shkeljen ligjore
-
VIDEO
Theu arrestin dhe dogji kullotat në Konispol, arrestohet piromani, nën hetim ndihmësi! Nën akuzë dhe i mituri për vatrën në Dukat
Dy persona të dyshuar si piromanë, njëri prej të cilëve me masë arresti shtëpiak për vjedhje që e ka thyer pikërisht për t’i vënë zjarrin kullotave në fshatin Janjar dhe tjetri bashkëpunëtor, janë marrë nën akuzë nga Policia e Sarandës, kurse ajo e Vlorës procedoi një 15-vjeçar që ndezi zjarr në fshatin Dukat
-
VIDEO
Dyshohet se vodhi 1400 euro nga automjeti i një pushuesi, në plazhin e ‘Porto Palermos’, në pranga i riu nga Kosova
Një 25-vjeçar banues në Kosovë ka rënë në prangat e policisë pasi dyshohet se vodhi 1400 euro nga automjeti i një pushuesi, në plazhin e “Porto Palermos”.
-
VIDEO
Lezhë/ Merrte inerte pa leje në lumin Mat, në kërkim administratori i kompanisë, nën akuzë 3 punëtorët! Sekuestrohen eskavatori dhe 3 kamionët
Nga kontrolli i ushtruar nga Komisariati i Policisë, në bashkëpunim me IKMT, u evidentua një subjekt që ushtronte veprimtari të kundërligjshme në shtratin e lumit Mat. Dy prej të akuzuarve vëllezër. Pronari i firmës nga Kamza, policia në ndjekje të tij